Autoriteti i Konkurrencës gjobit dy kompani të prodhimit të miellit
Autoriteti i Konkurrencës vendosi dje të gjobisë dy kompanitë më të mëdha në vend që merren me importin e grurit dhe prodhimin e miellit të bukës, pas një hetimi të thelluar në këtë treg. AK gjobiti kompanitë "Bloja" sh.a. dhe "Atlas" sh.a., për koordinim në përcaktimin e çmimeve të produkteve të tyre dhe për ndarjen e tregut.
"Nga hetimi rezultoi se ndërmarrjet ‘Atlas‘ sh.a. dhe ‘Boja‘ sh.a., nuk kanë konkurruar në tregun e importit të grurit dhe prodhimit të miellit. Këto ndërmarrje kanë koordinuar sjelljen për sa i përket përcaktimit të çmimeve të tregtimit të produkteve përkatëse, si dhe kanë ndarë burimet e furnizimit. Si pasojë e kësaj sjelljeje, këto ndërmarrje kanë aplikuar çmime të njëjta të shitjes së grurit për prodhimin e bukës. Këto dy ndërmarrje kanë fuqi të ndjeshme në treg. Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi (me anë të vendimit nr. 125, dt. 14.10.2009, ‘Për kufizim të konkurrencës në tregun e importit të grurit dhe prodhimit dhe shitjes së miellit për prodhimin e bukës‘) që për pjesëmarrje në marrëveshjen e ndaluar të gjobisë ndërmarrjen ‘Bloja‘ sh.a., në shumën prej rreth 38.5 milionë lekë dhe ndërmarrjen ‘Atlas‘ sh.a., në shumën prej rreth 27.8 milionë lekë", njoftoi Autoriteti i Konkurrencës. Kompanitë deklaruan se do të ankimojnë në gjykatë vendimin e AK-së.
Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria importoi 112 mijë tonë grurë, i cili u përdor për 70 mijë tonë miell të përshtatshëm për prodhim buke. AK nuk futi në llogari importet e grurit durum, i cili përdoret për prodhim makaronash. Xhiroja e përgjithshme e miellit të bukës të prodhuar me grurë importi është rreth 26 milionë euro në vit.
Autoriteti i sugjeroi Ministrisë së Financave të rishikojë politikën e "çmimeve të referencës" që përdoren nga doganat në taksimin e importeve të grurit. Sipas AK-së, një politikë e tillë kufizon konkurrencën mes kompanive në treg. Doganat përdorin çmime reference për taksimin e mallrave të ndryshme nën justifikimin se faturat e dorëzuara nga kompanitë importuese janë të pabesueshme, por shumë shpesh ndodh që çmimet referuese përdoren edhe për të mbushur buxhetin e shtetit në kohë vështirësish.