Dosja Iran
13/02/2005 Shtëpia e Bardhë ka frikë se regjimi i ajatollahëve mund të pajiset me armë bërthamore. Ndërsa Europa tenton kartën diplomatike, Pentagoni ka tashmë gati planet e sulmit për të eliminuar vendet e dyshimta. A vlen një luftë atomikja e Teheranit?
Shtetet arabe të Gjirit do të ishin më të pambrojtura ndaj presionin politik iranian për të reduktuar bashkëpunimin e sigurisë më Shtetet e Bashkuara. Për të konkluduar, një bombë bërthamore iraniane do t’i nxiste kërkesat tashmë urgjente të shteteve arabe për të pasur armët bërthamore
Në çdo rast, prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Lindjes së mesme do të ishte e pamjaftueshme për të organizuar tipin e fushatës masive tokësore të domosdoshme për të pushtuar qytetet e rëndësishme të Iranit. Iraku është i madh sa Suedia dhe ka një popullsi prej rreth 18 milionë njerëzish, ndërsa Irani është pothuajse katër herë më i madh, me rreth 67 milionë banorë
Richard L. Russell *
Irani shpall në mënyrë të vazhdueshme dhe me zë të lartë se kërkimi i tij lidhur me energjinë bërthamore është rigorozisht i drejtuar ndaj qëllimeve civile paqësore. Iranianët theksojnë se kanë nevojë për energji elektrike të prodhuar nga centralet bërthamore që të përmbushin nevojat e brendshme, duke vënë kështu në dispozicion naftën për eksport dhe për valutë të huaj. Megjithatë, këto pohime kanë një pikë të dobët. Industria iraniane e naftës mund të modernizohet dhe të nëhet më fitimprurëse duke investuar resurse më të pakëta ekonomike se ato të domosdoshme për energjinë bërthamore, në mënyrë që t’ia japin me kosto të ulët popullsisë iraniane, duke shtuar ndërkohë prodhimin për tregun ndërkombëtar. Deklaratat e kohëve të fundit mbi aftësitë emergjente të Iranit në pasurimin e uraniumit janë alarmante. Agjensia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ( IAEA) në shkurt të vitit 2002 ka zbuluar se regjimi po ndërtonte një impiant të sofistikuar për pasurimin e uraniumit në Natanz, 200 milje në jug të Teheranit. IAEA ka individualizuar 160 centrifuga të instaluara në një impiant pilot në Natanz dhe 5000 centrifuga të reja, që duhet të kompletohen brenda vitit 2005 në një impiant prodhimi fqinj. Pas kompletimit të kësaj strukture, Irani do të jetë në gjendje të prodhojë uranium të pasuruar të mjaftueshëm për ndërtimin e bombave të ndryshme bërthamore në vit. Përveç kësaj, në një vizitë në vend të qershorit 2003, IAEA ka zbuluar gjurmët e uraniumit me pasurim të lartë të përshtatshëm për qëllime ushtarake në centrifugat e impianteve të Natanz dhe të Kalaye Electric Company.
Kjo ka ngjallur dyshime në nivel ndërkombëtar se centrifugat e Iranit janë të destinuara të mbështesin një program armësh bërthamore. Opsionet ushtarake mund të përdoren për të vonuar dhe shkatërruar komponentet themelore të programit të armëve bërthamore të Iranit. Kjo zgjidhje mund të modifikojë llogarinë strategjike të Teheranit, në mënyrë që regjimi t’i marrë në konsideratë armët bërthamore jo i diçka që fuqizon sigurinë e shtetit, por, në të kundërt, si një element që rrit perspektivat e konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe që kërcënon vetë qëndrimin e klerikëve në pushtet. Superioriteti ushtarak amerikan ndaj Iranit i ofron Uashingtonit një gamë të gjerë opsionesh ushtarake për ta vënë në bigë Teheranin. Ata variojnë nga sulme ushtarake të kufizuara në politikën politike, ushtarake e të brendshme të Iranit dhe në infrastrukturat për armët e shkatërrimit në masë.
