E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurrencës, pesë vjet aktivitet



Autoriteti i Konkurrencës mbushi dje 5 vjet nga themelimi i tij. Me këtë rast u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë "Konkurrenca në ekonomitë e vogla dhe informale". Në të ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, ministri i Ekonomisë Genc Ruli, si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, autoritete të Konkurrencës nga vendet e rajonit, ekspertë të ekonomisë dhe jurisprudencës, akademikë, etj. Me rastin e 5-vjetorit të Autoritetit të Konkurrencës, kryetarja e këtij institucioni, Lindita Milo, është shprehur se që në kohën kur ka filluar funksionimi i Autoritetit të Konkurrencës ka pasur reagime pozitive në treg si dhe rezultate që tregojnë për një rënie të situatave monopol. Më tej, ajo ka shtuar se rritja e ankesave nga ana e shumë bizneseve tregon një besim dhe partneritet me ta. Ndërkaq edhe ministri i Ekonomisë, Ruli, tha se roli i këtij institucioni ka qenë mjaft vendimtar sidomos në fushën e situatave të krijuara në tregun e telefonisë së lëvizshme dhe fikse.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›