Kryeziu, nën vëzhgim për tre iranianë ‘non grata‘
Dita e djeshme ka çuar në
një javë kohën e zhdukjes
së kosovarit Ismet
Kryeziu, duke lënë
ende në mister fatin e tij. Policia,
megjithëse ka mbledhur një sërë
të dhënash, nuk ka mundur të
bjerë në gjurmët e tij. Megjithatë,
grupi hetimor ka zbardhur fakte të
reja, që lidhen me aktivitetin e 54-
vjeçarit të zhdukur që të shtunën
e një jave më parë. Gazeta ka mundur
të sigurojë edhe emrin e huadhënësit
të 40 mijë eurove për Ismet
Kryeziun, i cili është një biznesmen
nga Podujeva. Nga ana
tjetër, është zbuluar se pak kohë
më parë, aktivisti kosovar për
çështjet kombëtare është mbajtur
nën vëzhgim edhe nga antiterrori
për çështjen e tre iranianëve, të
cilët nuk janë lejuar të hyjnë në
territorin shqiptar.
Nga informacionet e policisë
është mësuar se disa muaj më
parë, Kryeziu është mbajtur nën
vëzhgim nga Antiterrori në Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit. Kjo është bërë për arsye
se ai kishte dalë garant për
ardhjen e tre iranianëve në Shqipëri,
të cilët nuk kanë arritur të
shkelin në vendin tonë. Ata kishin
mbërritur deri në Maqedoni,
por aty u është refuzuar viza për
të hyrë në Shqipëri. Në dokumentet
e paraqitura prej tyre ka rezultuar
se personi pritës ishte Ismet
Kryeziu. Sipas të dhënave nga
dosja hetimore e Antiterrorit, iranianët,
të cilët ishin specialistë
nafte, nuk kishin paraqitur motiv
të fortë për ardhjen në vendin
tonë, kështu që kërkesa për vizë
u është refuzuar. Në lidhje me
këtë fakt, kosovari i zhdukur është
mbajtur nën vëzhgim për një
kohë të gjatë, por nuk dihet nëse
vëzhgimi vazhdonte edhe gjatë
ditëve që ai u zhduk.
Gjatë verifikimeve të kryera për
çështjen "Kryeziu", policia ka zbuluar
se kohët e fundit, ai kishte kryer
disa udhëtime edhe jashtë vendit.
Një prej shteteve të preferuara,
ku ai ka qenë gjatë kohëve të
fundit ishte Turqia, por kjo nuk
sjell asnjë fakt të ri për zhdukjen
prej më shumë se një jave.
Megjithatë, hetimi është përqendruar
më së shumti te borxhi që ai
ka pasur. Sipas të dhënave të
mbledhura, huadhënësi i aktivistit
kosovar është Samet Arifi, i cili
aktualisht ka ngritur një biznes në
Podujevë. Dalja në skenë e emrit
të tij ka detyruar policinë shqiptare
të kërkojë informacion në Kosovë
nëpërmjet oficerit të kontaktit
pranë ambasadës tonë në Kosovë.
Megjithatë, bashkëshortja e të zhdukurit,
gazetarja Anila Leli, nuk
ka pranuar një fakt të tillë për policinë.
Ajo është shprehur për uniformat
blu, por edhe për mediat,
se ajo nuk është në dijeni se burri
i saj ka pasur ndonjë borxh.
Nga ana tjetër, në lidhje me
huan prej 40 mijë eurosh, policia
ka siguruar fakte të pakundërshtueshme,
por, sipas grupit hetimor,
kjo nuk do të thotë se zhdukja e
Kryeziut ka të bëjë domosdoshmërisht
me këtë fakt. Nga dëshmitë
e mbledhura, rezulton se
afati i përfundimit të kohës për
borxhin mbaronte në muajin shtator,
por me ndërhyrjen e një personi
tjetër, që sipas policisë është
Dritan Goxhaj, ky afat është shtyrë
për dy muaj dhe afërsisht koha e
mbarimit të afatit është muaji
nëntor. Por, dje është mbyllur dita
e shtatë e zhdukjes së Kryeziut dhe
policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht
asnjë të dhënë mbi këtë
hetim. Burimet konfidenciale të
uniformave kanë rrëfyer se fotoja e
tij i është shpërndarë pikave kufitare,
por pas kontrolleve të detajuara,
ai nuk rezulton të jetë larguar nga
Shqipëria në rrugë të ligjshme.
