E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornado godet një qytet në Rusi

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 19:45

Një person ka gjetur vdekjen dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar në një tornado që ka goditur pjesën lindore të Rusisë, ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Tornado ka goditur gjatë natës së kaluar qytetin Blagoveshqensk, me ç’rast janë dëmtuar rreth 100 shtëpi dhe automobila.

Mediat ruse njoftojnë të hënën se autoritetet e rajonit Amur kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për të lehtësuar punën e ekipeve shpëtimtare.

Autoritetet vlerësojnë se tornado ka shkaktuar dëme në vlerë tre milionë dollarë.

Tornadot janë fenomene të rralla në Rusi, ndërsa meteorologët rusë thonë se kjo është hera e parë që një tornado godet një qytet rus.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›