Gjendja e pajisjes me karta në qytetet kryesore të vendit
FIER - Deri dje, në qytetin e Fierit kanë aplikuar rreth 9.600 qytetarë, ndërkohë 12.500 qytetarë figurojnë pa pasaportë. Janë shpërndarë më shumë se 180 karta.
DIBËR - Në Burrel kanë aplikuar afro 1600 shtetas për kartat e identitetit, në Klos rreth 1800, në Peshkopi 1900 dhe 450 në Maqellarë. Ndërsa në 31 njësi të tjera vendore, nuk është bërë asnjë hap.
MIRDITË - Në Bashkinë e Rrëshenit, nga 8000 aplikantë të shpallur, vetëm afro 1200 aplikime janë kryer deri më tash.
SHKODËR - Kanë aplikuar deri tani 28.407 persona. Në qytetin e Shkodrës janë 12 sportele aplikimi me kapacitet 800 persona në ditë, por asnjë ditë nuk ka kaluar numri 600 i aplikuesve, pasi interesi i qytetarëve nuk është shumë i madh. Ka filluar shpërndarja e kartave.
GJIROKASTËR- Në 15 njësi të qeverisjes vendore është shtrirë aktualisht procesi i pajisjes së shtetasve më karta identiteti. Shifrat zyrtare flasin për rreth 5500 aplikime, prej të cilave, numrin më të madh e mban qyteti i Gjirokastrës. Rreth 17 mijë persona nuk kanë asnjë dokument identifikimi
VLORË - Janë gjithsej tre komuna në Vlorë, ku procesi i pajisjes së kartave jo vetëm nuk ka nisur, por nuk ka filluar as faza parapërgatitore. Procesi po vijon normalisht vetëm në qytetin e Vlorës, ku po kryhet edhe shpërndarja e tyre.
ELBASAN - Shpërndarja e kartave të para të identitetit ka shtuar problemet për qytetarët. Ky proces është përqendruar në një godinë të vetme. Kjo ka bërë që radha pranë kësaj zyre të shtohet.
KORÇË - Zyra ku kryhen aplikimet ka nisur dy ditë më parë të shpërndajë kartat. Ndërkaq, në mënyrë gati të përditshme, për disa orë në ditë, bllokohen ët e instaluar në zyrën e vënë në dispozicion për procesin. Nga filiali i postës në Korçë, mësohet se numri i mandatpagesave të arkëtuara i ka kaluar 30 mijë personat.
KAVAJË - Pas shtatë javëve proces aplikimi, dje nisi edhe shpërndarja e kartave të identitetit. Aktualisht, në 2 komuna nuk ka nisur fare procesi i aplikimit. Vetëm 4 mijë banorë nga rreth 24 mijë të Bashkisë Kavajë, kanë aplikuar.
BERAT - Në këtë rreth ka një numër shumë të ulët të aplikuesve për kartat e identitetit, rreth 60-70 në ditë. Shkak për këtë është konsideruar çmimi i kartave, si dhe fakti që Berati është një qytet me papunësi të lartë. Shpërndarja e kartave ka rreth 5 ditë që ka filluar, ndërsa numri i aplikuesve, deri më dje, nuk i kalonte 8000 banorë.
DURRËS - Procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit ka nisur tri ditë më parë në qytetin e Durrësit. Ndërkohë, ka një fluks të madh të personave që tërheqin kartat, por është ulur fluksi i atyre që aplikojnë. Deri më tani, kanë aplikuar 18-19 mijë vetë.