E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurrencës çon raportin në Kuvend

03/03/2009  Sot 5-vjetori i krijimit

Autoriteti i Konkurrencës ka paraqitur raportin vjetor të punës së bërë gjatë vitit të kaluar në Kuvend. Raporti parashikon gjithashtu edhe programin e punës së këtij institucioni përgjatë këtij viti. “Eksperienca e deritanishme tregoi se eficienca e zbatimit të ligjit dhe politikës së konkurrencës është e lidhur ngushtë me disa faktorë, të cilët kryesisht kanë qenë objektivat e Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2008. Mbikëqyrja e tregut dhe ndërhyrja ndaj praktikave anti-konkurruese marrëveshjet e ndaluara apo abuzimet me pozitën dominuese apo realizimi i kontrollit të përqendrimeve dhe shit-blerjet e aksioneve përbëjnë thelbin e funksionimit”, - thekson në fjalën e saj kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati. Ndërkaq data 3 mars që përkon e vendimin e parë të marrë nga Komisioni i Konkurrencës si institucion i pavarur publik, është shpallur Dita Kombëtare e Konkurrencës. Vitin e kaluar ky autoritet ndërmori disa hetime, si në tregun e karburanteve, në atë të energjisë elektrike dhe në atë të komunikimeve elektronike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›