E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria raporton në OBT për politikat tregtare

Orientimi i politikave tregtare të Shqipërisë është prezantuar dje në Organizatën Botërore të Tregtisë në një raportin e posaçëm. Ky raport është një dokument thelbësor i OBT, dhe si i tillë është një dokument shumë i rëndësishëm për qeverinë shqiptare sepse prezanton klimën e

të bërit biznes në Shqipëri, stabilitetin makro-financiar të vendit, liberalizimin e tregjeve të mallrave, produkteve bujqësore dhe të shërbimeve, reformat për rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, shkallën e përafrimit të legjislacionit kombëtar me parimet e tregtisë së lirë të sanksionuara në marrëveshjen që themeloi OBT. Qeveria shqiptare ka parashikuar reformat e mëdha strukturore ekonomike të viteve të fundit, shpjegoi performancën e lartë dhe stabilitetin e admirueshëm makroekonomik të vendit, reformat e ndërmarra në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte, si dhe potencialin e Shqipërisë për të tërhequr investime në sektorët e turizmit, bujqësisë, transportit etj. Ndërsa, në fjalën e tij të oponencës, si diskutant i raportit, ambasadori Major, përgëzoi Shqipërinë për progresin e jashtëzakonshëm të arritur si dhe theksoi rëndësinë e reformave strukturore të thella, që mundësuan përballjen me sukses të krizës ekonomike globale. Më pas diskutuan 15 vende të ndryshme, ndërmjet të cilave përfaqësuesi i BE-së, i SHBA, i Kinës, Tajvanit, Kanadasë, Brazilit, Indisë, Pakistanit Koresë, Kroacisë, Maqedonisë

Last Updated on E Premte, 30 Prill 2010 20:37

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›