Vodhi pasagjeren në autobusin e linjës “Athinë-Tiranë”, arrestohet 33-vjeçari
Tiranë - Mëngjesin e djeshëm është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari Blendi Qoku, me banim në qytetin e Tiranës. Mësohet se ky shtetas, mëngjesin e sotëm ka vjedhur në autobusin e linjës Athinë – Tiranë portofolin e shtetases Lutfije Lecaj, e cila ishte pasagjere. Menjëherë kjo e fundit ka lajmëruar policinë, e cila ka bërë të mundur arrestimin dhe sekuestrimin e 1150 eurove që 33-vjeçari kishte marrë nga portofoli i shtetases. Mësohet se 33-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë, në pritje të hetimit për veprën penale të “vjedhjes”.
Identifikohet trupi i mbytur dje në Borsh
Sarandë - Trupi i gjetur i mbytur dje paradite pranë brigjeve të Borshit është identifikuar nga policia e zonës. Trupi i pajetë i përket Neko Xhuvanit, e seksit grua, 84 vjeç. Kanë qenë familjarët e saj që bënë të mundur identifikimin pas lajmërimit se ishte gjetur një trup i pajetë. Familjarja e tyre mungonte prej disa ditësh në shtëpi. Xhuvani u gjet dje në derdhjen e lumit Bistricë, pranë brigjeve të Borshit, nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Trupi i saj ishte i padëmtuar, çka bën që policia të dyshojë për mbytje nga pakujdesia ose vetëmbytje të qëllimshme.
31 Mars 2009