Për shembull, Shtetet e Bashkuara mund të zgjedhin si objektiv infrastrukturën për energjinë bërthamore të vendit — duke përfshirë impiantin e energjisë bërthamore të Bushehr, ashtu si të gjitha komplekset e ardhshme të energjisë bërthamore, strukturat për ujin e rëndë, impiantet e rigjenerimit të plutoniumit dhe ato të prodhimit e të pasurimit të uraniumit — me sulme me raketa kruiz apo avionë luftarakë. Një fushatë ajrore amerikane e organizuar nga qendrat rajonale mbështetëse në shtetet e vogla arabe të Gjirit mund të shkatërrojë me shpejtësi aviacionin dhe mbrojtjen ajrore iraniane, gjë që do të garantonte mundësinë e ndërmarrjes së sulmeve kundër vendeve bërthamore të regjimit.
Këto sulme mund të shërbejnë jo vetëm për të asgjësuar mjetet e Iranit për zhvillimin e arsenalit atomik, por do të përbënin edhe demonstrimin simbolik e politik të vendosmërisë amerikane për të përdorur çdo mjet në disopozicion për të bllokuar aspiratat bërthamore të Iranit. Veç kësaj, avionët dhe raketat “Kruiz” mund edhe të zgjedhin si objektiv infrastrukturat kyçe në nivel politik, të sigurisë dhe ushtarake të Iranit, për të dëmtuar drejtpërsëdrejti qendrat e pushtetit të regjimit. Sulmet mund të kenë si objektiv pallatet qeveritare, strukturat dhe qendrat e grumbullimit të përdorura nga forcat e politikës së brendshme e të sigurisë, objektet e trupës së Gardianëve të Forcave Revolucionare Iraniane (IRGC) dhe të Basijit, njësitë e ushtrisë dhe garnizonet e rëndësishme, si dhe mjetet për furnizimin e armëve të shkatërrimit në masë, për shembull avionët dhe raketat balistike, pse jo dhe strukturat e tyre të prodhimit. Zgjedhja e organeve të sigurisë së brendshme si objektiv do të ishte veçanërisht e dobishme, sepse mund t’i mundësonte popullit të pakënaqur të demonstronte me liri më të madhe kundër regjimit, duke shtuar substancialisht presionin mbi liderët religjiozë që të heqin dorë nga aspiratat e tyre për armë bërthamore. Kërcënimi i një pushtimi të Iranit nga ana e Shteteve të Bashkuara nuk duhet të humbasë konsistencë, sepse mund të përdoret për të mbështetur forcën shtrënguese të diplomacisë për ta detyruar vendin të pranojë kontrolle intensive ndërkombëtare në mënyrë që të sqarohet konformiteti i tij me Traktatin e Mosproliferimit Bërthamor (NPT). Hapi më i pamatur që një shtetar mund të kryejë është në fakt ai që t’i bëjë të ditur kundërshtarit atë që nuk është i përgatitur të bëjë: domethënë minon thellësisht pushtetin për të ushtruar një levë politike në realizimin e interesave pa ju dashur t’i drejtohet përdorimit të forcës. Presidenti Clinton kreu këtë gabim themelor në luftën e vitit 1999 në Kosovë, kur deklaroi se forcat tokësore të Shteteve të Bashkuara nuk do të përdoreshin kundër Serbisë. Në çdo rast, prania ushtarake e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Lindjes së Mesme do të ishte e pamjaftueshme për të organizuar tipin e fushatës masive tokësore të domosdoshme për të pushtuar qytetet e rëndësishme të Iranit. Iraku është i madh sa Suedia dhe ka një popullsi prej rreth 18 milionë njerëzish, ndërsa Irani është pothuajse katër herë më i madh, me rreth 67 milionë banorë. Forcat amerikane dhe britanike të dislokuara afër Irakut ka mundësi do të jenë të zëna me sigurinë e brendshme të vendit për shumë vite