Autoriteti i Konkurrencës nis hetime të thelluara në tregun e prokurimeve të automjeteve
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim të thelluar në tregun e prokurimeve të automjeteve të reja ndaj katër firmave që operojnë në vend. Në buletinin zyrtar të AK mësohet se nga hetimet paraprake në tregun e prokurimeve të makinave të reja rezulton
se ekzistojnë evidenca në formë elektronike dhe shkresore të bashkëpunimit midis katër ndërmarrjeve të tregtimit të makinave të reja për pjesëmarrje në prokurime publike çka mund të përbëjë një praktikë të bashkërenduar ndërmjet ndërmarrjeve që veprojnë në tregun përkatës. Ndërkohë mësohet se hetimet kanë nisur disa muaj më parë ndërsa vendimi për nisjen e hetimeve mban numrin 135 dhe datën 21. 12. 2209.
Ndërmarrjet
Ndërmarrjet përdorin skemën e ofertave të mbuluara duke pranuar për të ofruar më lart sesa oferta e fituesit të zgjedhur, si dhe njëra nga konkurrueset pranon të ofrojë me një vlerë e cila është shumë më e madhe për tu pranuar si fituese.
Nga hetimet paraprake është konstatuar se nga dokumentet e dorëzuara nga Autoritet Kontaraktore mbi ofertat e kompanive mbi të cilat kanë nisur hetimet, të cilat janë vlerësuar edhe në bazë të Metodologjisë për luftën ndaj koordinimit të ofertave të prokurimeve publike, kanë gabime të njëjta ortografike, çka mund të përbëjë një element të mundshëm të koordinimit të sjelljes.
Ofertat
Është vënë re se ndërmarrjet rrisin vlerën e ofertës fituese nga 95-99 për qind, pra afër fondit limit, që mund të vijë si rrjedhojë e bashkëpunimit. Në tendera ose lotet ku pjesëmarrja është më e madhe se këto katër ndërmarrje ofertat fituese rezultojnë 83- 6 për qind të fondit limit. Rezultatet e hetimit paraprak tregojnë për mundësinë e ekzistencës së një sjellje të bashkërenduar bë kuptim të nenit 3, pika 4 dhe të nenit 4 të Ligjit nr. 9121, Për mbrojtjen e konkurrencës. Për hapjen e procedurës së hetimeve të thelluara në tregun e prokurimeve të automjeteve të reja.
Legjislacioni
Sipas legjislacionit në fuqi shkelja e kushteve të konkurrencës është parashikuar në një ligj të veçantë. Ligji 9121 ka parashikuar të rregullojë kushtet në të cilat firmat duhet të bëhen pjesë e tenderave dhe të zbatojnë rregullat e lojës. Në këtë ligj është parashikuar edhe rregullimi i kushteve të konkurrencës në treg. Për sa i përket ndërmarrjeve pjesëmarrësve në tendera ky ligj zbatohet për: a) ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg, b) të gjitha subjektet e përcaktuara në pikën 1 të këtij neni që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ato që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, nëse pasojat e kësaj veprimtarie ndihen në tregun e brendshëm. Ky ligj nuk zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve dhe për marrëdhëniet që janë objekt i një kontrate kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave. Sipas ligjit ndalohet marrëveshjet që ndalohen, sipas pikës 1 të këtij neni dhe që nuk përjashtohen sipas neneve 5, 6 dhe 7, janë të pavlefshme. Ligji "Për mbrojtjen e Konkurrencës" mbështet në tre shtylla kryesore që përcaktojnë mbrojtjen e konkurrencës: abuzimin me pozitën dominuese; marrëveshjet e ndaluara në formën e karteleve dhe bashkimet ose përqendrimet e ndërmarrjeve, si dhe të gjithë kuadrin ligjor që rregullojnë aktivitetin e një institucioni të pavarur në Republikën e Shqipërisë. Ky institucion e koncepton funksionimin e tij si nxitës dhe avokat i konkurrencës dhe i interesave të konsumatorit, me synimin final që tregu të gjenerojë zhvillimin.
Ligji Nr.9121,
Neni 4
Marrëveshjet e ndaluara
1. Ndalohen të gjitha marrëveshjet, të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që:
a) caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi;
b) kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet;
c) ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit;
2
ç) zbatojnë kushte të ndryshme për transaksione të njëjta me palë të tjera tregtare, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence;
d) kushtëzojnë lidhjen e kontratave me pranimin nga palët e tjera kontraktuese të detyrimeve shtesë që, për nga natyra ose nga përdorimi i tyre tregtar, nuk kanë lidhje me objektin e këtyre kontratave.
Neni 3
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. "Ndërmarrje" është çdo person fizik ose juridik, privat a publik, që kryen veprimtari ekonomike. Si ndërmarrje konsiderohen edhe organet e administratës qendrore e vendore, si dhe entet ose institucionet publike, kur kryejnë veprimtari ekonomike.
2. "Grupime ndërmarrjesh" janë grupimet e ndërmarrjeve të çdo forme, ligjore a faktike, që janë ose jo person juridik, privat a publik, me qëllim fitimprurës ose jo, të cilat mbrojnë interesat e ndërmarrjeve anëtare.
3. "Veprimtari ekonomike" është veprimtaria prodhuese, tregtare, financiare ose profesionale, që shoqërohet me blerjen dhe shitjen e mallrave dhe/ose me ofrimin apo përftimin e shërbimeve.
4. "Marrëveshje" janë marrëveshjet e çdo forme, të lidhura ndërmjet ndërmarrjeve, me ose pa forcë detyruese, vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, si dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve, të cilat veprojnë në të njëjtin nivel, pra marrëveshje horizontale ose në nivele të ndryshme, pra marrëveshje vertikale, të tregut.
5. "Pozitë dominuese" është pozita e një ose më shumë ndërmarrjeve, që i lejon ato të jenë të afta të veprojnë, për sa i takon ofertës ose kërkesës, në mënyrë të pavarur nga pjesëmarrësit e tjerë në treg, si: konkurrentët, klientët ose konsumatorët.
6. "Produkt" është çdo mall, i shitur ose i blerë, ose çdo shërbim i ofruar apo i përftuar në treg nga ndërmarrjet.
7. "Treg përkatës" janë produktet që vlerësohen si të zëvendësueshme nga konsumatorët ose klientët e tjerë, për sa u përket karakteristikave, çmimit dhe funksionit të tyre dhe që ofrohen ose kërkohen nga ndërmarrjet në një zonë gjeografike me kushte të njëjta konkurrence, zonë kjo e cila veçohet nga zonat e tjera kufizuese.
8. "Autoriteti i Konkurrencës", që më poshtë do të quhet Autoriteti, është struktura e ngarkuar me kontrollin e zbatimit të këtij ligji.
9. "Komision i Konkurrencës", që më poshtë do të quhet Komisioni, është struktura vendimmarrëse e Autoritetit të Konkurrencës.
Ornela Manjani