Autori i zbuluar, Ina Rama do të firmosë arrestimin
Autori i Lajmit: Romir Saraçi
Vrasja e Xhindit
Autori i ngjarjes është i identifikuar tashmë nga policia, pasi edhe provat e siguruara deri më tani, flasin për një person të vetëm. Por këtë fakt grupi i hetimit vazhdon ta mbajë të fshehur deri në momentin që do të realizohet prangosja e tij. Forcat e policisë kanë qenë të angazhuara maksimalisht për kapjen e personit të dyshuar që deri më tani duket se është arratisur. Burimet konfidenciale pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se ka prova të forta për një shtetas, gjurmë të të cilit janë gjetur në vendin e ngjarjes, por sipas këtyre burimeve duhet ende punë për të siguruar fakte të forta për të provuar autorësinë, siç mund të jetë edhe arma e krimit. Gjatë ditës së djeshme qarkulluan zëra se në Fier do të mbërrinte Kryeprokurorja Ina Rama, e cila në mënyrë simbolike do të firmoste për arrestimin e këtij shtetasi. Por ende nuk bëhen të ditura motivet se pse është anuluar ky vendim.
Hetimet
Për të kompletuar dosjen me sa më shumë prova, ekspertët e kriminalistikës kanë bërë të gjitha kërkimet e mundshme. Një nga provat që disponon grupi i hetimit janë edhe gjurmët e gishtave në objektet e gjetura në vendin e ngjarjes. Sipas burimeve konfidenciale, mësohet se verifikimi i këtyre gjurmëve është bërë edhe nga shenjat e gishtërinjve që autori ka dhënë gjatë aplikimit për kartë identiteti. Nga ana tjetër, mbi 100 vetë janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit si persona që mund të japin të dhëna që mund të ndihmojnë grupin hetimor për zbardhjen e plotë të vrasjes së deputetit socialist Fatmir Xhindi. Lajmi konfirmohet nga burime në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit, e cila shton se vetëm gjatë ditës së martë dhe të mërkurë janë shoqëruar mbi 80 persona. Shoqërimi i personave të ndryshëm si dhe i shumë të afërmve bëhet që të mësohen detaje rreth ndonjë përplasjeje të mundshme që mund të ketë pasur Xhindi kohët e fundit.
Përgjimet
Grupi i hetimit ka vijuar marrjen në pyetje të shumë personave të dyshuar. Një nga arsyet pse është rritur shumë numri i personave të marrë në pyetje ka qenë për shkak të bisedave telefonike. Që nga dita e ndodhjes së vrasjes shumë persona u futën në listën e të dyshuarve dhe për të siguruar sa më shumë prova, prokuroria lëshoi urdhra përgjimi për një numër të madh personash. Sipas burimeve policore, nga përgjimet nuk është se u sigurua ndonjë provë bindëse, por ato kanë ndihmuar për të ngushtuar rrethin e personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Në mënyrë të rezervuar burimet janë shprehur se në përgjim janë futur edhe një rrjet të afërmish të deputetit Fatmir Xhindi, kjo për të vetmin qëllim, atë të mbledhjes të sa më shumë provave, që janë të pakta për të vënë të dyshuarit kryesorë përpara drejtësisë. Sipas po të njëjtave burime, mësohet se përgjimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim si dhe rrjeti i personave të futur në përgjim është ngushtuar së tepërmi, pasi edhe grupi i hetimit është i fokusuar vetëm në një pistë.
Familjarët kërkojnë zbardhjen e shpejtë të vrasjes
Familjarët e deputetit të vrarë të PS-së, Fatmir Xhindi, i kanë bërë apel shtetit që të zbardhë sa më parë këtë ngjarje. Ata u shprehen se autoritetet shtetërore që po merren me këtë çështje, të paktën, të na japin ndonjë deklaratë zyrtare pse është vrarë. Siç u shpreh xhaxhai i Fatmirit, Haki Xhindi, “po të dojë shteti e gjen se kush e vrau”. Më e ashpër ishte deklarata e kunatit të Fatmirit, Late Faria, (vëllai i bashkëshortes), i cili shprehet se “shteti duhet ta zbardhe ngjarjen në të kundërtën unë do ta akuzoj si bashkëpunëtor në krim”. Këto deklarata janë bërë dje paradite në prezencë të deputetëve socialistë që ishin për të vizituar familjarët e ish-kolegut të tyre, Fatmir Xhindi, që mbeti i vrarë në atentat, mbrëmjen e së shtunës në oborrin e shtëpisë së tij në Roskovec. Nga ana tyre, deputetët e majtë kanë shprehur solidaritet me familjarët, por nuk u kanë thënë atyre asnjë nga pistat e hetimit të policisë edhe pse kanë pranuar se janë në kontakt të vazhdueshëm me grupin hetimor të vendosur në Fier. “Fatmiri nuk ka një familje, por dy. Ju dhe Shokët”. Kështu është shprehur deputeti Namik Dokle, duke shtuar se “të dyja familjet kanë të njëjtën dhimbje, të njëjtin hall të njëjtin problem. Xhaxhai i tij ka vijuar se “Fatmiri nuk ka pasur asgjë personale dhe për këtë jam i bindur. Këto janë gjëra të akumuluara”. Drejtësia duhet të vihet në vend. Ngjarja është shumë e rëndë, e madhe dhe besoj se është një goditje edhe për Parlamentin, i cili po mbyllet me një vrasje”, - ka pohuar edhe Valentina Leskaj.
Shoqërohen të afërm të deputetit
Për të dëshmuar rreth vrasjes së deputetit Xhindi janë marrë në pyetje edhe të afërm të tij. Burimet pranë grupit të hetimit pohojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë konflikt brenda fisit, por ata janë marrë në pyetje për të siguruar dëshmi në lidhje me atë çka dinë. Emrat dhe numri i të afërmve nuk bëhet me dije, por dihet që ka pasur një numër të madh familjarësh që janë marrë në pyetje. Sipas burimeve konfidenciale mësohet se nuk ka dalë ndonjë fakt që të përfshijë ndonjë të afërm në ngjarje, por përkundrazi të dhënat tregojnë se të afërmit e tij kanë qenë shumë pak të informuar për lëvizjet e Xhindit kohët e fundit. Prokuroria nuk ka insistuar ditët e para në pyetjen e të afërmve duke u lënë kohë atyre që të qetësohen pas tronditjes që patën, dhe ditën e djeshme shumë të afërm janë marrë në pyetje si në postën e policisë në Roskovec, ashtu edhe në Komisariatin e Fierit. Burimet zyrtare të policisë vazhdojnë të mos konfirmojnë asnjë pistë apo provë duke e cilësuar hetimin tepër sekret, por nga ana tjetër ata as nuk mohojnë faktet e dala nga grupi i hetimit.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009