në vazhdim dhe, pa një rritje domethënëse, nuk do të ishin të gatshme për një pushtim të kufijve të Iranit. Forcat e Shteteve të Bashkuara në Pakistan dhe në Afganistan janë shumë inferiore dhe, për pasojë, po aq të papërshtatshme për tipin e fushatës tokësore, që do të ishte e nevojshme duke pasur parasysh përmasat e Iranit. Përveç kësaj, Shtetet e Bashkuara duhet t’i mbajnë të gatshme forcat e tyre për nevoja të tjera në botë, sidomos në Azi, ku mund të shfaqen mospërputhje potenciale, lidhur me Gadishullin Korean ose me Tajvanin. Vlerësimi i këtyre problematikave duhet të bëhet vetëm mendërisht nga opinionistët politike dhe jo i shprehur në publik, në mënyrë që liderët iranianë të mos mësojnë gjë lidhur me strategjitë amerikane. Efektet e një sulmi të mundshëm ushtarak amerikan ndaj politikës së brendshme iraniane mund të vërehen në dy mënyra. Nga njëra anë, operacionet e Shteteve të Bashkuara mund të minojnë regjimin, pasi që shumë iranianë do t’i shikonin si një provë të mëtejshme se ata janë përgjegjësi i vetëm i izolimit të Iranit nga komuniteti ndërkombëtar dhe i stanjacionit ekonomik të tij. Nga ana tjetër, religjiozët do ta kapnin pa rënë në tokë rastin e sulmeve si provë të një fushate hegjemoniste amerikane për të pushtuar Lindjen e Mesme dhe naftën e saj, kështu që do ta përdornin këtë si një justifikim të masave represive kombëtare të sigurisë për të ruajtur pushtetin. Në analizë të fundit, Shtetet e Bashkuara mund të presin për të parë se cili nga këto skenare do të rezultonte më i forti, duke vazhduar të vigjëlojnë mbi tentativat e Iranit për të rindërtuar infrastrukturën e tij dhe duke vazhduar sulmet me vite në mënyrë që të vonojnë blerjen e armëve bërthamore nga ana e Teheranit. Siç ka ndodhur në luftën kundër Irakut, Shtetet e Bashkuara duhet të tejkalojnë reagimet politike ndërkombëtare kundër një aksioni ushtarak ndaj Iranit. Me një shikim të parë, Rusia, Kina, Koreja e Veriut dhe Pakistani ka mundësi do të ngrenë një protestë kundër «unilateralizmit amerikan», përtej humbjeve ekonomike që burojnë nga sulmet ndaj strukturave iraniane që këto vende mbështesin. Por është edhe e vërtetë, në mënyrë cinike, se këto shtete mund të punojnë për të shfrytëzuar ekonomikisht situatën dhe për të kërkuar kontrata të tjera që të rindërtojnë të gjithë atë që kanë shkatërruar amerikanët. Operacionet ushtarake do të shoqëroheshin edhe nga një zbaticë protestash kundër Shteteve të Bashkuara për politikën e tyre në zonën e Lindjes së Mesme. Shumë do t’i akuzonin në fakt me refrenin e vjetër se në zonë Uashington përdor dy pesha dhe dy masa: injoron armët bërthamore izraeliane, ndërsa ndërmerr aksione ushtarake kundër shteteve myslimane si Iraku dhe Irani, të cilin po kërkonin të armatoseshin nga ana e tyre për të bilancuar fuqinë bërthamore izraeliane dhe amerikane. Megjithatë, edhe pse vëzhguesit amerikanë jo gjithmonë e kuptojnë, shumë në Lindje të Mesme – zyrtarë, diplomatë, funksionarë, ashtu si dhe opinioni publik në përgjithësi – janë të idesë se një Iran i pajisur me armë bërthamore mund të jetë i dobishëm për të kundërbilancuar Izraelin dhe fuqinë bërthamore amerikane. E çfarë do të ndodhte nëse këto opsione diplomatike dhe ushtarake të rezultonin të pafrytëshme? Çfarë mund të bëjë Irani me armët bërthamore?
