E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Do të kandidoj në Qarkun e Elbasanit

Neritan Ceka konfirmoi dje se do të jetë i pari në listën e Partisë Aleanca Demokratike, në Qarkun e Elbasanit. "Nuk do të jem në asnjë qark tjetër, por vetëm në listën e PAD-së për Elbasanin", tha Ceka, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Kuvendit pas bashkëpunimit me të djathtën. Partia Aleanca Demokratike kërkon publikisht gjashtë deputetë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Kryetari i PAD-së rikonfirmoi bashkëpunimin PAD-PD, si pjesë të koalicionit zgjedhor. Sipas një përllogaritjeje nga kryetari i PAD, duke iu referuar rezultateve zgjedhore të 2007, PAD ka katër për qind të votave në nivel kombëtar. "Mund të arrijmë deri në 6 deputetë nëse shfrytëzojmë plotësisht votat e marra në shkurt të vitit 2007", u shpreh Ceka. Sipas tij, ky rezultat favorizohet edhe nga pjesëmarrja në një koalicion të madh siç është ai me PD-në. "Ky është dhe favori që kemi në krahasim me koalicionet e tjera të mundshme", theksoi Ceka duke shtuar se koalicioni me PD-në do të përkthejë në deputetë votat që aleanca demokratike ka fituar në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›