Lirohet shoferi i maunes, ku u gjet 302 kile hashash
13/02/2005 Akuza kërkon pafajësi për bashkëpunëtorin që nuk rezulton i implikuar
TIRANË – Edmond Papa, shoferi i maunes ku u gjet 312 kile kanabis sativa, në datën 10 janar të këtij viti u la dje i lirë nga Gjakata e Krimeve të Rënda. Kërkesa për t'u lënë i lirë i pandehuri, u bë nga prokurori i çështjes Julian Papa. Sipas prokurorit, në pakon që ishte mbështjellë sasia e hashashit nuk janë gjetur gjurmë gishtash, që i korrespondojnë shoferit të maunes. Vetë i pandehuri ka shpjeguar se ka qenë thjeshtë shofer dhe vetëm për këtë punë është paguar, duke hedhur poshtë versionin e parë të akuzës, që e quajti bashkëpunëtor në kryerjen e veprës penale. Edmond Papa u mbrojt para gjykatës nga një avokat i caktuar kryesisht. Ndërkohë që edhe seanca për dhënien e masës së sigurimit për të, ishte e veçantë nga të pandehurit e tjerë. Vendimi i djeshëm, që la të lirë Papën, u dha nga kryetari i Gjykatës, Sandër Simoni. Hetimet, Prokuroria i ka përqendruar te një shtetas italian dhe Ilia Simoni, të cilët janë shprehur se janë pronarë të maunes, ku u gjet sasia e drogës. Pronarët që në fillim kanë qenë të vetëdijshëm dhe janë shprehur se maunia kishte brenda mallin e tyre, duke përjashtuar mundësinë e dijenisë për hashashin. Ata janë shprehur të habitur për ngjarjen dhe kanë bërë të paditurin, në lidhje me mënyrën se si ka mbërritur sasia e hashashit në maunen e tyre. Italiani Roberto Altobeli është shprehur, se e ka për herë të parë këtë përvojë të hidhur. Ndërkohë, Papa që në fillim ka dhënë emrat e personave që e shoqëronin, duke ndihmuar organin e Prokurorisë. Kërkesa e prokurorit për të liruar të pandehurin Edmond Papa, u bë menjëherë pas daljes së përfundimeve të aktit të ekspertizës për gjurmët e gishtave. Papa u kap në të njëjtën kohë me italianin dhe Ilia Simonin. Hashashi i gjendur në maune, pronë e të pandehurve, ishte nisur për në Itali. Por gjatë kontrollit rutinë nga policia, para se maunia të hipte në traget, është gjetur sasia e drogës. Në momentin e kontrollit kanë qenë edhe të pandehurit, të cilët e kanë parë sasinë e kapur. Ata janë justifikuar se nuk dinë gjë dhe se mund të jenë viktimë e ndonjë plani të pregatitur nga persona të tjerë.