Ky arsenal do të përbënte një sfidë të thellë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara? Apo në fakt një depozitë armësh bërthamore iraniane do të ishte në njëfarë mënyrë e menaxhueshme për Uashingtonin? Shtetet e Bashkuara mund t’i pranoni armët bërthamore iraniane duke parë se kanë pranuar tashmë ato të poseduara nga Izraeli, Pakistani, India dhe, ndoshta Koreja e Veriut? Një preokupim i madh është se Irani mund t’ua transferojë armët bërthamore organizatave mbikombëtare, sepse gjatë 20 viteve të kaluara Teherani i ka përdorur në mënyrë të vazhdueshme këto grupe si instrumente të afta politikisht për të promovuar interesat dhe opjektivat e veta politike.
Efektivisht, kjo hipotezë është shumë më e mundëshme nga sa nuk ishte për regjimin e Sadam Husein, sepse Teherani ka qenë shumë më aktiv se Bagdadi në sponsorizimin e terroristëve, sidomos të atyre të Hezbollahut, kundër Shteteve të Bashkuara. Jeffrey Goldberg ka shkruar në revistën e përjavshme “New Yorker”: «Hezbollahu ka një buxhet vjetor prej më shumë se 100 milionë dollarësh, i financuar drejtpërsëdrejti nga qeveria iraniane dhe nga një sistem kompleks celulash të përhapura në botë».
Disa vëzhgues theksojnë se shtytja e revolucionit tashmë është venitur nga Irani dhe se sponsorizimi nga ana e regjimit i operacioneve të terroristëve kundër interesave amerikane është, për pasojë, zvogëluar. Bashkëfajësia dhe mbështetja e Iranit në bombardimin e vitit 1996 të Kullave Khobar, kompleksit rezidencial të forcave ushtarake amerikane në Arabi Saudite, ku kanë mbetur të vrarë 19 mekanikë amerikanë, i hedhin poshtë tëgjitha argumentimet që qeveria iraniane e ka moderuar pozicionin e saj ndaj Shteteve të Bashkuara. Ish-drejtori i FBI-së, Louis Freeh, e ka lidhur publikisht dhe drejtpërsëdrejti Iranin me këtë sulm: «Gjatë zhvillimit të hetimit tonë rezulton evidente, anipse atentati është organizuar nga anëtarë sauditë të Hezbollahut, se i gjithë operacioni ka qenë projektuar, subvencionuar dhe koordinuar nga shërbimet iraniane të sigurisë, IRGC-ja dhe MOIS-i (Ministria e Shërbimeve Sekrete dhe e Sigurisë), që veproni me urdhër të sferave të larta të regjimit të Teheranit». Kohët e fundit, Irani ka treguar interes në ruajtjen e raporteve me Al Kaedan, duke u dhënë strehim anëtarëve të saj, disa prej të cilëve kishin ikur nga Afganistani dhe Pakistani fqinj gjatë fushatës ushtarake amerikane të tetorit 2001.
Disa vëzhgues janë të prirur t’i lejojnë regjimit iranian beneficin e dyshimit për sa u përket provave të bashkëfajësisë në atentatin e Kullave Khobar, duke pohuar se të përfshirë në sulm kanë qenë «elementë kriminalë» ose konservatorë intransigjentë të regjimit, por jo Presidenti Khatami apo mbështetës të ideve të njëjta në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Parlament. Provat përfundimtare për ta mbështetur këtë tezë është evazive, por edhe sikur të demonstrohej se gjërat efektivisht janë kështu, do të ishte pak komode për atë që po kërkon të vlerësojë rreziqet derivuese nga posedimi i një arsenali atomik nga ana e Iranit.
Ajo që vlen vërtet është të kuptohet nëse intransigjentët në të ardhmen mund të kontrollojnë ose drejtojnë transferimet e armëve bërthamore, edhe pse kjo të mos ishte politika e dëshiruar nga regjimi. Sikur një qytet amerikan do të sulmohej nga një armë bërthamore iraniane, do të ishte krejtësisht e parëndësishme përkatësia ose jo e përgjegjësve në banda kriminale apo në korrentin kryesor të qeverisë së Teheranit. Teherani mund të llogarisë se një frikësues bërthamor do t’i jepte më shumë liri veprimi për të mbështetur militantët në Lindje të Mesme, përfshi Hezbollahun, Xhihadin Islamik dhe Hamasin. Edhe pa armë bërthamore, iranianët po lëvizin në këtë drejtim.
