E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: Pro heqjes së imunitetit

Deputeti i PD-së, Preç Zogaj, tha dje se është pro heqjes së pjesshme të imunitetit të deputetëve.

"Personalisht nuk jam për një zhveshje të plotë të deputetit nga imuniteti, por në mënyrë të pjesshme të tij. Ju e dini që maxhoranca ka paraqitur një projekt për çështjen e imunitetit, që kishte në thelb ruajtjen e imunitetit në rastin kur kërkohet autorizim për arrest dhe heqjen dorë nga imuniteti kur kërkohet autorizim për hetim, dhe ne vazhdojmë të jemi akoma në këtë vendim", theksoi Zogaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›