Pikërisht për këtë arsye, prokuroria
nuk ka mundur të regjistrojë
ndryshe këtë çështje, veçse një
largim nga banesa. Prokuroria ka
ngurruar për ta cilësuar atë të zhdukur,
përderisa nuk ka fakte për
rrëmbim të tij, kështu që e ka regjistruar
si një dosje pa akuzë. Dy ditë
më parë, prokuroria tha se do të verifikohet
veprimtaria e tij në Shqipëri
dhe do të merren në pyetje të njohurit,
që mund të kenë të dhëna në
lidhje me veprimtarinë e tij jo
vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë,
Turqi, Zvicër e Iran.
një javë kohën e zhdukjes
së kosovarit Ismet
Kryeziu, duke lënë
ende në mister fatin e tij. Policia,
megjithëse ka mbledhur një sërë
të dhënash, nuk ka mundur të
bjerë në gjurmët e tij. Megjithatë,
grupi hetimor ka zbardhur fakte të
reja, që lidhen me aktivitetin e 54-
vjeçarit të zhdukur që të shtunën
e një jave më parë. Gazeta ka mundur
të sigurojë edhe emrin e huadhënësit
të 40 mijë eurove për Ismet
Kryeziun, i cili është një biznesmen
nga Podujeva. Nga ana
tjetër, është zbuluar se pak kohë
më parë, aktivisti kosovar për
çështjet kombëtare është mbajtur
nën vëzhgim edhe nga antiterrori
për çështjen e tre iranianëve, të
cilët nuk janë lejuar të hyjnë në
territorin shqiptar.
Nga informacionet e policisë
është mësuar se disa muaj më
parë, Kryeziu është mbajtur nën
vëzhgim nga Antiterrori në Drejtorinë
e Përgjithshme të Policisë
së Shtetit. Kjo është bërë për arsye
se ai kishte dalë garant për
ardhjen e tre iranianëve në Shqipëri,
të cilët nuk kanë arritur të
shkelin në vendin tonë. Ata kishin
mbërritur deri në Maqedoni,
por aty u është refuzuar viza për
të hyrë në Shqipëri. Në dokumentet
e paraqitura prej tyre ka rezultuar
se personi pritës ishte Ismet
Kryeziu. Sipas të dhënave nga
dosja hetimore e Antiterrorit, iranianët,
të cilët ishin specialistë
nafte, nuk kishin paraqitur motiv
të fortë për ardhjen në vendin
tonë, kështu që kërkesa për vizë
u është refuzuar. Në lidhje me
këtë fakt, kosovari i zhdukur është
mbajtur nën vëzhgim për një
kohë të gjatë, por nuk dihet nëse
vëzhgimi vazhdonte edhe gjatë
ditëve që ai u zhduk.
Gjatë verifikimeve të kryera për
çështjen "Kryeziu", policia ka zbuluar
se kohët e fundit, ai kishte kryer
disa udhëtime edhe jashtë vendit.
Një prej shteteve të preferuara,
ku ai ka qenë gjatë kohëve të
fundit ishte Turqia, por kjo nuk
sjell asnjë fakt të ri për zhdukjen
prej më shumë se një jave.
Megjithatë, hetimi është përqendruar
më së shumti te borxhi që ai
ka pasur. Sipas të dhënave të
mbledhura, huadhënësi i aktivistit
kosovar është Samet Arifi, i cili
aktualisht ka ngritur një biznes në
Podujevë. Dalja në skenë e emrit
të tij ka detyruar policinë shqiptare
të kërkojë informacion në Kosovë
nëpërmjet oficerit të kontaktit
pranë ambasadës tonë në Kosovë.
Megjithatë, bashkëshortja e të zhdukurit,
gazetarja Anila Leli, nuk
ka pranuar një fakt të tillë për policinë.
Ajo është shprehur për uniformat
blu, por edhe për mediat,
se ajo nuk është në dijeni se burri
i saj ka pasur ndonjë borxh.
Nga ana tjetër, në lidhje me
huan prej 40 mijë eurosh, policia
ka siguruar fakte të pakundërshtueshme,
por, sipas grupit hetimor,
kjo nuk do të thotë se zhdukja e
Kryeziut ka të bëjë domosdoshmërisht
me këtë fakt. Nga dëshmitë
e mbledhura, rezulton se
afati i përfundimit të kohës për
borxhin mbaronte në muajin shtator,
por me ndërhyrjen e një personi
tjetër, që sipas policisë është
Dritan Goxhaj, ky afat është shtyrë
për dy muaj dhe afërsisht koha e
mbarimit të afatit është muaji
nëntor. Por, dje është mbyllur dita
e shtatë e zhdukjes së Kryeziut dhe
policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht
asnjë të dhënë mbi këtë
hetim. Burimet konfidenciale të
uniformave kanë rrëfyer se fotoja e
tij i është shpërndarë pikave kufitare,
por pas kontrolleve të detajuara,
ai nuk rezulton të jetë larguar nga
Shqipëria në rrugë të ligjshme.
Pikërisht për këtë arsye, prokuroria
nuk ka mundur të regjistrojë
ndryshe këtë çështje, veçse një
largim nga banesa. Prokuroria ka
ngurruar për ta cilësuar atë të zhdukur,
përderisa nuk ka fakte për
rrëmbim të tij, kështu që e ka regjistruar
si një dosje pa akuzë. Dy ditë
më parë, prokuroria tha se do të verifikohet
veprimtaria e tij në Shqipëri
dhe do të merren në pyetje të njohurit,
që mund të kenë të dhëna në
lidhje me veprimtarinë e tij jo
vetëm në Shqipëri, por edhe Kosovë,
Turqi, Zvicër e Iran.