E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti merr vlerësimet e Kuvendit

PS dhe PD vlerësuan dje punën e kryer nga Autoriteti i Konkurrencës, duke kërkuar në të njëjtën kohë që Gjykatat të mos bëhen pengesë në zbatimin e vendimeve që merr ky institucion.

Në seancën e mbrëmshme deputetët dëgjuan raportin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili u paraqit nga kryetarja e këtij institucioni, Lindita Milo (Lati). Në fjalën e saj, Milo paraqiti veprimtarinë e institucionit që ajo drejton. Kështu, gjatë vitit 2007 Komisioni i Konkurrencës përfundoi hetimin në tregun e telefonisë së lëvizshme, që kishte filluar në vitin 2005 ndaj dy kompanive që operonin në këtë treg, të cilat u gjobitën nga ky komision. Gjithashtu, Autoriteti i rekomandoi ERT-së marrjen e masave të menjëhershme për liberalizimin e tregut. Tregu i sigurimeve ka qenë gjithashtu nga viti 2006 deri në tremujorin e parë të vitit 2007 nën hetim për shkak të disa praktikave të sjelljeve të koordinuara të tetë kompanive që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›