Koncesionet, lumë ankesash në Ministrinë e Ekonomisë
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vazhdon të mbetet problem serioz për bizneset që duan të investojnë në sektorin e hidrocentraleve të vogla lokale. Futja në zbatim e ligjit të ri që në 2007-ën, "Për koncesionet", si dhe lehtësitë fiskale, kanë rritur interesin e subjekteve private vendase e të huaja për të investuar në sektorin energjetik, por procedurat e ndjekura nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës kanë krijuar dyshime të mëdha falë numrit gjithnjë e në rritje të ankesave. Avokati i Prokurimeve (AVP, institucioni që mbulon ankesat e bizneseve për tenderët, pa fuqi vendimmarrëse), raporton se vetëm në katër muajt e parë të vitit 2009 janë dhe po shqyrtohen 14 çështje për hidrocentrale të ndryshme. Ankesat e subjekteve private lidhen me formën e procedurës së ndjekur nga ministria, konkretisht për afatet dhe kriterin vlerësues, si teknik dhe monetar. Hidrocentralet janë në zona të ndryshme të vendit, kurse kapaciteti instalues është i vogël, 2-5 megavat. Edhe gjatë vitit 2008, Avokati i Prokurimeve kishte shprehur shqetësimin lidhur me ankesat që kanë bizneset ndaj ministrisë, e cila në mjaft raste kishte shkelur ligjin "Për koncesionet" dhe "Prokurimin publik". Në total, për periudhën janar-prill 2009, pranë Avokatit të Popullit kanë mbërritur 141 ankesa nga subjekte të ndryshme, të cilët kundërshtojnë vendimet e autoriteteve kontraktore për tenderët e kryer në fundin e 2008-ës dhe fillimin e vitit. Vetëm në dy muajt e fundit, mars-prill, janë regjistruar nga shoqëri të ndryshme rreth 110 ankesa, ndërsa numri pritet të rritet pasi procesi i tenderëve prek kulmin në muajt qershor dhe korrik.
Tenderët
Avokati i Prokurimeve ka marrë nën zotërim disa dosje tenderësh, ku për një pjesë të tyre është dhënë vendimi për anulim tenderi, ndërsa për të tjerë vijon ende hetimi. Ankesat kanë ardhur për dhënien me koncesion të hidrocentraleve Lajthiza dhe Mullias, tenderi i të cilave është bërë në nëntor 2008. Hetimi për to ka përfunduar, kurse Avokati i Prokurimit ka nisur shqyrtimin e ankesave të tjera që lidhen me HEC-in Veleshtica-1 dhe Dragobi. Sipas AVP janë evidentuar raste që për një konvesion kanë ardhur një grup ankesash, siç është HEC-i i Bushtrica 1 dhe 2. Ankesa ka pasur dhe për koncesionet në fushën e minierave, sidomos për zonën e Dibrës. Muaji prill mban numrin më të lartë të dyshimeve të ngritura nga AVP-ja, ku janë shqyrtuar disa çështje njëherësh, si për HEC-et Qukës, Sllabinjë 2, Thanë dhe Vranisht-Hor. Një pjesë e mirë e shkeljeve lidhet me procedura diskriminuese në drejtim të bizneseve, shkelje të afateve dhe mosrespektim të ligjit. Megjithatë, AVP-ja sqaron se jo të gjitha ankesat e bizneseve rezultojnë të drejta. Aktualisht në proces hetimi mbi procedurat e ndjekura nga METE janë HEC-et Lusës, Vukli 1 dhe Vukli 2, tenderi i të cilave është zhvilluar më 24 prill.
Terreni ligjor
Ligji i ri për koncesionet, si dhe vendimi i qeverisë për të rritur tarifat e shitjes të energjisë elektrike të prodhuar pas vitit 2006, kanë rritur interesin e firmave private dhe të huaja për të investuar dhe marrë me koncesion hidrocentrale, kryesisht të vogla dhe të mesme. Vlera e investimit varet nga kapaciteti instalues, por nuk shkon më shumë se 7-8 milionë euro për një HEC lokal. Një tjetër leverdi për kompanitë private në fushën e HEC-ve me koncesion lidhet me garantimin e fitimit, pasi VKM-ja e qeverisë detyron KESH-in që t‘ua blejë të gjithë sasinë e energjisë elektrike të prodhuar.
HEC-et që
po hetohen
Lajthiza
Mullias
Veleshtica 1
Dragobi
Bushtrica 1
Bushtrica 2
Kardhiq
Qukës
Sllabinjë 2
Thanë
Vranisht-Hor
Lusës
Vukli 1
Vukli 2