"Tuneli 302" Gaxhai përballë Zanit në Burrel

13/02/2005 Të fortët e 97-ës në Vlorë, për herë të parë afrohgen në të njëtin burg
Largohet nga Burgu 302 i sigurisë së lartë Tiranë, Gazmend Braka, i quajtur ndryshe Gaxhai. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi është njoftuar se Gaxhai u pyet në lidhje me hapjen e tunelit në datën 4 shkurt 2005 nga organi i Prokurorisë, përfundimisht e ka dërguar atë në burgun e Burrelit. Mendohet se Gaxhai është projektuesi i këtij tuneli, që do të shërbente për arratisjen e tij. Largimi do të kryhej në momentin kur një nga të fortët e Vlorës do të bënte takim special me gruan. Të paktën kështu flasin të dhënat e deritanishme.
Transfermi
Dje në orët e para të mëngjesit, "Gaxhai" ka lënë qelinë e tij të preferuar dhe komode në Burgun 302, për të hipur në makinën e blinduar të burgut. Bashkë me të kanë qenë edhe gjashtë të dënuar të tjerë, po nga i njëjti burg. Megjithatë nga Drejtoria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë, është parë e nevojshme që nga kati i dytë i këtij burgu të largohet një prej dënuarve me burgim të përjetshëm, ai që është më i përfolur për tentativat e arratisjes. Është burgu i tretë që ndërron Gazmend Braka, jo me dëshirën e tij. Largimi i të dënuarit me burgim të përjetshëm erdhi menjëherë pas përhapjes së informacionit se ishte ai që bashkëpunoi me personin që mori dyqanin e luleve me qira dhe më pas e përdori për të hapur tunelin, në ndihmë të arratisjes. Largimi i Gaxhait nga dhomat e Burgut 302, bëhet për të rritur sigurinë. Pritet që shumë shpejt nga ky burg të largohen edhe vip-a të tjerë, të cilët mund të kenë qenë pjesë e bashkëpunimit në arratisje.
Braka
Gazmend Braka është quajtur personi më i rrezikshëm i këtij burgu. Duke qenë në këtë status, për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, më e mira është sigurimi i tij sa më larg qendrave të banuara, atje ku mundësia e arratisjes të jetë më e paktë. Megjithatë, Gaxhai ka treguar se tenton të arratiset edhe në kushte të rënda. Kështu, ai tentoi të arratiset nga Burgu i Tepelenës. Në këtë qeli, Gaxhait dhe shokëve të tjerë të grupit iu gjet një arsenal i tërë armësh. Pas nuhatjes së policisë së burgut të Tepelenës, Gaxhai, për gjithë natën transferohet në Tiranë. Burgu 302, edhe pse i ndërtuar në mes të Tiranës, është quajtur më i sigurtë. Por nuk ka ndodhur kështu. Përsëri në këtë burg, Gaxhai i ndihmuar nga shokët dhe miqtë e vjetër, tentoi të arratisej. Më 6 gusht të vitit 2002, i ndihmuar edhe nga gjashtë të dënuar të tjerë, Gazmend Braka tentoi të arratisej. Gazmend Braka ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Duke qenë në Tiranë, takimi me fëmijët ishte më i lehtë. Një herë në javë ata e shihnin babain e tyre, ndërsa jashtë Tirane gjithçka vështirësohet. Të paktën kështu është shprehur nëna e Gazmend Brakës, e cila nuk e beson kurrsesi që djali i saj të ketë ideuar hapjen e këtij kanali të nëndheshëm, apo të ketë lidhje me personat përgjegjës. Në burgun e Burrelit, Gaxhai do të ketë pranë edhe Zani Çaushin, kundërshtarin e tij. Janë nga i njëjti qytet dhe e urrejnë njëri- tjetrin për vdekje. "Lufta" midis tyre ka filluar në mars të vitit 1997. Secili është përpjekur të eliminojë shokun. Të vdekur kanë mbetur pothuajse të gjithë pjesëtarët e dy grupeve. Tashmë, dy kapot e grupeve rivale ndodhen në të njëjtin burg në Burrel.