BSH: Për herë të parë ranë çmimet e shtëpive
Banka e Shqipërisë deklaroi dje se çmimet e banesave në tregun shqiptar shënuan ulje për herë të parë në tre vjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Çmimet e apartamenteve të reja ra me 5.7 për qind në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, po qenë sërish 9.2 për qind më të larta në krahasim me një vit më parë. Ftohja e çmimeve të apartamenteve filloi në dhjetorin e kaluar dhe shënoi kulmin në shkurt të këtij viti, sipas indeksit të çmimeve të banesave të Bankës së Shqipërisë.
"Indeksi i qirasë së banesave u rrit me 12.3 për qind në terma vjetorë në tremujorin e parë të këtij viti, pasi kishte pësuar rënie me 4.9 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2008. Në krahasim me tremujorin e mëparshëm ky indeks ka pësuar një rënie të lehtë, 0.4 për qind. Raporti i indeksit të çmimeve ndaj qirasë së banesave është ulur më tej në tremujorin e parë të vitit 2009", tha BSH në raportin e vet tremujor për gjendjen e ekonomisë.
Tendenca është negative
Çmimet e apartamenteve vërehet se janë stabilizuar dhe kanë ndaluar rënien gjatë dy muajve të fundit, pasi shumë kompani ndërtimi dhe pronarë apartamentesh zgjodhën të presin për një periudhë më të mirë ekonomike për të shitur pronat e veta. Megjithatë, pritshmëria e sektorit të ndërtimit është negative.
"Kjo ecuri konfirmohet dhe nga treguesi i vrojtimeve për sektorin e ndërtimit. Bazuar në të dhënat e vrojtimit të besimit të firmave ndërtuese, besimi në këtë sektor është ulur për shkak të vlerësimeve negative të ecurisë së përgjithshme ekonomike dhe të ecurisë së vetë firmës, së bashku me vlerësimet në rënie të prodhimit. Gjendja e inventarëve të firmave ndërtuese është paraqitur e rritur në tremujorin e fundit të vitit 2008, duke kontribuar në uljen disi të çmimeve të banesave për Tiranën gjatë kësaj periudhe", thotë BSH.
Të dhënat më të fundit, kompanitë e ndërtimit presin kërkesë të mjaftueshme për të zvogëluar nivelin e inventarëve të tyre të grumbulluar në tremujorin e parë të vitit.