Albpetrol, METE kundër Pukar: Ofertuesit ishin ato që transmetuat
Tiranë- Ministria e Energjitikës përmes numrit dy të saj Sokol Dervishaj ka deklaruar në një konferencë të shkurtër shtypi se privatizimi i Albpetrol-it ishte transparent dhe i kërkoi publikut të tregohej i duruar deri në përfundimin e tij.
Sipas zotit Dervishaj kompanitë në garë janë ato që i gjithë publiku pa, gjatë transmetimit direkt nga salla e mbledhjeve në Ministrinë e Energjitikës.
Më duhet tju sjell në vëmendje e tju kërkoj durimin për të mos spekuluar me atë që u tha Komisioni, gara ishte transparente dhe e hapur, ofertuesit ishin ata që patë dhe transmetuat, Komisoni ka për detyrë të ndjekë procesin e mëtejshëm. Të mos spekuloni me këtë proces sepse e dëmton,-tha Dervishaj duke shtuar se për çështje konfidencialiteti nuk mund të marrë pyetje nga gazetarët e pranishëm.
Por gazeta IDEA ditën e shtunë publikoi një komunikim me vetë përfaqësuesin e kompanisë që ofroi 850 milionë Euro garanci për naftën shqiptare, zotin Essad Puskar i cili i tha se “SilkRoad” skishte marrë pjesë në tender por “Vetro Energy Pte Ltd”, duke rrëzuar kështu edhe emrin e ofertuesit që paraqiti METE gjatë hapjes së zarfeve, “Vetro SilkRoas Equity Ltd.
“Ju lutemi të këshilloni se tenderi është bërë në emër të Vetro Energy Pte Ltd, dhe jo Silk Road. Ju lutemi të merrni të gjitha masat e duhura për të siguruar se ofertuesi është quajtur si duhet nën VETRO, kështu që nuk ka konfuzion. Shumë faleminderit ”,-thuhej në korespondencën e zotit Pukar me IDEA-an.
Duke shtuar kështu edhe misteret se kush janë blerësit real të naftës shqiptare për të cilët ministria e drejtuar nga zoti Edmond Haxhinasto vijon të mos japë asnjë informacion.
Po sot zoti Dervishaj njoftoi shkurtimisht se METE në konsulencë me Koorporatën Ndërkombëtare Financiare ka nisur përpilimin e dokumentacionit për privatizimin e HEC-ve, por se nuk do t’i bënte publike emrat e kompanive garuese deri në ditën e hapjes së ofertave.
Ditën e sotme deri në orën dy të gjithë konkuruesit do të paraqesin ofertat e tyre pranë sekretarisë. HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2, sh.a. Ndërkohë të enjten, në datën 13 Shtator, ora 14:00 është afati i fundit për paraqitjen e ofertave për blerjen e aksioneve të shoqërisë “HEC Ulëz Shkopet”, sh.a. Seanca publike për hapjen e ofertave të bëra prej kompanive të interesuar për blerjen e këtyre HEC-ve do të bëhet ditën e premte më datën 14 shtator. Më datën 14 në orën 09:00 të mëngjesit do të jepen ofertuesit e HEC-ve të para dhe të dy HEC-ve të dyta”,-tha Dervishaj.
Zv/ministri e justifikoi faktin e mosbërjes publike të emrave të ofertuesve përpara procesit të hapjes së zarfeve me kompleksitetin që sipas tij ka procesi. E parashkikuar në rregullat e tenderit dhe në rregulloren e procesit në mënyrë që të mos krijojmë as paqartësi për publikun në përgjithësi,-tha ai.
Dorina Bilbili/IDEA/