Skema e kalimit në pronësisë
03/03/2009 Një program me bankat do të mbikëqyrë shmangien nga detyrimet financiare
Hapat e ndjekura nga vetëdeklarimi deri në marrjen e kartelës së pronësisë
Pas plotësimit të dosjeve për legalizimin pronarët e objektit marrin lejen për legalizim. Ata pajisen me faturën që duhet të paguajnë. Vetëm pasi të kenë paguar shumën e kërkuar bëhet shpronësimi i tokës nga pronari legjitim. Më pas objekti kalon për hipotekim nën emrin e ndërtuesit apo pronarit të saj. Aktualisht Agjencia e Legalizimit është duke dhënë tituj pronësie për pronarët e objekteve që janë miratuar nga Këshilli i Ministrave. Kjo është rruga që është ndjekur nga vetëdeklarimi, miratimi i zonave informale, verifikimi në terren e deri te dhënia e titujve të pronësisë.
Regjistrimi
Procedura për regjistrimin e pasurive të paluajtshme të legalizuara është përcaktuar me vendimin 258 të Këshillit të Ministrave. Në këtë vendim tregohen detyrimet e ALUIZNI-t dhe ZRPP-së. “Në bazë të kësaj procedure Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t paraqet për çdo legalizim pranë ZVRPP-së dokumente si lejen e legalizimit të objektit, gentplanin e objektit, planimetrinë për çdo kat, volumet e kartelave, regjistrin e parcelave ndërtimore dhe hartën treguese të përditësuar”, - theksojnë burimet. ZVRPP-ja brenda 15 ditësh nga marrja e kësaj kërkese verifikon saktësinë e të dhënave të kartelës së pasurisë dhe kryen procedurat e regjistrimit fillestar për ndërtimet pa leje. Regjistrimi fillestar në hipotekë për pronat në proces legalizimi është faza e fundit e procesit. Legalizimi është parashikuar paralelisht me kompensimin e ish-pronarëve. ALUIZNI është institucioni që është marrë me përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor pas verifikimit në terren dhe dhënien e titujve të pronësisë.
Kompensimi
Fondi i paguar për tokën kalon në 80 për qind për ish-pronarin e truallit dhe 20 për qind për urbanizimin e zonës. Paralelisht me këtë situatë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bën dhe kompensimin e të zotëve të tokës. Ky kompensim bëhet me çmimin e tregut, i cili llogaritet sipas metodikës së posaçme që ka miratuar disa vite më parë Qeveria. Tashmë 168 pronarë janë duke përfituar kompensimin nga fondi i legalizimeve, lista e të cilëve është miratuar në fund të dhjetorit të kaluar.
Programi me bankat
Askush nuk ka mundësi t’i shpëtojë detyrimeve financiare për objektet pa leje. Në situatën kur ka nisur procesi i pagesave për tarifën e shërbimit, taksën e ndikimit në infrastrukturë, apo penalitete dhe sanksione për ndërtimet e paligjshme që janë përfshirë në procesin e legalizimit, Agjencia e Legalizimeve është duke mbikëqyrur procesin e arkëtimit, që ka sjellë deri tani mbi 600 milionë lekë në arkën e këtij institucioni. Kjo do të bëhet në bashkëpunim me aktorët e sistemit bankar. “ALUIZNI-i në bashkëpunim me sistemin bankar do të aplikojë një program kompjuterik të avancuar, për monitorimin e rreptë të procesit të vjeljes së të ardhurave, përpunimin e shpejtë të informacionit të gjeneruar, si dhe parandalimin e rasteve të shmangies nga detyrimet financiare të parashikuara në kuadrin ligjor”, - thanë burime të këtij institucioni. Qytetarët mund të kryejnë me lehtësi pagesat sipas tarifave përkatëse jo vetëm në pikat e Postës Shqiptare, por edhe në bankat e nivelit të dytë në vend, gjë që ka mundësuar ngritjen e një rrjeti të dendur pikash pagese.
Taksa e ndikimit
Ndryshimet për pagesat në ligjin për legalizimet
Një prej ndryshimeve që ka miratuar Këshilli i Ministrave për ligjin e legalizimeve është fakti që taksa e ndikimit në infrastrukturë të paguhet brenda 30 ditëve nga data e pajisjes me formularin e pagesës për llogari të njësisë së qeverisjes vendore, ku ndodhet ndërtimi informal. Fondi, i krijuar nga pagesa e kësaj takse, do të përdoret për financimin e studimeve urbanistike, realizimin e tyre dhe përmirësimin e infrastrukturës së territoreve, që legalizohen. Në ligj janë bërë edhe disa ndryshime të tjera në fund të vitit sa i përket pagesës që duhet të bëjnë personat që kërkojnë të legalizojnë banesat e tyre. “Brenda një muaji nga pajisja me formularin e pagesës së tarifës së shërbimit, subjektet, që do të vazhdojnë procedurat e legalizimit të objekteve pa leje apo shtesave informale, në ndërtime me leje, do ta derdhin këtë pagesë në numrin e llogarisë bankare, të hapur për këtë qëllim nga ALUIZNI”, - thuhet në vendimin e miratuar. Gjithashtu, sipas vendimit, subjektet që kanë vetëdeklaruar jashtë afateve ligjore (në muajin e 3-të dhe të 4-t) të periudhës së vetëdeklarimit, së bashku me tarifën e shërbimit do të shlyejnë dhe sanksionet e parashikuara, për këtë qëllim, për llogari të ALUIZNI-t, duke iu referuar kohës së vetëdeklarimit dhe natyrës së ndërtimit informal (vilë, shtesë familjare, shtesë tregtare), të parashikuara në nenin 8, të ligjit për legalizimin. Të ardhurat e mbledhura nga këto sanksione do të përdoren nga ALUIZNI së bashku me tarifën e shërbimit.
Miratohen edhe 120 mijë prona
Pallatet me shtesa, vijon puna për dosjet në Tiranë
Agjencia e Legalizimeve ka tërhequr 5 726 dosje nga bashkia Tiranë për shtesat e pallateve para vitit 1993. Sipas të dhënave zyrtare nga kjo agjenci, për këto shtesa që janë futur në proces legalizimi është bërë pagesa nga shkelësit e ligjit dhe pritet që të vijojë puna deri në hipotekimin përfundimtar të tyre, për regjistrimin në zyrën e Pasurive të Paluajtshme. Ligji detyron Agjencinë e Legalizimeve që të nisë procedurën e hipotekimit. Specialistët e ALUIZNI-t kanë përpunuar vetëm në Tiranë dosjet për 5 726 pallate të tjera, ndërtuesit e të cilëve kanë tërhequr dokumentacionin përkatës për t’i dhënë fund procedurave të fundit për sa u përket pagesave. Ndërsa vijon puna e verifikimit të të dhënave në terren për vetëdeklarimin. Ky proces, sipas burimeve zyrtare, vijon me tërheqjen e dosjeve nga të gjitha minibashkitë në rastin e Tiranës dhe me bashkitë e tjera në rrethe. Po kështu, sipas afateve të përcaktuara në ligj, deri në muajin mars miratohen rreth 120 mijë prona të reja në të gjithë Shqipërinë. Kjo duke vijuar dhe me urbanizimin si dhe me dhënien e adresave për secilën nga zonat. Në një njoftim të Agjencisë së Legalizimeve bëhet e ditur se këto subjekte kanë përfunduar si pagesën e tarifave ashtu dhe çmimin e truallit.