“Humbet” aktpadia penale e Mediut ndaj Ina Ramës
Në Prokurorinë e Tiranës askush nuk përgjigjet për aktpadinë. Sekretaria konfirmon mosregjistrimin, ndërsa avokatët pohojnë të kundërtën
Habjon Hasani
Tiranë - Si është administruar aktpadia e ish-ministrit Fatmir Mediu ndaj kryeprokurores Ina Rama? Momentalisht, askush nuk di të thotë një fjalë të vetme mbi fatin e kësaj padie që i dha një tjetër përmasë hetimit të dosjes “Gërdeci”. “Albania” është interesuar jo më larg se dje në Prokurorinë e Tiranës për t’u informuar në lidhje me administrimin e kësaj padie, por duket se rruga e kësaj padie po përjeton një moment të paqartë. Në sekretarinë e Prokurorisë së Tiranës na informuan se, “padia në fjalë nuk është regjistruar ende”. Pyetëm për arsyet, por njëra prej drejtueseve të Sekretariatit të Prokurorisë na shpjegoi se duke qenë se avokatët e kishin depozituar padinë në një ditë pushimi, ata nuk kishin mundur ta çonin atë drejt e në Sekretariat pasi punonjësit e Sekretariatit nuk ishin në punë si zakonisht atë ditë. “Ndoshta ia kanë dorëzuar direkt prokurorit të rrethit apo dikujt tjetër kompetent për administrimin e saj”, - referon zyrtarja e Sekretariatit. Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka depozituar një javë më parë në Prokurorinë e Tiranës padinë penale ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe kryehetuesit të dosjes “Gërdeci”, Sokol Stojani, të cilët ndodhen jashtë vendit në një konferencë në Bukuresht.
Avokatët
Porsa “Albania” u njoh me mungesën e dosjes, në regjistrin zyrtar të padive në organin e akuzës, u lidh me avokatin Ardian Visha, i cili përfaqëson z. Mediu. Z. Visha e ka dorëzuar një javë më parë këtë padi në prokurori, por i pyetur mbi pretendimin e Sekretariatit, i cili u shpreh dje se, “ishte pushim ditën që u dorëzua padia”, z. Visha ka mohuar duke konfirmuar se padia është dorëzuar pikërisht në Sekretariat. “Padinë e kam dorëzuar vetë dhe e kam dorëzuar në Sekretariat. Këtë nuk e luan as topi. Në lidhje me mosregjistrimin, mendoj se mund të jetë procedurë rutinë, megjithatë nuk dua të paragjykoj asgjë që mund të ketë ndodhur”, - tha z. Visha. I pyetur nga “Albania” nëse ishte informuar në lidhje me fatin e kësaj padie, Visha u shpreh: “Nuk është detyra ime të mësoj në çdo kohë apo çdo moment se ku ndodhet kjo padi. Ne bëmë veprimin tonë, e depozituam. Mendoj se administrimi që do t’i bëhet do të jetë konformë procedurave ligjore dhe s’kam pse shqetësohem për këtë”.
Padia
Rreth një javë më parë, avokatët e z. Mediu, në një konferencë të posaçme për shtyp, bënë të ditur dorëzimin e aktpadisë, ndërsa vetë ish-ministri e paralajmëroi një gjyq të tillë gjatë një emisioni televiziv kur tha se, “kryeprokurorja bëri publike kërkesën për heqjen e imunitetit tim. E nëse deri tani nuk ka pasur ndonjë padi nga ana ime, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë në të ardhmen”. Për herë të parë ngrihet një kallëzim penal ndaj një prokurori të Përgjithshëm në Shqipëri. “Ina Rama shkeli detyrën duke publikuar dosjen e Mediut, që përmbante të dhëna sekrete. Kjo është vepër penale”, - thanë avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes. Paraprakisht, ekspertët e organit të akuzës kanë deklaruar se në dijeninë e tyre nuk është publikuar asnjë element që përbën nxjerrje të sekretit.
Mediu: “Nuk po bëj presion, por po kërkoj të drejtën time”
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka pranuar të sqarojë pozicionin e tij pak ditë pasi në cilësinë e deputetit njoftoi përmes avokatit të tij kallëzimin penal ndaj kryeprokurores Ina Rama dhe kreut të grupit hetimor të çështjes “Gërdeci”, Sokol Stojani, për akuzën e nxjerrjes së akteve dhe të dhënave sekrete të hetimit. “Prokurorja ka shkelur ligjin dhe ka urdhëruar vartësit e saj, si Stojani, të shkelin ligjin. Së pari, ka bërë publike fakte të hetimit dhe ka bërë interpretim të njëanshëm të tyre, e cila vjen ndesh me Kodin e Procedurës Penale, Neni 103. Ina Rama jo vetëm ka bërë kërkesën për heqjen e imunitetit tim me vendim politik, por edhe ka shkelur qëllimisht ligjin duke synuar që të realizojë qëllimin e saj kriminal në dëmin tim dhe të maxhorancës”, - tha ish-ministri. I pyetur nëse kallëzimi penal ndaj Ina Ramës i bërë ditë më parë përbën një presion ndaj organit të akuzës, ish–ministri u përgjigj: “Nuk e bëj aspak për presion ndaj Prokurorisë, por është kjo prokurore, e cila, në mënyrë të vazhdueshme, ka nxjerrë të dhëna në media gjysmë të vërteta dhe mashtrime me qëllim kriminal që të krijojë një opinion kundër meje si dhe të justifikojë qëllimin e saj joligjor, por politik. Asaj Prokurorie i është bërë presion në mënyrë të vazhdueshme që të shmangë hetimin dhe të akuzojë ish-ministrin e Mbrojtjes dhe për këtë arsye e bëra kallëzimin dhe prita derisa dosja të shkonte në gjykatë. E përsëris, ky nuk është një presion, sepse çështja ime me Prokurorinë është në gjykatë, por respektimi i ligjit është detyrë për këdo”. Këto deklarata të ish-ministrit Mediu vijnë në një kohë kur dosja “Gërdeci” pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 4 maj.
