E Diel, 1 Nëntor 2026

Starova: Rezultati s`më kënaq

12/02/2005  Tekniku i Tiranës, Sulejman Starova, është shfaqur tërësisht i pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij, në këtë takim. “Kemi barazuar përballë një rivali shumë të vështirë, siç është ekipi i Lushnjes. Mendoj se në këtë ndeshje, skuadra ka vuajtur në shumë elementë, ku parësore është mungesa e agresivitetit që na karakterizon. Gjithashtu, mund të them se sot (dje), është dukur edhe një anë tjetër shumë negative e jona, ku lojtarët nuk janë mbështetur aspak në lojën e grupit, e cila na ka nxjerrë gjithmonë fitimtarë. Mendoj se në këtë rezultat, një ndikim të madh ka pasur edhe grumbullimi i disa futbollistëve tanë me ekipin Kombëtar, që nuk na ka lejuar të punojmë me të gjithë grupin, për të përgatitur këtë takim. Për më tepër, lojtarët e Kombëtares, mendoj se duhet të kishin dhënë më shumë në fushën e lojës, pasi nuk duhet të kënaqen vetëm me arrijtjet e disa finisheve”, ka përfunduar ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›