Autostrada, segmenti i lagjes 3, drejt përfundimit
Segmenti më problematik i autostradës Durrës-Kukës, pikërisht pjesa që kalon në lagjen 3 të qytetit të Kukësit, ndodhet në fazën përfundimtare të trasesë. Siç dihet, segmenti në fjalë prej më shumë se dy vitesh, ka qenë më i përfoluri dhe problematiku për ecurinë e punimeve. Fillimisht u hasën probleme në spostimin e aksit dhe më pas me shpronësimin e banorëve që jetonin në pjesën ku do të shtrihej rruga. Katër banesat e fundit në këtë segment janë shpronësuar vetëm një muaj më parë mbas legalizimit të plotë të tyre. Por me gjithë kohën e kufizuar në dispozicion,
kompania që ka fituar tenderin për punimet në segmentin në fjalë, po punon me ritme të larta për ta përfunduar objektin, brenda afateve. Kur mbeten edhe më pak se 10 ditë, nga skadimi i afatit të kontratës, drejtuesit e projektit dhe superivizorët shprehen optimistë se gjithçka po ecën sipas parashikimeve. Ata kanë nënvizuar faktin se është kërkuar një punë kolosale, pasi përveç kohës së humbur për faj të shtetit, është edhe terreni tepër i pjerrët që vështirëson punimet. Në këtë pjesë të autostradës me gjatësi rreth 1.5 km me një fond prej 3 milionë euro, janë kryer mbi 140 mijë metër kub gërmime, si dhe mbi 15 mijë metër kub beton. Kompania "ERENIKU" ka vënë në punë mbi 20 mjete të rënda si ekskavatorë dhe kamionë dhe ka punësuar rreth 100 punëtorë nga qyteti i Kukësit dhe fshatrat e zonës.