SHBA: Titoja vdiq, Enveri mbështet Kosovën, do të shpërbëhet Jugosllavia
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Dusko Doder, shërbimi i jashtëm i “Uashington Post” në Moskë
Munih, 18 prill 1981 – Shpallja e ligjit ushtarak në provincën e Kosovës, ka bërë që Jugosllavia të përballet me tensione në epokën post-titiste. Në më pak se një vit nga vdekja e Josif Broz Titos, trazirat etnike kanë kërcënuar, sipas zyrtarëve të vjetër jugosllavë, pavarësinë e vendit dhe integritetin territorial. Me anë të një reagimi pothuajse të vetëvetishëm, autoritetet jugosllave fajësuan “armiqtë e huaj” anonimë si shkaktarët e shqetësimeve në provincën autonome, e cila banohet kryesisht nga shqiptarët etnikë. Gazeta kryesore jugosllave, “Politika”, pati një tjetër qasje ndaj këtyre ngjarjeve të fundit. Ajo përmendte përfundimet e udhëheqësve komunistë kosovarë, ku thuhej se “interesa ndërkombëtare”, ishin përfshirë në trazirat ku mbetën të vrarë nëntë persona dhe u plagosën më shumë se 250 të tjerë. Por “Politika” tha se ishte ende shumë herët për të arritur në konkluzione dhe bëri thirrje për një diskutim të hapur të gjetjes së gabimeve “politike dhe njerëzore”, që të rikthehej besimi ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. “Është shumë e lehtë të dënosh fajtorët, shkruante gazeta, por është shumë herë më e rëndësishme të nisë e të rikthehet gradualisht besimi”. Jugosllavia është një shtet shumëkombësh i përbërë nga gjashtë republika dhe dy provinca autonome. Gjatë udhëheqjes së tij të gjatë, Titoja arriti t i lidhte natyrshëm këto rajone duke i çuar drejt një identiteti të njëjtë kombëtar, pavarësisht kulturave të tyre të ndryshme. Kosova mishëron kundërshtitë më të ashpra të të gjithë komunitetit jugosllav. Pothuajse sa gjysma e sipërfaqes së Merilendit, kjo provincë shtrihet larg, mes vargmaleve dhe luginave pjellore ku mirësjellja dhe mikpritja bashkëjetojnë me shpërthimet e një dhune mizore dhe armiqësive të thella etnike dhe fetare. Për serbët, komuniteti më i madh etnik i Jugosllavisë 22-milionëshe, Kosova, ka një domethënie tjetër. Ajo është vendndodhja e shtetit mesjetar serb të shkatërruar nga turqit otomanë në vitin 1393. Për gjashtë shekuj, çdo fëmijë serb edukohej me legjendat dhe këngët folklorike për betejën që u zhvillua në fushën jashtë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ajo çka serbët e konsiderojnë si provincën e të parëve të tyre, tashmë është shtëpia e më shumë se 1 milionë shqiptarëve etnikë, ose 75 për qind e popullsisë së Kosovës. Serbët atje janë një minoritet, që po tkurren gjithnjë e më tepër për shkak të përqindjes shumë të lartë të shqiptarëve kosovarë, më e larta në Evropë me 29 lindje për 1000 banorë. Kjo lloj tendence demografike është përshpejtuar dhe pas një eksodi të ngadaltë dhe të vazhdueshëm të serbëve nga Kosova, pasi ata e humbën kontrollin e provincës dhe iu lejua të “vetëqeveriseshin” (1968). Që prej atëherë, shqiptarët kanë dominuar jetën politike të Kosovës. Ata kanë zëvendësuar serbët që ishin në pozicionet kyçe drejtuese, kanë ngritur një universitet shqiptar në Prishtinë dhe e shndërruan shqipen në gjuhën mbizotëruese të provincës. Ajo çka i bën më komplekse sforcimet etnike dhe gjuhësore është fakti që serbët janë ortodoksë, ndërsa pjesa dërrmuese e shqiptarëve janë myslimanë. Duke pasur një histori të përgjakshme me armiqësi fetare, ndoshta ishte e paevitueshme që nacionalizmi shqiptar që po lind, të vazhdonte të merrte ngjyrime të jashtëzakonshme. Në këtë mënyrë, deri më tani shqetësimet etnike në Kosovë, duke përfshirë dhe trazirat e fundit, reflektojnë pakënaqësi të përgjithshme