E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurrencës-Hartohen ligje për kufizim të tregut

Shtrembërimi i konkurrencës për biznesin e ka zanafillën nga vetë ligjet që harton qeveria. Pra janë vetë ligjet që hartohen nga qeveria ato të cilat potencialisht kanë ndikim në shtrembërimit e tregut. Nga vlerësimet legjislative që Autoriteti i Konkurrencës ju ka bërë projektligjeve të qeverisë, ka rezultuar se në 11 prej tyre preken elementët e sigurisë. Burime pranë Autoritetit të Konkurrencës, vlerësojnë se në këtë numër të konsiderueshëm të qeverisë ka shkallë të kufizimit dhe shtrembërimit të konkurrencës. Por përveç kësaj situate të evidentuar Autoriteti i Konkurrencës ju ka përcjellë institucioneve shtetërore materiale udhëzuese për mbrojtjen e konkurrencës. Tashmë këto projektligje janë miratuar nga Parlamenti të cilat priten që në të ardhmen të ndezin akoma më debate se gjatë diskutimit të tyre. Konkretisht të dhënat e autoritetit të Konkurrencës tregojnë se shkelje të funksionimit të rregullave të tregut paraqiten në mjaft projektligje, diskutimi i të cilave ka ndezur mjaft debate në Kuvend. Pra janë konstatuar pengime të konkurrencës në ligjin e hartuar prej ministrisë së Ekonomisë “Për lojrat e fatit , kazinotë dhe hipodromet”. Po ashtu probleme për shtrembërimin e konkurrencës janë paraqitur dhe në dhe në ligjin “Për funksionimin dhe krijimin e zonave ekonomike” si dhe në projektin mbi rregullat dhe procedurat e shitjes së energjisë. Të dyja këto projektligje janë të hartuara sërish nga Ministria e ekonomisë. Po ashtu një nga projektligjet më të debatuara në Kuvend gjatë vitit të kaluar ka qenë dhe ai për transmetimet numerike. Por më sa duket kundërshtimet e ngritura nga biznesi mbi këto projektligje kanë qenë të drejta, pasi edhe vetë autoriteti i konkurrencës vlerëson që ai shtrembëron rregullat e tregut të lirë. Në listën e këtij institucioni veçohen edhe projektligjet e hartuara nga Ministria e Bujqësisë, si abuzive në drejtim të funksionimit të tregut të lirë. Institucioni rregullator për projektligjet e kësaj ministrie veçon atë të zhvillimit rural, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”. Listës së gjatë për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore i bashkëngjiten edhe projektvendimet e Ministrisë së brendshme mbi miratimin e strukturës së pagës nënpunësve të administratës. Po ashtu edhe shoqëritë tregtare nuk përjashtohen me kufizime në funksionimin e tregut. Tashmë projektligji i miratuar disa ditë më parë nga parlamenti “për sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare” është vlerësuar nga autoriteti i Konkurrencës me kufizim të tregut. Pra hartimi i të gjitha këtyre projektligjeve përcjell mjaft qartë pengesat që do të vazhdojë të hasë biznesi, duke mos demonstruar nisma në përmirësimin e klimës së tij. Edhe vetë autoriteti i konkurrencës është i vetëdijshëm që ministritë do të vazhdojnë të hartojnë projektligje të tilla dhe për të shmangur këtë situatë, prej tij ka nisur konsolidimi i metodologjisë së vlerësimit. Po ashtu në përmbushjen e këtij procesi Autoriteti i Konkurrencës ka përgatitur matricën për vlerësimin e legjislacionit që prek fushën e konkurrencës.      Ligjet të vlerësuara me kufizim në konkurrencë:   1.“Për dhënien me qera të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore” 2.“Për lojrat e fatit, kazinotë dhe hipodromet” 3. “Për krijimin dhe funksionimin e zonave ekonomike” 4. “Për projektin mbi rregullat dhe procedurat e shitjes së energjisë” 5.”Për transmetimet numerike eksperimentale të Republikës së Shqipërisë” 6.”Për bujqësinë dhe zhvillimin rural” 7.”Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin për ujitjen dhe kullimin” 8.”Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve” 9.”Për sipërmarrësit dhe shoqëritë tregtare” 10.”Për miratimin e planit kombëtar për zbatimin e MSA” 11.”Për miratimin e strukturës dhe nivelit të pagave të administratës shtetërore”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›