Futbolli kthehet në arenën ndërkombëtare
FIFA dhe UEFA kanë hequr pezullimin për Shqipërinë, duke i dhënë mundësi futbollit shqiptar që të rikthehet në arenën ndërkombëtare.
Komisioni i Emergjencave në FIFA, pas propozimit të bërë nga Komiteti Ekzekutiv i këtij institucioni ka marë vendimin që të heqë pezullimin për futbollin tonë. Kreu i FIFA-s Jozef Blater i ka dërguar një letër presidentit të FSHF-së Duka, ku e njofton se në muajin maj një delegacion i këtij organizmi do të vijë në Shqipëri për të zgjidhur çështjet që ende kanë mbetur pezull nga konflikti. Vendimi i FIFA-s është pasuar edhe nga ai i UEFA-s, ku Paneli i Emergjencave ka vendosur me unanimitet pranimin e futbollit shqiptar sërish në familjen europiane. Kreu i UEFA-s Mishel Platini shkruan në letrën e tij se heqja e pezullimit do të jetë me afat të menjëhershëm. “Pasi kemi marrë konfirmimin tuaj se Statuti i FSHF-së është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme më 9 qershor 2008 është firmosur, nga Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, dhe është regjistruar në gjykatën kompetente në Tiranë, administrata e UEFA-s mblodhi Panelin e Emergjencës në UEFA për të marrë vendimin e heqjes së pezullimit të FSHF-së”, shkruhej në letrën e Platinisë.