Avionët pa pilotë, arma e përsosur kundër Al-Kaedës
Një bombë e lëshuar para dy javësh prej një avioni amerikan të komanduar në distancë vrau të paktën katër militantë në shtëpinë e një komandanti të Al-Kaedës - i fundit sulm me atë që ushtarakët amerikanë e konsiderojnë armën më të efektshme kundër Al-Kaedës. Sipas oficerëve të Pentagonit, këta avionë pa pilotë, të cilët mund të dërgojnë në bazat e tyre deri 22 orë material filmik në kohë reale, kanë qenë më të efektshëm se çdo armë tjetër në goditjen e luftëtarëve islamikë në Irak e Afganistan.
Këto mjete janë kthyer në armët e parapëlqyera të Forcave të Armatosura, edhe pse të pakolauduara përfundimisht e me mungesa pajisjesh, për shkak të nxitimit me të cilin janë hedhur në fushëbetejë. Shpërthimi i kërkesave për këta lloj avionësh ka ndikuar në mentalitetin e Pentagonit për mënyrat si duhen zhvilluar dhe aplikuar sistemet e armatimeve. Oficerët e Forcave Ajrore amerikane pranojnë se më shumë se një e treta e avionëve spiunë "Predator", me kosto 4.5 milionë dollarë secili, janë shkatërruar më së shumti në Afganistan dhe Irak. Pilotët që i drejtojnë përmes monitorëve dhe komandave manuale të ngjashme me ato të videogejmëve, thonë se sistemet e kontrollit lënë shumë për të dëshiruar. Për shembull, butoni që lëshon raketat është shumë pranë atij që fik motorin. Por ushtarakët këmbëngulin se janë defekte të pranueshme krahasuar me atë që janë në gjendje të bëjnë. Duket se oficerët e lartë amerikanë po mbështeten te shprehja e njohur e Volterit: "Përsosmëria është armiku i së mirës".
Komandantët në terren, në Irak e Afganistan, thonë se aftësia e këtyre avionëve për të qëndruar për orë të tëra mbi një zonë dhe dërgimi në kohë reale i pamjeve vizive të asaj që ndodh poshtë, ka qenë tepër i rëndësishëm në shmangien e bombave në rrugë, si dhe në identifikimin e strehëve të terroristëve. CIA po i përdor në Pakistan, ku vetëm gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë më shumë se 30 sulme kundër Al-Kaedës dhe liderëve talebanë. Flota e Forcave Ajrore amerikane sot numëron 195 avionë "Predator" dhe 28 "Reaper", një kushëri i armatosur më rëndë i "Predator"-it. Duke përfshirë avionët e tjerë pa pilotë, numri i dronëve (drone) siç i quajnë amerikanët, sot ka arritur në 5 500, nga 167 në vitin 2001.
Nevoja urgjente për më shumë avionë të tillë ka detyruar amerikanët të anashkalojnë procedurat. Për shembull, rreth 70 "Predator" janë rrëzuar pasi janë hedhur në terren përpara se të testoheshin plotësisht. "Ideja ishte t‘i hidhnim në veprim me minimumin e sigurisë së nevojshme dhe të pranonim rrezikun, duke i bërë riparimet rrugës", tregon koloneli Metjuson i Forcave Ajrore amerikane. Kjo, pasi për ta është më e lehtë ndërmarrja e rreziqeve me avionë pa pilotë. "Predator"-ët ishin ende në fazë testimi kur u përdorën nxitimthi në Bosnjë e Kosovë gjatë viteve nëntëdhjetë, për t‘u pajisur me shpejtësi me armë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
Por duhej të vinte 2007-a që kërkesat për këta lloj avionësh të bëheshin të papërballueshme. Mjetet e tipit "Predator" dhe "Reaper" mbulojnë çdo ditë 34 misione patrullimi në Irak e Afganistan, nga 12 në vitin 2006. Gjithashtu dërgojnë çdo muaj 16 mijë orë materiale filmike, disa prej të cilave shkojnë drejtpërdrejt te trupat në terren.
Se sa të efektshëm janë avionët pa pilotë mund të vërehet më qartë në bazën e Forcave Ajrore në Tukson të Arizonës, një prej katër bazave që amerikanët kanë vënë në dispozicion të këtij sistemi luftimi. Baza gjendet në mes të një shkretëtire dhe pilotët janë rreth 10 mijë kilometra larg nga mjetet që drejtojnë. Përpara kanë monitorë të thjeshtë kompjuterësh dhe shumë prej tyre zhvillojnë misione në Irak e Afganistan çdo ditë.
Gjatë një prej këtyre ditëve, në orën 1.15 të mëngjesit, një pilot dhe një specialist pamjesh vizive ishin përqendruar te imazhet video, të dominuara nga grija, që vinin prej kamerës me rreze infra të kuqe të një "Predator"-i, i cili është në gjendje të shohë tepër qartë edhe në errësirën më të thellë. Të dy po kontrollonin gur më gur një rrugë për të zbuluar shenja të pranisë së eksplozivëve, apo militantë që prisnin kalimin e një autokolone amerikane (në fakt nuk zbuluan asnjë rrezik). "70-80 për qind të kohës e kalojmë duke kontrolluar imtësisht rrugët, thotë piloti Metju Morrison. Në raste të tjera mbajnë nën kontroll ndërtesa të militantëve, si dhe trupat amerikane të përfshira në luftime. "Kur je i lidhur drejtpërdrejt përmes radios me një oficer në terren dhe e ndjen teksa i merret fryma, apo dëgjon të shtënat e armëve, pak nga pak nis të ndihesh sikur je edhe vetë aty", tregon majori Morrison.
Kur "Predator"-ët pikasin shënjestra të mundshme, oficerët që monitorojnë njëkohësisht pamjet filmike në Irak e Afganistan vendosin të urdhërojnë sulmin apo jo. Koloneli Greg Devis, komandant i një grupi tjetër "Predator"-ësh, tregon se shpesh dërgohen avionë të tjerë, të armatosur më rëndë, për të sulmuar shënjestrat e përcaktuara prej "Predator"-ëve. Në total mjetet e tipit "Predator" dhe "Reaper" kanë kryer 244 nga 10 949 sulmet me bomba që janë ndërmarrë në Irak e Afganistan gjatë viteve 2007 dhe 2008.
Oficerët e Forcave të Armatosura amerikane bëjnë me dije se probleme të shumta lindin edhe prej faktit që shumë pilotë nuk arrijnë të mësohen me këtë lloj luftimi përmes monitorëve të kompjuterëve. Disa as që pranojnë të heqin dorë nga avionët e tyre luftarakë për t‘u kthyer në operatorë avionësh të komanduar në distancë. Kjo i ka detyruar autoritetet ushtarake të nisin trajnimin e oficerëve me specialitete të tjera, që nuk kanë lidhje me pilotimin për t‘u bërë drejtues dronësh.