Klubet dhe restorantet luksoze do të paguajnë TVSH

13/02/2005 Xhiro më e lartë se 220 mijë lekë në ditë, i bën subjekte të mëdha
Klubet dhe restorantet luksoze që frekuentohen nga qindra klientë në ditë, duke i bërë të lumtur pronarët në fund të ditës kur mbyllet llogaria, do të kenë të tjera hesape për të larë me tatimorët. Për ta nuk do të jetë e mjaftueshme pagimi i taksës si biznes i vogël, por do t’ju vihet në kurriz dhe TVSH–ja. Paketa Fiskale 2005 parashikon një ndryshim të statusit të subjektit, në rast se ai ka një xhiro mbi 8 milionë lekë në vit. Atëherë këto subjekte nuk janë më të vegjël, por quhen biznese të mëdha dhe duhet të paguajnë çdo muaj TVSH-në. Pikërisht këtë fat do të kenë të gjitha klubet e njohura, të cilat kanë xhiro që e kalojnë 22 mijë lekëshin në ditë. Policët tatimorë do të jenë në gatishmëri për të kontrolluar herë pas herë të gjitha këto subjekte e xhiron reale të tyre dhe për t’i detyruar më pas të regjistrohen në TVSH. Ndërkaq, çdo neglizhencë e subjekteve për të mos njoftuar për rritjen e xhiros së tyre dhe ndryshimin e statusit, do të shoqërohet me gjoba nga ana e tatimorëve. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka përcaktuar nivelin e gjobave që do të paguajnë pronarët e subjekteve që nuk deklarojnë ndryshimet në statusin e tyre, duke tentuar t’i shpëtojnë pagimit të TVSH–së. Kështu gjobat do të fillojnë nga 100 mijë lekë të vjetra, deri në sekuestrim të materialeve në klub dhe mbyllje të aktivitetit. Një llogaritje e thjeshtë mbi xhiron ditore të klubeve në qendër të Tiranës, ka treguar se ato e tejkalojnë limitin e 22 mijë lekëve. Frekuentimi i lartë i klubeve në baret dhe pub-et e zonës së Bllokut, parkut “Rinia”, Parkut Kombëtar te Liqeni Artificial, ka bërë që tatimorët t’u kërkojnë pronarëve të klubeve të regjistrohen menjëherë si subjekte të mëdha. Kështu regjistrimi si subjekt i vogël, i detyron subjektet të paguajnë vetëm taksën vendore dhe atë të tatimit të thjeshtuar. Madje, ligji specifikon që me përjashtim të rasteve kur biznesi i vogël është ambulant dhe paguan vetëm taksën vendore, të gjitha subjektet e tjera të vogla paguajnë dhe tatimin e thjeshtuar, që për 2004-ën është 3 -4 për qind mbi qarkullimin e realizuar dhe të vlerësuar.
Aktualisht, në zyrat e tatimorëve në të gjithë vendin janë të regjistruar rreth 50 mijë subjekte të vegjël. Mbi 98 për qind e biznesve në Shqipëri, mendohet se janë biznese të vogla e të mesme, dhe mbi këtë kategori, shteti llogarit gjithë barrën fiskale që duhet të përballojë biznesi. Mes 50 mijë subjekteve, vlerësohet që 443 mijë subjekte të jenë pjesë e tregtisë dhe e shërbimit, çka do të thotë që në këtë fushë veprojnë dhe bizneset e mëdha. Pikërisht mes kësaj kategorie ka vend për të kërkuar ndryshimin e statusit dhe kalimin nga objekt fizik në objekt juridik. Bizneset bëjnë regjistrimin ose riregjistrimin e tyre përpara datës 20 mars dhe, kjo është koha kur tatimorët po bëjnë kontrolle të imëta, për t’i detyruar të gjitha subjektet e regjistruara në 2004-ën si biznes i vogël, të bëhen biznes i madh dhe të fillojnë nga pagimi i TVSH–së. Pikërisht, tatimi mbi qarkullimin e xhiros është objekti i evazionit fiskal që bëjnë bizneset, sepse vetëm një-- 10 mijë lekësh pas kufirit të 8 milionë lekëve, përcakton statusin e tyre dhe i bën automatikisht biznese të regjistruar në TVSH. Duket se e vetmja formë me të cilën tatimorët kanë vendosur të luftojnë evazionin fiskal, është vendosja e kasave të xhiros, ose dhënia e kuponit të shitjes. Por, edhe pse ishte një nga objektivat e 2004-ës, akoma nuk është bërë e mundur pajisja e gjithë biznesit të vogël me kasa regjistruese. Kështu, tatimorët për të përcaktuar nivelin e xhiros së një klubi, do të jenë të detyruar ta kontrollojnë atë herë pas here, për të përcaktuar qartë nivelin e biznesit ku duhet të regjistrohet.
