Autoritetet çeke dëbojnë dentistin shqiptar me SIDA
Policia çeke dëboi nga Republika Çeke shqiptarin me virusin e SIDA-s, i cili deri kohët e fundit punonte si dentist në qendrën mjekësore në Pragë, bën të ditur media çeke. Policia e arrestoi dentistin në klinikën e tij më 20 mars, pas denoncimit të inspektorëve të shëndetësisë. Pas një verifikimi u konkludua se shqiptari, pavarësisht sëmundjes, e kishte kryer profesionin e dentistit në të gjitha parametrat. Fakti i të qenit me SIDA nuk do të thotë automatikisht që ai duhet të ndalohet të kryejë punën e doktorit, konfirmoi Shoqata e Dentistëve çekë. Dentisti shqiptar ishte ndaluar të kryente disa trajtime, të cilat mund të paraqesin rrezik. Policia po kontrollon nëse shqiptari i ka shkelur këto rregulla. Sipas vendimit të policisë çeke, shqiptari duhet të kthehet në atdhe brenda 24 prillit. Shoqata “Chamber Dental” tha se shqiptari nuk ishte autorizuar të punonte si dentist në Republikën Çeke, pasi nuk ishte anëtar i kësaj shoqate.
31 Mars 2009