E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha premton ligj për komunitetet fetare

Qeveria është duke përgatitur një ligj për komunitetet fetare. Kryeministri Berisha duke uruar besimtarët në ditën e Novruzit, ka bërë me dije se ‘mazhoranca do të dërgojë së shpejti në Kuvend një ligj për komunitetet fetare‘. Duke shprehur kënaqësinë që Shqipëria është i vetmi vend që ka ditë feste zyrtare ditën e Sulltan Novruzit, Kryeministri Berisha garantoi komunitetet fetare se me ligjin e ri që miratohet në Parlament, qeveria do të ndihmojë fuqishëm komunitetet fetare dhe të gjitha institucionet fetare në tërësi. Kryeministri theksoi se qeveria do të ndihmojë komunitetin bektashi për përfundimin e tempullit madhështor që është në ndërtim, si qendër e bektashizmit botëror, që u bën nder jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por bektashinjve të mbarë planetit. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kryeministri Berisha u takua me Baba Dede Reshat Bardhin. Me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, edhe kreu i shtetit, Bamir Topi, bëri një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve. Ai shprehu urime të përzemërta dhe mirënjohje për komunitetin e bektashinjve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›