E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kercenim me vdekje, per borxhin 5500 euro

Korce- Marrin me force ne makine dhe kercenojne 40-vjecarin per borxhin 5500 euro. Dy te rinj nga Vlora, kane rene ne prangat e Policise se Korces pasi jane denoncuar nga A. Collaku, banues ne kete qytet. Burime zyrtare te policise thane se ndaluan Maksi Dhamaj si dhe mikun i tij Erion Dhembi, te dy nga Selenica e Vlores, qe dyshohen per kercenimin me vdekje te Collakut. Gjate deshmise se dhene ne komisariat, i demtuari ka shpjeguar per grupin hetimor se Dhamaj dhe Dhembi e kishin thirrur per nje takim dhe me pas, e kishin futur me force ne nje autoveture me targa VL 6291 C. Aty e kishin kercenuar se do e vrisnin nese nuk u jepte shumen prej 5500 euro, qe ai ia kishte marre borxh, nje njeriut te tyre. Por nga pamundesia nuk ua kishte kthyer kete valute dhe ngjarja ka shkuar deri ne kercenim. Collaku me dinakeri u ishte larguar, duke u thene se do te shkonte tek nje mik qe te kerkonte para, duke u lene dhe nje vend takimi. Por menjehere sapo ishte larguar prej tyre, ka kerkuar ndihmen e policise vendore, e cila kreu arrestimin e te dyshuarve. Burime te policise bene te ditur se mbi dy vlonjatet, rendon akuza e kanosjes se kryer ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›