E Diel, 1 Nëntor 2026

Lady Gaga, këngëtarja italo-amerikane, triumfon në natën e ndarjes së çmimeve



Këngëtarja Lady Gaga rikonfirmohet si artistja më e suksesshme e vitit të fundit pasi ka arritur të triumfojë edhe në natën e ndarjes së çmimeve të Brit Aëards 2010.
Për këngëtaren italo-amerikane kanë shkuar tre çmime; artistja më e mirë ndërkombëtare femër, albumi më i mirë dhe zbulimi më i mirë. Mes artistëve vendas, çmime kanë marrë edhe Lily Allen, Dizzee Rascal dhe JLS. Lady Gaga, emri i vërtetë i të cilës është Stefani Germanotta, është mbretëresha e vërtetë e muzikës pop gjatë 12 muajve të fundit, ndërsa në spektaklin e djeshëm ajo ka debutuar me Robbie Ëilliams. Oasis janë vlerësuar për albumin më të mirë të 30 viteve të fundit me "What's The Story Morning Glory?".

Simpson: “Nuk do të zhvishem në një film, edhe nëse fitoj çmimin Oskar”

Këngëtarja Jessica Simpson është betuar se nuk do të zhvishet për të luajtur në një film, madje edhe sikur ta fitonte Oskarin. Simpson është paraqitur në filmin “The Dukes of Hazzard”, thotë se asgjë nuk mund ta bindë atë të zhvishet tërësisht në xhirime. “Asnjëherë nuk do të zhvishem lakuriq. Nuk më intereson se sa i zi apo intelektual do të jetë roli. Nuk më intereson, madje edhe nëse fitoj Oskar, nuk do ta bëj”, - është shprehur aktorja.

18 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›