E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet britanike, stilisti McQueen, var veten në prag të varrimit të mamasë së tij



Është zbardhur misteri i vdekjes së stilistit Alexander McQueen, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë. Burime pranë policisë së Londrës kanë deklaruar se stilisti ka varur veten në një dollap rrobash pasi ka lënë një letër. Autoritetet ligjore britanike deklaruan se nga ekzaminimet e kryera pas vdekjes ka rezultuar se stilisti ka vdekur si pasojë e asfiksimit dhe varjes. McQueen vdiq në prag të varrimit të mamasë së tij, Joyce. Ai u gjet i vdekur në apartamentin e tij në kryeqytetin britanik të enjten e kaluar, ndërkohë që në Paris po bëheshin përgatitjet për sfilatën e koleksionit të tij. Trupi i tij u gjet në ditën e vdekjes nga e motra e stilistit, Janet. Inspektori Paul Armstrong tha se në vendngjarje nuk ka pasur rrethana të dyshimta ndërsa ka paraqitur shënimin e gjetur në dhomë për hetime të mëtejshme. McQueen u emërua stilisti i vitit për 4 vite pas 1996. Në mbrëmjen e çmimeve Britatike, të martën, Lady Gaga,i dedikoi atij një këngë.

Al Paçino zëvendëson Roberto De Niron në thrillërin “I biri i askujt”

Në thrillërin “I biri i askujt” me rregji të Dito Montiel do të luajë aktori Al Paçino, duke zëvendësuar Robert De Niron. Lajmin e ka bërë të ditur “Hollyëood Reporter”.
Skenari i filmit përqendrohet tek një polic i ri, i interpretuar nga Channing Tatum, që ka për detyrë mbikëqyrjen e lagjes ku është rritur. Ndërkohë, teksa ai kryen detyrën, do të dalë një sekret i vjetër që kërcënon atë dhe familjen e tij. Filmi, xhirimet e të cilit do të nisin me 22 mars në Nju Jork, ka regjistruar parashikime të mira në festivalin e Berlinit.

18 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›