"Durrës-Kukës? Për interesa personale të prokurorëve"
Prokuroria e Përgjithshme
duhet të zbatojë vendi
min e Gjykatës së Tiranës
dhe të mbyllë sa më parë hetimet
e dosjes Durrës-Kukës.
Deklarata vjen nga Armand Teliti,
i pandehur nën akuzën e
"shpërdorimit të detyrës", duke
iu përgjigjur deklaratës së
kryeprokurores Ina Rama, e cila
pohoi dy ditë më parë se Gjykata
e Tiranës penalizoi akuzën.
Në një prononcim për gazetën
"Shqip", drejtori aktual i gjendjes
civile komentoi edhe shtyrjet e
njëpasnjëshme të hetimeve nga
ana e akuzës. Sipas tij, shtyrja e
hetimeve edhe një muaj është e
paligjshme. "Organi i akuzës ka
shtyrë në mënyrë të qëllimshme,
tendencioze dhe të
paligjshme hetimet për gati dy
vjet, duke e bërë tërkuzë këtë
çështje të hapur për interesa
personale e politike të një personi
dhe për fat të keq të mbajtur
gjallë për të njëjtat motive",
deklaroi Teliti.
Urdhërimi
Drejtori aktual i gjendjes
civile në Ministrinë e
Brendshme, Armand Teliti, ka
komentuar edhe vendimin e
Gjykatës së Tiranës, e cila i dha
të drejtë kërkesës kundër
prokurorisë për shtyrjen e afateve
të hetimit. Ai tha se vendimi
është i qartë, pasi urdhëron
Prokurorinë e Përgjithshme të
mbyllë sa më shpejt hetimet.
Duke mos dashur të komentojë
për detajet teknike të vendimit,
Teliti pohoi se "vendimi i
Gjykatës së Tiranës konfirmoi se
ne kishim të drejtë në pretendimin
tonë, se prokuroria po zgjat
në mënyrë të paarsyeshme
dhe joligjore hetimet për këtë
çështje", duke saktësuar se me
veprimet e tij nuk ka kryer asnjë
vepër penale, madje ka ngritur
një nga veprat më madhore
që është ndërtuar ndonjëherë
në Shqipëri. Sipas tij, ndërtimi
i rrugës ishte prioritet i qeverisë
aktuale dhe në këtë rast nuk
bëhet fjalë për vepër penale.
Duke iu rikthyer vendimit të
gjykatës dhe deklaratës së
prokurorit të çështjes, Arben
Kraja, në seancën e fundit
gjyqësore, i cili saktësoi se dosja
do të shkojë përfundimisht
në gjykatë para datës 6 dhjetor
të këtij viti, ish-zëvendësi i
Bashës te Transportet, këmbënguli
se vendimi është i qartë
dhe se dosja duhet të dërgohet
në gjykatë para kësaj date. Vendimi
i gjykatës urdhëron
prokurorinë të mbyllë hetimet
menjëherë dhe menjëherë do të
thotë shumë më herët se data 6
dhjetor.
Dosja për interesa
Gjatë prononcimit për
gazetën, Armand Teliti tha se veprimi
dhe mosveprimi i tij për
këtë çështje nuk i ka shkaktuar
asnjë dëm shtetit shqiptar. "I
bindur se kam kryer me ndershmëri
dhe përkushtim detyrën
time funksionale si zëvendësministër
i Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit
në atë kohë, i sigurt se asnjë
veprim, apo mosveprim i imi
nuk i ka shkaktuar qoftë edhe një
lek dëm taksave të shqiptarëve,
kam qenë i qartë që në fillim se
hapja e kësaj çështjeje penale
ishte një alibi e shëmtuar, që ishkryeprokurori
Sollaku donte t‘i
bënte largimit të tij të pritshëm
nga posti që mbante. Natyrisht
që kjo alibi nuk e ndihmoi zotin
Sollaku", pohoi Teliti. Gjithashtu,
ai deklaron se organi i akuzës
ka shtyrë në mënyrë të qëllimshme
hetimet, e hapur për interesa
personale dhe politike të një
personi dhe për fat të keq të
mbajtur gjallë për të njëjtat motive.
duhet të zbatojë vendi
min e Gjykatës së Tiranës
dhe të mbyllë sa më parë hetimet
e dosjes Durrës-Kukës.
