Korrupsioni me pensionet, pranga katër "zyrtarëve"
Zyrtarë të tjerë të shtetit sh
qiptar janë arrestuar nga
policia, pasi janë përfshire
në afera korrupsioni. Një
funksionar i Ministrisë së Ekonomisë,
bashkë me tre ishpunonjës
së Institutit të Sigurimeve
Shoqërorë, akuzohen se
kanë falsifikuar dokumente për
shtetas të ndryshëm, me qëllim
që ata të përfitonin pension minatorësh,
pa punuar asnjë ditë
në miniera. Operacioni për arrestimin
e tyre është zhvilluar
gjatë mesnatës së djeshme nga
Task-Force, e cila ka bërë prangosjen
e Fatbardha Selës, Flora
Cekës dhe Agim e Zija Memës.
"Dosja e Hapur"
Prangosja e tyre u realizua
gjatë operacionit të koduar
"Dosja e hapur", hetimi për të
cilët kishte nisur kohë më parë.
Sipas të dhënave, antikrimi
ekonomik ka nisur veprimet
katër muaj më parë, kur Instituti
i Sigurimeve Shoqërore
është ankuar për mbi 200 raste
pensionesh, për të cilat dyshohej
se ishin kryer abuzime.
Kështu, gjatë hetimeve ka rezultuar
se të dyshuar për përfshirje
në këtë aktivitet kriminal,
janë katër personat e lartpërmendur.
Policia shpjegoi se
Agim Mema, 59 vjeç, duke qenë
kryetar i degës së kuadrit në
Minierën e Mushqetas, ka ndihmuar
në nxjerrjen e vërtetimeve
si "minatorë" për të gjithë
të dyshuarit. Më pas, 59-vjeçari,
i cili aktualisht është me detyrë
punonjës i Albminierës, pranë
Ministrisë së Ekonomisë dhe
funksionar pranë Sindikatës së
Minatorëve, është lidhur me tre
të akuzuarit e tjerë, për të mbyllur
ciklin e falsifikimeve dhe
dhënies së pensionit për
klientët. Bashkëpunimi është
bërë me Fatbardha Selën, 59
vjeçe, aktualisht specialiste
pranë Institutit të Kujdesit
Shëndetësore Tiranë, e cila ka
qenë përgjegjëse e Zyrës së Sigurimeve
Shoqërore në Tiranë, e
cila duke shfrytëzuar postin ka
ndihmuar në nxjerrjen e "pensioneve"
të parakohshme.
Gjithashtu, ndihmë kanë dhënë
edhe Flora Ceka me Zija
Memën. Sipas të dhënave hetimore,
41-vjeçarja Ceka ka qenë
inspektore e verifikimit të pensioneve
dhe aktualisht është me
detyrë ekonomiste pranë një
firme private. Edhe 70-vjeçari
Mema, i cili mund të lihet në
arrest shtëpie, për arsye shëndetësore,
është aktualisht inspektor
pranë Drejtorisë Rajonale
të Sigurimeve Shoqërore.
Hetimi
Policia deklaroi në lidhje me
këtë operacion se ndalimi i tyre
u bë mbi bazën e urdhrave të
ndalimit të prokurorit të dy
ditëve më parë. "Pas një hetimi
disamujor, shtetasit e mësipërm,
në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, duke qenë në
funksione shtetërore, kanë kryer
dhe prodhuar skema të nxjerrjes
në pension të shtetasve të
ndryshëm, me dokumente të
falsifikuara, duke u lidhur pension,
sikur kishin punuar si
punonjës në minierën e Mushqetas",
sqaroi policia. Më tej,
bazuar edhe në të dhënat e
grupit hetimor rezultoi se këtë
veprim, të akuzuarit e kanë kryer
kundrejt përfitimeve personale
dhe është dokumentuar se
në çdo rast merrnin nga 150-
200 mijë lekë. Policia shpjegoi
se pas arrestimit, u ushtruan
kontrolle edhe në banesat e
tyre, përkatësisht te rruga "Muhamet
Gjollesha", te rruga "Mihal
Duri", në Sauk dhe në Laprakë.
