Rama: “Skandali me Bankën Botërore nxorri në pah shpifjet, korrupsionin dhe paaftësinë e qeverisë”
Kreu i PS-së: Qeveria jonë e re do të rivendosë marrëdhënie të frytshme me Bankën Botërore. Rama: “Berisha po shkakton konflikte primitive me institucionet e rëndësishme ndërkombëtare”
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Berisha se po izolon vendin duke shkaktuar konflikte primitive me institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Duke iu referuar përshkallëzimit të konfliktit midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore, ai e cilësoi të turpshëm qëndrimin dhe sjelljen e qeverisë dhe të kryeministrit Berisha duke i akuzuar për korrupsion, shpifje dhe paaftësi. “Akuzat e Sali Berishës e të ministrave të tij për Bankën Botërore, shpifjet e gënjeshtrat e tyre për gjoja korruptimin e Panelit të Inspektimit të Bankës Botërore, apo gjoja urdhrin e Bankës për prishjen e ndërtimeve të Jalës, pa llogaritur këtu baltën e rastit mbi opozitën, janë një turp që duhet ta mbajnë vetëm Sali Berisha e ministrat e tij dhe jo Shqipëria, që këta njerëz e përfaqësojnë për faqe të zezë me harbutllëkun e tyre primitiv, që lidhet jo vetëm me kulturën e tyre të mangët, por edhe me paaftësinë e korrupsionin e tyre”, - tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
FMN-ja
Rama tha se konflikti me Bankën Botërore nuk është hera e parë që qeveria dhe kryeministri Berisha shkaktojnë konflikte me institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Kreu i selisë rozë iu referua qëndrimit arrogant të qeverisë për refuzimin e njëanshëm të zgjatjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Dhe, ndërsa vendet e zhvilluara perëndimore kanë bërë thirrje për forcimin e rolit të këtij institucioni ndërkombëtar në ekonomitë e tyre, qeveria jonë dritëshkurtër i mbylli FMN-së derën me mosmirënjohje e papërgjegjshmëri të thellë”, - tha Rama. Kreu i PS-së kujtoi gjithashtu edhe përplasjen midis qeverisë dhe FMN-së për shifrat reale të rritjes ekonomike në Shqipëri, ku, pavarësisht se FMN-ja ka deklaruar se kjo rritje nuk e kalon shifrën 6%, qeveria ka insistuar se rritja ka qenë në nivelin 9.9%.
Banka Botërore
Kreu i Partisë Socialiste tha se qeveria shqiptare, për shkak të paaftësisë së saj dhe interesave personale e klanore të kryeministrit Berisha, i hapi luftë Bankës Botërore, një institucion i rëndësishëm ndërkombëtar, që ka ndihmuar Shqipërinë prej 17 vjetësh. Rama falënderoi Bankën Botërore për atë që ka bërë për Shqipërinë dhe deklaroi se qeveria e re që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 qershorit do të vendosë një marrëdhënie të re bashkëpunimi me këtë institucion. “Ndërsa qeveria shqiptare u soll edhe një herë sipas kodit primitiv të një bashkësie të pazhvilluar, duke hedhur të gjithë baltën e mundshme mbi Bankën Botërore, edhe pse përgjegjësia kryesore në degjenerimin e projektit të Jugut është absolutisht e saj, që nga konflikti flagrant i interesit deri te menaxhimi skandaloz i projektit. Veçanërisht në ditët e sotme, kur kriza financiare globale po kërcënon të gjitha vendet, kur ekonomitë në zhvillim po jetojnë kohët më të vështira për gjetjen e burimeve të financimit dhe kur ngurrimi i sektorit privat për investime po rritet, është e papërfytyrueshme të qeverisësh jo vetëm pa kuptuar rolin kyç të Bankës Botërore, siç ndodh me Sali Berishën e me oborrin e tij, po, më keq akoma, duke u lëshuar ndaj Bankës Botërore me akuza e insinuata vulgare si ato të Sali Berishës e të ministrave të tij. Në cilësinë e kryetarit të opozitës së sotme, unë dua përsëpari të falënderoj Bankën Botërore në Uashington D.C e zyrën e saj në Tiranë dhe dua po ashtu të garantoj se shqiptarët e shikojnë me shumë mirënjohje kontributin e jashtëzakonshëm e të pazëvendësueshëm që ky institucion ka dhënë për Shqipërinë. Unë siguroj gjithashtu se pas 28 qershorit qeveria jonë e re do të vendosë me Bankën një marrëdhënie të re bashkëpunimi e respekti të ndërsjellë”, - tha kreu i PS-së, Edi Rama.
4 Mars 2009