Daniel Byman vëren në një artikull të botuar te revista “Foreign Affairs” se «nga shpërthimi i Intifadës së Brigadave të Martirëve Al Aqsa në muajin tetor të vitit 2000, Hezbollahu ka siguruar stërvitjen e gueriljes, përvojën në ndërtimin e bombave, propagandën dhe planet strategjike Hamasit, Xhihadit Islamik Palestinez dhe grupeve të tjera antiizraeliane». Teherani mund të mendojë se edhe sikur të zbulohej mbështetja e tij për operacionet terroriste nëpërmjet këtyre grupeve kundër amerikanëve dhe partnerëve të shteteve arabe të Gjirit, armët bërthamore do do të dekurajoheshin gjithsesi si raprezalje ushtarake kundër Iranit. Liderët iranianë faktikisht janë më shumë të influencuar nga ideologjitë e tyre islamike sesa nga një llogaritje racionale e interesave kombëtare. Siç thekson George Perkovich: «Politikanë si Khamene'i e Rafsanjani i konsiderojnë armët bërthamore si burime pothuajse magjike ushqimi dhe autonomie kombëtare. Nuhasin se bomba do t’i mbajë larg të gjitha fuqitë e huaja, përfshi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, nga çdo tentativë për t’i imponuar Iranit kushtet e tyre ose ta pushtonin». Me pak fjalë, një Teheran me armë bërthamore mund t’i frikësohet perspektivës të raprezaljeve bërthamore amerikane dhe izraeliane më pak nga do të dinin strategët perëndimore. Iranianët mund të zgjedhin që të kenë një peshë më të madhe, duke i integruar armët bërthamore me strategjitë e tyre të luftës së armatosur.
Në strategjitë e tyre politike dhe ushtarake tashmë kanë marrë parasysh presupozimin që të mos angazhohen kurrë në një luftë të gjatë rraskapitëse siç ndodhi në konfliktin Iran–Irak, i humbur në fund nga Teherani. Iranianët mund të arrijnë t’i konsiderojnë armët bërthamore instrumente të dobishëm, bile deri të domosdoshëm, në fushën e betejës për të shkatërruar forcat e armatosura të një kundërshtari, veçanërisht ato të Irakut. Siç saktëson Gary Sick: «Përdorimi në të kaluarën nga ana e Iranit i sulmeve jokonvencionale të tipit “godit dhe largohu” në Gjirin Persik gjatë luftës kundër Irakut, demonstron vullnetin e Teheranit për të përdorur metoda jokonvencionale, deri dhe terroriste, për të ndjekur një strategji politike dhe ushtarake, edhe sikur kjo të nënkuptonte konfrontimin me Shtetet e Bashkuara». Duke ndjekur këtë arsyetim, Teherani mund të jetë i tunduar që të shfrytëzojë kërcënimin e armëve bërthamore si levë në luftën politiko– ushtarake kundër Shteteve të Bashkuara dhe dominimin e Gjirit Persik.
Armët bërthamore iraniane do t’i jepnin kështu Teheranit një prestigj politik dhe ushtarak më të madh nga sa mund të ushtrojë me ushtrimin e pushtetit mbi shtetet arabe të Gjirit. Siç paralajmëron Kenneth Pollack: «Teherani duket se i dëshiron armët bërthamore sidomos për të penguar një sulm amerikan. Megjithatë, sapo t’i sigurojë ato, llogaria strategjike e tij mund të ndryshojë dhe mund të hidhet për të ndjekur një politikë të jashtme më agresive». Shtetet arabe të Gjirit do të ishin më të pambrojtura ndaj presionin politik iranian për të reduktuar bashkëpunimin e sigurisë më Shtetet e Bashkuara. Për të konkluduar, një bombë bërthamore iraniane do t’i nxiste kërkesat tashmë urgjente të shteteve arabe për të pasur armët bërthamore.
Richard L. Russell është Professor of National Security Affairs në National Defense University’s Near East-South Asia Center for Strategic Studies. Më parë ka shërbyer si analist politiko–ushtarak në Central Intelligence Agency.