Padia: Ina Rama pati qëllime kriminale
“Sot, më datë 23 mars 2009, deputeti Fatmir Mediu ka paraqitur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin për: Shtetasen Ina Haxhi Rama, me detyrë prokurore e Përgjithshme e Republikës, pasi ajo, më datën 25 prill 2008, në cilësinë e prokurores së Përgjithshme të Republikës, në bashkëpunim me grupin e prokurorëve që janë marrë me hetimin e çështjes penale numër 3 të vitit 2008, regjistruar në Prokurorinë e Përgjithshme, kanë kryer veprën penale të ‘zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete’ parashikuar nga Neni 295/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe atë të shpërdorimit të detyrës. Për të realizuar qëllimin e saj kriminal dhe diskreditimin publik të z. Fatmir Mediu dhe për të krijuar një opinion të pavërtetë rreth tragjedisë së ndodhur në Gërdec, ajo, gjatë deklarimit të kërkesës për heqje të imunitetit, ka publikuar në mënyrë të qëllimshme dhe të paligjshme përmbajtjen e akteve procedurale të dosjes hetimore përkatëse. Kryerja e veprimit të mësipërm vjen në kundërshtim me Nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me Nenin 6, pika 2, të ligjit ‘Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’.
Akuza ndaj Ina Ramës, “komplekson” Prokurorinë e Tiranës
Si mund të hetohet një prokuror i Përgjithshëm? Shembuj konkretë nuk gjenden, të paktën që pas vitit 1998, kur Kushtetuta e Republikës i dha institucionit të prokurorit të Përgjithshëm një pozitë të fuqishme në raport me qeverinë, madje dhe me shumicën parlamentare në rastet kur Presidenti i Republikës nuk mbështeste nismat e Kuvendit për shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm. Si rregull, në rast se Prokuroria e Tiranës vlerëson pozitivisht padinë e z. Mediu dhe avancon me hetimet, duhet që të bëjë objekt të saj kryeprokuroren, ndërsa kjo e fundit duket se nuk gëzon imunitet ndaj hetimeve të institucionit që ajo vetë drejton. Kryeprokurorja është e ekspozuar ndaj një hetimi mbi një vepër penale. Ligji “Për Prokurorinë” nuk e shmang kryeprokuroren nga asnjë padi direkte e institucioneve të saj të varësisë. Ndërsa prokurori i Tiranës, Gent Xholi, ka të gjitha kompetencat për të vendosur mbi fatin e kësaj padie të paraqitur dje nga ish-ministri Mediu, të paktën bazuar në ligjin e fundit “Për Prokurorinë”, prokurorët e rretheve kanë më shumë autonomi veprimi në trajtimin e padive që u drejtohen për shqyrtim. Në kushtet kur Prokuroria e Tiranës është parë gjithnjë e më shumë si një institucion ku mazhoranca parlamentare dhe qeveria kanë pasur “akses të kënaqshëm”, pranimi i padisë penale të z. Mediu nuk do të përbënte ndonjë ngjarje të paimagjinueshme. Kjo lëvizje e z. Mediu duket se përveç vënies së të drejtës së tij në vend (për barazi para hetimit dhe mosparagjykim), duket se i dhuron mazhorancës një fitore politike të sigurt. Në rastin kur Prokuroria e Tiranës pranon padinë, automatikisht kryeprokurorja vihet në vëmendjen e opinionit publik si një person që ka paragjykuar dhe keqtrajtuar hetimin e dosjes më të rëndësishme që ka organi i akuzës. Nga ana tjetër, nëse padia e z. Mediu do të refuzohej nga Prokuroria e Tiranës, interpretimi i këtij refuzimi politikisht do të ishte kurdoherë një “as nën mëngë” i mazhorancës për të deklaruar në këtë stinë zgjedhore se, “kryeprokurorja shkeli ligjin, paragjykoi çështjen dhe bllokoi hetimin e vetes dhe të bashkëpunëtorit të saj”.
31 Mars 2009