I ndiqte policia, përplasen me murin
Tre të rinj, të cilët mundoheshin t‘i shpëtonin poli
cisë, janë plagosur rëndë dje, kur makina e tyre
është përplasur me murin e një ndërtese në qytetin e
Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të
mëngjesit të djeshëm, në kryqëzimin e unazës së
qytetit. Makina, që ecte me shpejtësi pasi ndiqej nga
policia, është përplasur fillimisht me bordurën e rrugës
dhe pastaj me murin e ndërtesës, ku ndodhen zyrat
e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Makina me
targa KO 5022 B, drejtohej nga Gazmir Mici, i cili ka
pësuar dëmtime më të lehta se shokët e tij, Eno Kreka
dhe Aldo Sadiku. Të tre këta persona ndiqeshin
nga një makinë e policisë, pasi dyshohej se mbanin
me vete mjete të forta, të cilat do t‘i përdornin në një
sherr, që kishte nisur mes tyre dhe personave të tjerë,
në një lokal të qytetit. Policia ka bërë të ditur se shkak
i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara
dhe humbja e kontrollit të mjetit gjatë drejtimit, ndërkohë
që ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe dy shokët e
tij, të cilët mbahen në ruajtje në ambientet e spitalit
të Korçës.