Strazimiri:Kemi ulur Numrin e të shumëkërkuave
TIRANE - “Do të punojmë për të shkatërruar grupet kriminale shqipytare që veprojnë në Evropë”. Kështu është shprehur zëvendësministri i Brendshëm shqiptar Gent Strazimiri, gjatë konferencës për Emigracionin e Paligjshëm, Krimin e Organizuar Korrupsionin dhe Terrorizmin. Sipas Strazimirit, gjatë tri viteve të fundit, autoritetet shqipatare, kanë zhvilluar 42 operacione të përbashkëta me partnerët e tyre europianë, me një koefiçent të reulztatit në masën 100 për qind. Sipas numrit 2 të dikasterit të Brendshëm, policia shqiptare, ka punuar për të ulur numrin e personave të kërkuar duke arrestuar ata, duke goditur grupet kriminale të krimit të organizuar që veprojnë brenda e jashtë Shqipërisë. “Gjatë tre viteve të fundit numri i operacioneve ndërkombëtare të zhvilluara është rritur me mbi 80%, nga Shqipëria me vendet partnere”. Sipas përfaqësuesit Shqiptar në këtë konferencë për aktivitetet grupeve kriminale të perbere nga shqiptarë në vende të ndryshme të Evropës, Strazimiri tha se policia shqiptare nuk mund të jetë përgjegjëse për to. “Ne mund të japim një kontribut shumë të madh nëse kërkohet”, pohoi zëvevndësministri.