Mallrat e akcizës, sa do të jenë tarifat e reja në doganat shqiptare për vitin 2009
Nga akciza do të mblidhen këtë vit rreth 44 miliardë lekë.
Ervin Koçi
Rritja e akcizës nga ana e qeverisë këtë vit për mallrat e luksit pritet t’i shtojë buxhetit të shtetit një sasi të konsiderueshme të ardhurash, e cila pritet të kapë shumën e miliarda lekëve. Rritje të akcizës pritet të kenë kryesisht mallrat e konsumit ku edhe ajo pjesë e artikujve që konsiderohen si artikuj luksi (kafeja, pijet alkoolike, cigaret, hidrokarburet, parfumet, ari dhe bizhutë, etj.) sërish është pjesë e artikujve të konsumit që vjen nga importi. Importuesit shqiptarë tani mund të mësojnë më mirë se sa do të jenë realisht tarifat e akcizës për mallrat që ata do të fusin në vend. Gazeta “Albania” boton në numrin e sotëm tabelën e plotë me tarifat e reja të akcizës për të gjitha mallrat që kanë këtë lloj takse. Kjo gjë do t’u shtojë edhe konsumatorëve shqiptarë më tepër shpenzime, pasi rritja e artikujve që preken nga rritja e akcizave rëndon në xhepat e tyre. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, barra që duhet të paguajnë vetëm importuesit e naftës për çdo litër karburant gjatë këtij viti do të sjellë 2 miliardë lekë shtesë në arkën e shtetit. Ekspertët e ekonomisë kanë parashikuar që rritja e peshës së akcizës ndaj PBB-së do të arrijë në 3.8 për qind në vitin 2009. Ky nivel do të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë viteve në vijim, ku nga 3.5 për qind e PBB-së, që ishte parashikuar në buxhetin suplementar të vitit 2008, ajo do të rritet më tej gjatë këtij viti (2009) dhe kështu në vazhdim. Ndryshimi i normave të akcizës parashikohet të jetë rreth 8 për qind këtë vit.
Rritja e akcizës
Parashikimi i të ardhurave nga akciza për vitin 2009 do të jetë rreth 44 miliardë lekë, me një rritje vjetore 25 për qind, ose 3.8 për qind e PBB-së. Ndryshe nga taksat e tjera, nga akcizat qeveria parashikon një rritje të lehtë në raport me PBB-në deri më 4 për qind. Niveli i kësaj takse, e cila aplikohet për mallrat e konsumit që vijnë nga importi (pije alkoolike, cigare, kafe, naftë) do të jetë objekt i ndryshimeve nga Ministria e Financave. Qeveria bëri një rritje të akcizës për naftën me 37 lekë litri. Sa i takon rritjes vjetore, akcizat do të kenë shënjestër 12 për qind rritje. "Edhe pse ndryshimi i politikave nuk është përfshirë në parashikim, në vitet që vijnë normat e akcizave për disa nga mallrat e forta pritet të harmonizohen me strukturën e akcizave në legjislacionin e harmonizuar të Bashkimit Europian", - sqaron Ministria e Financave.
Kur nuk kanë pagesë
Mallrat e akcizës mund të dalin nga një magazinë tatimore pa pagesën e akcizës vetëm në rastet kur ato janë të destinuara për eksport, kur janë për t’u dërguar në një magazinë tjetër tatimore të miratuar. Po kështu, parashikohen lehtësira edhe për rastet kur janë furnizime për anije apo avionë, si artikuj të shitjes me pakicë për pasagjerët, me kushtin që këto anije apo avionë ndalesën e parë ta kenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
4 Mars 2009