Vorë, 4 milion për ambulancën e zonës
TIRANE - Ministria e Shëndetësisë vuri në dispozicion një fond prej 4 milion lekësh për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore në qytetin e Vorës, për të përballuar situatën e krijuar nga ngjarja e 15 marsit në Gërdec. Punimet për këtë qendër pritet të nisin brenda tre ditëve. Masa të tjera të marra nga kjo ministri janë organizimi i shërbimit 24 orë në Qendrën Shëndetësore të Vorës dhe vendstrehimin e popullatës së zonës në shtëpitë e pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencën e Durrësit. Në këto qendra janë vënë në dispozicion të gjitha medikamentet e nevojshme për përballimin e të sëmurëve, gjithashtu Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të pajisë me libreza shëndetësore popullatën e strehuar në shtëpitë e pushimit në plazhin e Durrësit. Aktualisht në këto qendra po organizohet shërbimi psikologjik me ekipe multi-disiplinare, ndërkohë Ministria e Shëndetësisë po merr të gjitha masat për mbajtjen nën kontroll të gjendjes higjeno-sanitare.