Raporti i INSTAT-it: “Janari 2009 shënoi rënie të import-eksporteve”
Ritmi i eksporteve në janar është ulur në nivelin 5% . Akoma më e thelluar paraqitet rënia e importeve
Ervin KOÇI
Viti 2009 ka nisur me një ngadalësim të dukshëm të ritmeve të aktivitetit tregtar në vend si pasojë e krizës së rëndë ekonomike që ka përfshirë tw gjithë botën. Këtë gjë e ka konfirmuar, nëpërmjet shifrave, edhe raporti më i fundit i INSTAT-it mbi tregtinë e jashtme, i cili i referohej muajit janar të këtij viti. Shifrat e publikuara dje nga INSTAT-i konstatohen si shqetësuese sidomos për eksport- importet, gjw qw dëshmon për ndikimin e drejtpërdrejtë të krizës globale mbi ekonominë tonë. Rënia e eksport-importeve ka thelluar deficitin tregtar në vend, edhe pse sipas ekspertëve, “vetw rënia e importeve përmirëson deficitin tregtar, i cili për muajin janar arriti në 21 milionë lekë”. Rënien më të madhe të eksporteve e kanë shënuar materialet e ndërtimit në masën 32 për qind. Gjatë këtij muaji ka shënuar ulje të ndjeshme importi i të gjitha grupeve të mallrave, si makineritë e pajisjet, në masën 42.1 për qind, produktet kimike dhe plastike në 39.2 për qind, si dhe grupi i produkteve ushqim-pije dhe i duhanit.
Raporti import-eksport
Muaji janar 2009 ka sjellë statistika problematike për importet dhe eksportet në vend, të cilat kanë shënuar rënie drastike në shumë zëra. Në të dhënat e publikuara nga INSTAT-i, ritmi i eksporteve përgjatë muajit janar është ulur në nivelin 11.6 për qind, krahasuar me janarin e vitit paraardhës (2008) dhe 4.5 për qind në raport me dhjetorin (2008). Më e thelluar paraqitet rënia e importeve në vend, ku, sipas buletinit të publikuar, gjatë këtij muaji importet kanë rënë me 35.5 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2008, gjw qw do të thotë një rënie e theksuar e konsumit në vend. Në muajin janar 2009, importi i mallrave me akcizë arriti vlerën 2,989 miliardë lekë, duke zënë 10.8 për qind ndaj totalit të importit. Sipas INSTAT-it, krahasuar me janarin 2008, importi i mallrave me akcizë pësoi ulje prej 5.1 për qind. Peshën më të madhe të këtyre mallrave e zënë nënproduktet e naftës me 68.1 për qind.
Partnerët tregtarë
Gjatë muajit janar të vitit 2009, tregtia e Shqipërisë me vendet e Bashkimit Europian zuri 69,3 për qind të totalit. Sipas INSTAT-it, në krahasim me muajin paraardhës, janë rritur eksportet e grupeve “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” 24,1 për qind, “produkte kimike dhe plastike” me 11,3 për qind, etj. Sipas të njëjtave burime, eksporti i grupit “Materiale ndërtimi dhe metale” u ul 32 për qind etj. Në krahasim me muajin dhjetor 2008, janë ulur importet e grupeve “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 42.1 për qind, “Produkte kimike dhe plastike” me 39.2 për qind, “Ushqime, pije, duhan" etj. Mes vendeve të BE-së, partnerët kryesorë tregtarë të vendit tonë vazhdojnë të jenë Italia dhe Greqia edhe për muajin janar 2009. Me Italinë, eksporti është 73.5 për qind dhe importi 27.4 për qind, ndërsa me Greqinë, eksporti është 7.5 për qind dhe importi 17.7 për qind. Sipas të njëjtave burime, disa nga partnerët tanë tregtarë, me të cilët eksporti dhe importi është rritur, janë: për eksportin, Austria, Gjermania, Franca, Spanja, Zvicra etj dhe për importin, Britania e Madhe, Bullgaria, Greqia, Franca, Suedia etj.
4 Mars 2009