Deklarata vjen nga Armand Teliti,
i pandehur nën akuzën e
"shpërdorimit të detyrës", duke
iu përgjigjur deklaratës së
kryeprokurores Ina Rama, e cila
pohoi dy ditë më parë se Gjykata
e Tiranës penalizoi akuzën.
Në një prononcim për gazetën
"Shqip", drejtori aktual i gjendjes
civile komentoi edhe shtyrjet e
njëpasnjëshme të hetimeve nga
ana e akuzës. Sipas tij, shtyrja e
hetimeve edhe një muaj është e
paligjshme. "Organi i akuzës ka
shtyrë në mënyrë të qëllimshme,
tendencioze dhe të
paligjshme hetimet për gati dy
vjet, duke e bërë tërkuzë këtë
çështje të hapur për interesa
personale e politike të një personi
dhe për fat të keq të mbajtur
gjallë për të njëjtat motive",
deklaroi Teliti.
Urdhërimi
Drejtori aktual i gjendjes
civile në Ministrinë e
Brendshme, Armand Teliti, ka
komentuar edhe vendimin e
Gjykatës së Tiranës, e cila i dha
të drejtë kërkesës kundër
prokurorisë për shtyrjen e afateve
të hetimit. Ai tha se vendimi
është i qartë, pasi urdhëron
Prokurorinë e Përgjithshme të
mbyllë sa më shpejt hetimet.
Duke mos dashur të komentojë
për detajet teknike të vendimit,
Teliti pohoi se "vendimi i
Gjykatës së Tiranës konfirmoi se
ne kishim të drejtë në pretendimin
tonë, se prokuroria po zgjat
në mënyrë të paarsyeshme
dhe joligjore hetimet për këtë
çështje", duke saktësuar se me
veprimet e tij nuk ka kryer asnjë
vepër penale, madje ka ngritur
një nga veprat më madhore
që është ndërtuar ndonjëherë
në Shqipëri. Sipas tij, ndërtimi
i rrugës ishte prioritet i qeverisë
aktuale dhe në këtë rast nuk
bëhet fjalë për vepër penale.
Duke iu rikthyer vendimit të
gjykatës dhe deklaratës së
prokurorit të çështjes, Arben
Kraja, në seancën e fundit
gjyqësore, i cili saktësoi se dosja
do të shkojë përfundimisht
në gjykatë para datës 6 dhjetor
të këtij viti, ish-zëvendësi i
Bashës te Transportet, këmbënguli
se vendimi është i qartë
dhe se dosja duhet të dërgohet
në gjykatë para kësaj date. Vendimi
i gjykatës urdhëron
prokurorinë të mbyllë hetimet
menjëherë dhe menjëherë do të
thotë shumë më herët se data 6
dhjetor.
Dosja për interesa
Gjatë prononcimit për
gazetën, Armand Teliti tha se veprimi
dhe mosveprimi i tij për
këtë çështje nuk i ka shkaktuar
asnjë dëm shtetit shqiptar. "I
bindur se kam kryer me ndershmëri
dhe përkushtim detyrën
time funksionale si zëvendësministër
i Punëve Publike,
Transportit dhe Telekomunikacionit
në atë kohë, i sigurt se asnjë
veprim, apo mosveprim i imi
nuk i ka shkaktuar qoftë edhe një
lek dëm taksave të shqiptarëve,
kam qenë i qartë që në fillim se
hapja e kësaj çështjeje penale
ishte një alibi e shëmtuar, që ishkryeprokurori
Sollaku donte t‘i
bënte largimit të tij të pritshëm
nga posti që mbante. Natyrisht
që kjo alibi nuk e ndihmoi zotin
Sollaku", pohoi Teliti. Gjithashtu,
ai deklaron se organi i akuzës
ka shtyrë në mënyrë të qëllimshme
hetimet, e hapur për interesa
personale dhe politike të një
personi dhe për fat të keq të
mbajtur gjallë për të njëjtat motive.