me ekonominë. Kosova është vendi më i varfër i të gjitha provincave të Jugosllavisë. Të ardhurat për frymë janë afërisht sa një e gjashta e të ardhurave në republikën veriore të Sllovenisë. Provinca të tjera kanë kontribuar me fonde të konsiderueshme për të ndihmuar ekonominë e Kosovës dhe këto kontribute përbëjnë afërsisht 70 % të buxhetit të Kosovës. Zhvillimi i shpejtë i provincës ka qenë i jashtëzakonshëm, edhe pse industritë e ngritura kanë nivel të ulët prodhimtarie, ndërsa potenciali agrokulturor nuk është shfrytëzuar maksimalisht. Por kombinimi i prodhimtarisë së lartë dhe dyndjes masive të studentëve në universitetin e Prishtinës, (deri më tani arrin në 35.000 studentë), ka krijuar disproporcione të mëdha në provincë. Çështja e pabarazisë ekonomike nuk është problemi afatgjatë që shqetëson Kosovën. Përkundrazi, zanafilla e problemeve qëndron në numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Jugosllavi dhe pranë kufirit jugosllav dhe atij shqiptar. Për më tepër, atyre 1 milionë shqiptarëve në Kosovë, u shtohen edhe rreth 300.000 shqiptarët e tjerë në që jetojnë në Mal të Zi dhe Maqedoni, duke e çuar numrin e popullsisë shqiptare në 2.2 milionë banorë. Për sa kohë mund të qëndrojnë politikisht të ndara këto dy komunitete me popullsi të njëjtë? Fakti që Jugosllavia siguron një standard më të lartë jetese dhe më shumë liri politike dhe personale për popullsinë e saj shqiptare se sa vetë Shqipëria, nuk i ka penguar prirjet ndarëse mes shqiptaro-kosovarëve të arsimuar. Por situata shpërthyese në Kosovë mund të vijë kur të puqen sforcimet e ambicieve nacionaliste dhe atyre ekonomike. Ndërsa protestuesit e dhunshëm përparuan në kërkesat e tyre për të kaluar nga një provincë autonome e Serbisë në një republikë me të drejta të plota kushtetuese, kishte dhe nga ata sloganë që bënin thirrje për një “Shqipëri më të madhe” që do të përfshinte jo vetëm minoritetet në Kosovë, por edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni gjithashtu. Të tilla thirrje nacionaliste shfaqin një problem politik për Beogradin që prej qëllimeve të shkëputjes nga ajo që serbët e konsiderojnë djepin e kombit të tyre. Dhe kjo e fundit do të ishte e mjaftueshme për të provokuar ndienja të një kohe të shkuar, kundër të “pabesëve” myslimanë. Por edhe po t i jepet Kosovës statusi i një republike kushtetuese, politikisht është shumë e vështirë, sepse kjo do të simbolizonte shkatërrimin e lidhjeve historiko-kulturore të saj me Serbinë. Deri më tani, planet afatgjata për Kosovën nuk janë diskutuar hapur as nga Jugosllavia, as nga Shqipëria. Por marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë prishur pas trazirave të fundit. Shqipëria i mbrojti publikisht protestuesit dhe akuzoi Jugosllavinë se i kishte shtypur ashpërsisht rrëmujat. Jugosllavia nga ana e saj, akuzoi deklaratat shqiptare se ato pasqyronin ”një platformë të qartë politike të pretendimeve territoriale” në dëm të Jugosllavisë. Këto tensione çojnë drejt sipërfaqes një tjetër çështje etnike të diskutueshme në Ballkan. Një nga faktorët që e ka mbajtur Jugosllavinë të bashkuar në të shkuarën ishte besimi se çdo shenjë dobësie e brendshme do të shfrytëzohej nga fqinjët armiq dhe përfundimisht nga Moska. Shembulli konkret është dhe pretendimi i Bullgarisë mbi Maqedoninë. Megjithatë, nuk ka gjasa që nën këtë udhëheqje, Shqipëria t u kërkojë ndihmë sovjetikëve. Për më shumë se dy dekada Shqipëria ka ndjekur politikat staliniste brenda dhe ato të izolimit me jashtë. Për shkaqe ideologjike, ajo u prish në fillim me bllokun sovjetik e më pas me Kinën.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2009