E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minxhozi: Nishani raportim për Gërdecin

Deputeti i PS-së, Qemal Minxhozi në diskutimin e tij kërkoi që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani në lidhje me atë që po bëhet për post Gërdecin, për shpërblimet e parashikuara për familjet e dëmtuara nga tragjedia e 15 marsit.

 "E mira është që ne të informohemi nga Ministria e Brendshme për masën e dëmshpërblimit të shpërndarë deri më tani. Ministri të vijë e të na japë një raport të detajuar për atë çfarë ka bërë qeveria për post Gërdecin, si dhe çfarë po bëhet me ndërtimin e shtëpive të shkatërruara", deklaroi Minxhozi. Deputeti i opozitës propozoi në të njëjtën kohë edhe hartimin e një ligji për dhënien e një pensioni të posaçëm për familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre si në minierat e Bulqizës apo të 23 familjes të Selicës që humbën jetën nga predhat. "Çështjen e Gërdecit e ngre njëkohësisht me këto ngjarje të ndodhura më parë, sepse një pjesë mirë e banorëve të kësaj zone janë nga Dibra, të cilët janë shpërngulur për një jetë më të mirë", theksoi Minxhozi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›