E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla në Librazhd: “Qeveria nuk ka bërë asgjë për fëmijët jetimë”



Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, zhvilloi një takim me nëna që rrisin të vetme fëmijët e tyre jetimë. Balla shprehu shqetësimin se sot, në përfundim të mandatit të saj 4-vjeçar, qeveria nuk ka bërë asnjë përpjekje për të mbështetur dhe ndihmuar fëmijët jetimë. Ai përmendi indiferencën e treguar nga maxhoranca në drejtim të projektligjit për ndihmën e fëmijëve jetimë. Deputeti i PS-së Balla u tha se qeveria e ardhshme do të bëjë ligje në bashkëpunim me grupet e interesit dhe premtoi se socialistët do të kalojnë në Kuvendin e ri projektligje nga të cilat do të përfitojë edhe kjo pjesë e nëpërkëmbur e shoqërisë: “Fëmijët tuaj janë dy herë jetimë, janë jetimë pa baba, po edhe për shkak të indiferencës së shtetit. Kemi një kryeministër që thotë se do t’i japë falas këtij grupi shoqëror apo atij tjetri kartën e identitetit, apo do të bëjë këtë dhe do të bëjë atë, ndërkohë që në Kuvendin e Shqipërisë, që nga 20 maji i 2007-s, është i depozituar një projektligj, i cili garanton një asistencë të domosdoshme për ju nëna dhe motra për të rritur si duhet fëmijët tuaj. Ajo që mund t’ju garantoj unë dhe Partia Socialiste është se qeveria e re, pas 28 qershorit, do të hyjnë në konsultime të drejtpërdrejta me shoqatën tuaj dhe me ju, në mënyrë të tillë që ne të ndërtojmë një mekanizëm që me të vërtetë fëmijët jetimë, pa nënë ose pa baba, të garojnë të barabartë në fushën e jetës me të gjithë fëmijët e tjerë”, - tha Balla.

12 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›