Si do të llogaritet TVSH-ja për këto subjekte
Të gjitha subjektet që do të jenë objekt i TVSH-së, duhet të mbajnë në mënyrë të rregullt librin e blerjes dhe atë të shitjs. Në librin e blerjes do të shënohen të gjitha blerjet që ka bërë subjekti për furnizim ose nevoja të tjera, dhe në këto fatura TVSH-ja konsiderohet e paguar në blerje. Në librin e shitjes në fund të muajit, llogaritet çdo vlerë e parave që ka fituar nga shitja subjekti dhe mbi këtë shumë llogaritet TVSH–ja që duhet të paguajë subjekti çdo muaj. Kjo është TVSH–ja e pagueshme, ndërkaq tatimorët zbresin nga shuma e TVSH-së së paguar, TVSH-në e blerjes, që subjekti e ka paguar njëherë gjatë blerjeve dhe del TVSH–ja e zbritshme. Kjo formë pagese e bën kështu të detyrueshme mbajtjen në rregull të evidencave të shitjeve dhe të blerjeve që kryen subjekti, sepse aty është jo vetëm fatura që duhet t’i paguaj tatimorëve, por dhe ajo që përfiton vetë.
Gjobat për mosregjistrim dhe mosnjoftim të ndryshimeve
Nëse ju nuk njoftoni në kohë çdo ndryshim që ka lidhje me biznesin tuaj, ju do të gjobiteni me 10 mijë lekë për çdo rast
Nëse ju kryeni veprimtari pa u pajisur më parë me certifikatë tatimore, do t’u mbyllet veprimtaria për 15 ditë
Nëse nuk bëni regjistrimin e biznesit tuaj në kohë pranë organeve tatimore, do të gjobiteni me 35 mijë lekë.
Nëse edhe pas dënimeve ju nuk regjistroheni, organet tatimore nxjerrin vendim ekzekutiv dhe ju sekuestrojnë mallrat, materialet etj.
8 milionë lekë biznes i vogël
Mbi 8 milionë lekë biznes i madh
Biznes i vogël gjithsej 50 mijë
Prodhime, shërbime, tregti 43 mijë
Profesion i lirë 7 mijë
Biznesi legal paguan dhe për informalitetin
Shqipëria, edhe pse ka bërë një përparim të vogël, vazhdoi të demonstrojë probleme në lidhje me reduktimin e burokracive dhe kostove në hapjen e një biznesi. “Procesi është akoma shumë i dobët, tepër kompleks e ka kosto dhe, grupet e biznesit vazhdojnë të ankohen për kalimin në shumë procedura jo formale si dhe pagesa nën dorë, që duhet të bëjnë për të kapërcyer vështirësitë e hapjes së një biznesi”, ka bërë të ditur OECD-ja në raportin specifik për Shqipërinë. Kështu, OECD-ja ka konstatuar se është një procedurë tepër e gjatë, dhjetëra zyra dhe shumë pagesa që duhen bërë për të quajtur të hapur dhe në punë biznesin tënd. Të gjitha këto vështirësi, biznesi shqiptar i kalon thjesht për t’u quajtur i legalizuar.
OECD-ja i është referuar gjerësisht raportit më të fundit të Bankës Botërore dhe të dhënave që dolën nga ky raport. Duke dhënë rezultatet e 2004-ës, OECD-ja ka përcaktuar dhe nivelin mesatar të të gjitha vendeve të Evropës Juglindore, ku Shqipëria duhet të japë kontributin e vet. “Kostot zyrtare për të regjistruar një biznes është 200 euro, por ato vlerësohen të arrijnë deri në 650 euro”, bën të ditur OECD-ja. “Regjistrimi i kompanive është një proces kompleks dhe që të konsumon kohë, por kur vjen puna për të likuiduar një kompani, çështja është komplet ndryshe”, kanë deklaruar përfaqësuesit e biznesit. Sipas OECD-së, ndërmarrjet vazhdojnë të reflektojnë mungesën e një reforme sistematike. Pjesëmarrësit në sondazh kanë dhënë një vlerësim negativ, përgjithësisht për të gjitha çështjet e pyetura, por në veçanti kanë vlerësuar negativisht procedurat për regjistrimin e një kompanie. Kështu, për të regjistruar një biznes në Shqipëri, duhet të shëtisësh në 8 zyra, duke filluar nga Gjykata deri te dera e sigurimeve shoqërore, bashkisë, duhet të presësh të miratohet statusi si kompani, kur do të regjistrohesh si subjekt i madh dhe në fund duhet të shkosh në derën e tatimorëve, që të japin licensën vetëm pasi ke paguar paraprakisht disa taksa.