E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritet kontrolli për ushqimet

 

Kontrolle e garanci më të madhe për standardet e ushqimeve. Ministria e Bujqësisë ka çelur një debat me grupet e interesit dhe ekspertët për përgatitjen e akteve nënligjore mbi funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ky institucion do të jetë përgjegjësi kryesor për sigurinë ushqimore në vend. “Brenda nëntorit mund të kemi marrë në dorë vendimet e qeverisë dhe aktet e tjera nënligjore, që do të mundësojnë fillimin në 2009 të funksionimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, u  shpreh  ministri Gjana. Ngritja e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është kërkesë e marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit. Ngritja e kësaj strukture është edhe një ndër kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë për integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo pasi siguria ushqimore mbetet një ndër problemet kryesore në vendin tonë. Sipas Gjanës, situata në vendin tonë, sa  i përket sigurisë ushqimore, është përmirësuar. Ndërkohë problem mbeten ende produktet ushqimore që shiten të hapur në tregje, të paambalazhuar sipas standardeve, apo, një pjesë e mallrave të importit, që tregtohen pa etiketën në gjuhën shqipe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›