Gjatë kontrollit u gjetën
dokumente shkresore, që i implikonin
ata në aktivitetin kriminal
që kryenin prej kohësh. Policia
tha se akuzat e ngritura ndaj
tyre janë ato të "korrupsionit
pasiv të personave që ushtrojnë
funksione publike", "shpërdorim
detyre", dhe "falsifikim dokumentesh
në bashkëpunim më
shumë se një herë".
qiptar janë arrestuar nga
policia, pasi janë përfshire
në afera korrupsioni. Një
funksionar i Ministrisë së Ekonomisë,
bashkë me tre ishpunonjës
së Institutit të Sigurimeve
Shoqërorë, akuzohen se
kanë falsifikuar dokumente për
shtetas të ndryshëm, me qëllim
që ata të përfitonin pension minatorësh,
pa punuar asnjë ditë
në miniera. Operacioni për arrestimin
e tyre është zhvilluar
gjatë mesnatës së djeshme nga
Task-Force, e cila ka bërë prangosjen
e Fatbardha Selës, Flora
Cekës dhe Agim e Zija Memës.
"Dosja e Hapur"
Prangosja e tyre u realizua
gjatë operacionit të koduar
"Dosja e hapur", hetimi për të
cilët kishte nisur kohë më parë.
Sipas të dhënave, antikrimi
ekonomik ka nisur veprimet
katër muaj më parë, kur Instituti
i Sigurimeve Shoqërore
është ankuar për mbi 200 raste
pensionesh, për të cilat dyshohej
se ishin kryer abuzime.
Kështu, gjatë hetimeve ka rezultuar
se të dyshuar për përfshirje
në këtë aktivitet kriminal,
janë katër personat e lartpërmendur.
Policia shpjegoi se
Agim Mema, 59 vjeç, duke qenë
kryetar i degës së kuadrit në
Minierën e Mushqetas, ka ndihmuar
në nxjerrjen e vërtetimeve
si "minatorë" për të gjithë
të dyshuarit. Më pas, 59-vjeçari,
i cili aktualisht është me detyrë
punonjës i Albminierës, pranë
Ministrisë së Ekonomisë dhe
funksionar pranë Sindikatës së
Minatorëve, është lidhur me tre
të akuzuarit e tjerë, për të mbyllur
ciklin e falsifikimeve dhe
dhënies së pensionit për
klientët. Bashkëpunimi është
bërë me Fatbardha Selën, 59
vjeçe, aktualisht specialiste
pranë Institutit të Kujdesit
Shëndetësore Tiranë, e cila ka
qenë përgjegjëse e Zyrës së Sigurimeve
Shoqërore në Tiranë, e
cila duke shfrytëzuar postin ka
ndihmuar në nxjerrjen e "pensioneve"
të parakohshme.
Gjithashtu, ndihmë kanë dhënë
edhe Flora Ceka me Zija
Memën. Sipas të dhënave hetimore,
41-vjeçarja Ceka ka qenë
inspektore e verifikimit të pensioneve
dhe aktualisht është me
detyrë ekonomiste pranë një
firme private. Edhe 70-vjeçari
Mema, i cili mund të lihet në
arrest shtëpie, për arsye shëndetësore,
është aktualisht inspektor
pranë Drejtorisë Rajonale
të Sigurimeve Shoqërore.
Hetimi
Policia deklaroi në lidhje me
këtë operacion se ndalimi i tyre
u bë mbi bazën e urdhrave të
ndalimit të prokurorit të dy
ditëve më parë. "Pas një hetimi
disamujor, shtetasit e mësipërm,
në bashkëpunim me
njëri-tjetrin, duke qenë në
funksione shtetërore, kanë kryer
dhe prodhuar skema të nxjerrjes
në pension të shtetasve të
ndryshëm, me dokumente të
falsifikuara, duke u lidhur pension,
sikur kishin punuar si
punonjës në minierën e Mushqetas",
sqaroi policia. Më tej,
bazuar edhe në të dhënat e
grupit hetimor rezultoi se këtë
veprim, të akuzuarit e kanë kryer
kundrejt përfitimeve personale
dhe është dokumentuar se
në çdo rast merrnin nga 150-
200 mijë lekë. Policia shpjegoi
se pas arrestimit, u ushtruan
kontrolle edhe në banesat e
tyre, përkatësisht te rruga "Muhamet
Gjollesha", te rruga "Mihal
Duri", në Sauk dhe në Laprakë.
Gjatë kontrollit u gjetën
dokumente shkresore, që i implikonin
ata në aktivitetin kriminal
që kryenin prej kohësh. Policia
tha se akuzat e ngritura ndaj
tyre janë ato të "korrupsionit
pasiv të personave që ushtrojnë
funksione publike", "shpërdorim
detyre", dhe "falsifikim dokumentesh
në bashkëpunim më
shumë se një herë".