Ministria e Drejtësisë përcakton tarifat për avokatët e paguar nga shteti
Pagesat, nga masa e sigurisë e deri te gjykimi në themel i dosjes sipas Gjykatës. Kush përfiton ndihmë falas dhe rastet kur qytetari duhet të kthejë shpenzimet
Laureta Rryçi
Tiranë - Ministria e Drejtësisë përcakton tarifat për avokatët kryesisht. Prej këtij udhëzimi përfitojnë të gjitha ata avokatë që kanë statusin avokat kryesisht. Qytetarëve që kanë probleme me Drejtësinë, por nuk kanë mundësi financiare të marrin një avokat, u vjen në ndihmë shteti duke iu garantuar një mbrojtje ligjore. Tarifat përcaktojnë se sa do të paguhen avokatët kur marrin një dosje qoftë në themel, ashtu edhe për të qenë vetëm në një masë sigurie. Tarifat ndryshojnë në varësi të mbrojtjes ligjore që jepet sipas Gjykatës ku ndodhet dosja. Ato vijnë duke u rritur nëse dosja po gjykohet në Gjykatën e Lartë apo atë Kushtetuese.
Përfituesit
Deri tani më shumë këto shërbime konkretizohen në masat e sigurisë, ku janë më të shumta kërkesat e të pandehurve që kërkojnë një mbrojtje kryesisht. Një procedurë e tillë ndiqet edhe në gjykatat e tjera, por për shkak të natyrës së punës numri i këtyre avokatëve është më i vogël. Kohët e fundit, drejtues të Zyrës së Buxhetit Gjyqësor patën deklaruar se është hedhur ideja që të rriten tarifat për këto kategori avokatësh në mënyrë që të rritej dhe puna profesionale e tyre duke e parë shërbimin më me seriozitet. Megjithatë, këto deklarata ende nuk janë hedhur në një vendim zyrtar dhe për pasojë janë në fuqi ende tarifa të përcaktuara vite më parë. Gjyqtarët e gatshëm në zbatim të ligjit kanë të drejtë të pranojnë në masa sigurie vetëm këta avokatë. Eksperienca ka treguar se kjo alternativë juridike që u jepet të gjithë të arrestuarve ka ndikuar pozitivisht për të mbrojtur të drejtat e tyre, edhe pse ka dhe raste kur këta avokatë heqin dorë nga mbrojtja e këtyre klientëve për shkak të tarifave të ulëta që ka përcaktuar shteti për seanca gjyqësore. Sipas statistikave të Gjykatës së Faktit të Tiranës, një përqindje e konsiderueshme e të arrestuarve detyrohen të zgjedhin avokat kryesisht. Një pjesë e bën këtë zgjedhje për arsye të vështira ekonomike dhe pjesa tjetër për shkak të krimit që mund të ketë kryer duke mos u kujdesur për të asnjë nga të afërmit. Kjo e fundit ka të bëjë me të gjitha ato raste kur kemi të bëjmë me krim brenda familjes.
Avokatët
Ndihma juridike parësore dhe ndihma juridike dytësore jepen vetëm nga personat që ushtrojnë profesionin e avokatit. Dhoma Kombëtare e Avokatisë dhe Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike përcaktojnë listën e avokatëve që autorizohen në përputhje me këtë ligj të japin ndihmë juridike, si dhe vendin e shtrirjes së veprimtarisë së tyre. Nëse është e nevojshme, komisioni dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë mund të organizojnë konkurs për përcaktimin e avokatëve që do të japin ndihmë juridike. Avokatët kryesisht do të monitorohen për cilësinë e ndihmës juridike që do të japin. Ky monitorim është përcaktuar që të realizohet nga Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike. Me kërkesë të të interesuarit kryesisht apo me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, komisioni verifikon dhe kontrollon cilësinë e ndihmës juridike për një rast konkret dhe në bazë të rezultateve ka të drejtë të zgjidhë kontratën e shërbimit me avokatin e autorizuar për dhënien e ndihmës juridike. Rezultatet e kontrollit do t’i dërgohen Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe mund të shërbejnë si bazë për marrjen e masave disiplinore ndaj avokatëve.
Kur kthehen shpenzimet
Në rast se përfituesi i ndihmës juridike, në përfundim të procesit gjyqësor, përfiton rimbursimin e shpenzimeve gjyqësore të parapaguara, ai detyrohet t’i kthejë Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike shpenzimet e kryera nga ky i fundit për ofrimin e ndihmës juridike në çështjen përkatëse. Personi që ka përfituar ndihmë juridike, duke paraqitur të dhëna të rreme ose të pavërteta, përfshirë edhe të dhënat për gjendjen e tij financiare, është i detyruar të kthejë të gjitha shpenzimet e kryera për ofrimin e kësaj ndihme. Kërkesa për dhënien e ndihmës juridike, në formën e përfaqësimit në gjykatë, për një çështje civile ose administrative, duhet të paraqitet personalisht nga kërkuesi apo përfaqësuesi i tij, i autorizuar me prokurë. Formulari i kërkesës dhe dokumentet shoqëruese përcaktohen me vendim të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike.
Përfaqësimi në çështjet penale
Dhënie e mbrojtjes për ndalimet e arrestimet deri në seancën e caktimit të masës së sigurimit 15 000 lekë
Ndihmë juridike për hetimet paraprake deri në dërgimin e çështjes në gjykim:
a) Për kundërvajtje 20 000 lekë
b) Për gjykimet në shkallë të parë 50 000 lekë
Ndihmë juridike në Gjykatën e Shkallës së Parë
a) Për krimet që parashikohet dënim deri në 5 vjet 30 000 lekë
b) Për krimet që parashikohet dënim mbi 5 vjet 80 000 lekë
Shërbime juridike (përfaqësimi) në Gjykatën e Apelit 40 000 lekë
Shërbime juridike (përfaqësimi) në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 50 000
Përgatitje të kërkesave ankimore dhe të tjera 10 000
Këshillime juridike për çdo orë 500-1500
Shërbimi për të miturit do të jetë sa gjysma e tarifave të mësipërme
Përfaqësimi për çështjet civile
Përfaqësimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, pa palë 15 000
Përfaqësimi në Gjykatën e Shkallës së Parë, me palë 40 000
Përfaqësimi në Gjykatën e Apelit 45 000
Përfaqësimi në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 60 000
Përgatitja e kërkesave ankimore 15 000
Rekurse dhe kërkesa në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese 25 000
Këshillime juridike 1 000
2 Prill 2009