E Diel, 1 Nëntor 2026

"Big Brother", historitë e banorëve në jetën reale

Flet Eklen Laca, ish i dashuri i Mesidës, nga Belgjika

E keni ndjekur Mesidën në
BB?
E kam ndjekur sa herë që kam
pasur kohë të lirë, se jam i zënë
me biznesin tim.
Si të duket në ato momente
që e ke ndjekur?
Faktikisht është vetvetja. Mesi
kështu është, e çiltër edhe jo
e djallëzuar si vajzat tjera aty
brenda.
Të gjitha të tjerat të djallëzuara
të duken?
Jo të gjitha, disa po, si p,sh,
Adelajda, Aida, Zhuljeta
Si të duken marrëdhëniet e
Mesidës me vajzat e tjera?
Për aq kohë sa i kam ndjekur,
jo shumë ok. Me Aidën shkon
diçka më mirë mendoj.
Çfarë ka që nuk shkon mes
vajzave?
Sipas mendimit tim, nuk e
kanë shumë qejf Mesidën se
e shohin si kandidate të fortë,
ndoshta jo aq për çmimin se sa
për pasojat që mund t‘u sjellë ajo
në garën që akoma vazhdon. Po
ashtu edhe në lidhje me Bjordin
dhe Arjonin, mendoj.
Me këta të dy, Mesidën e
kemi parë më afër se me të
tjerët?
Po kjo është Mesi pra. I pëlqen
një djalë edhe nuk e ka për gjë që
të afrohet me të, pikë.
Bën gjithçka për ta arritur
qëllimin e saj në lidhje me një
djalë?
Ndoshta të thuash gjithçka,
është e ekzagjeruar, por shkon
shumë larg...
Me Arjonin pamë se bëri
një përpjekje për t‘u afruar. Si
t‘u duk?
Pikërisht pra për këtë e kisha
fjalën, por nuk duhet që shikuesit
dhe televotuesit t‘ia marrin
për pikë të dobët, se fundja ata
spektakël duan apo jo?? Edhe për
emancipimin e shoqërisë
shqiptare besoj se nuk
është keq.
Si është Mesida në
lidhje?
E kam njohur Mesidën
nëpërmjet vëllait
tim. Ka ardhur te ne në
Belgjikë, Qëndroi nja 5-6
javë. Lidhja jonë ishte
momentale, e shkurtër
fare. Ajo është vajzë e
mirë për shoqëri, ndërsa
për lidhje "rob zoti". E ke edhe në
vend të shokut, e kuptueshme, e
lirë në kuptimin e plotë të fjalës.
Është posesive apo xheloze
siç janë vajzat zakonisht?
Jo, absolutisht jo posesive jo
jo, në asnjë mënyrë. Nuk do i kishte
ecur gjithsesi me mua ashtu.
Në profilin e saj Mesida
thekson se ka hyrë në BB për
aventurë. Aventurën e kërkon
edhe në dashuri apo vetëm në
përgjithësi në jetë?
E thashë edhe më lart që
është aventuriere, mendoj se
e kërkon aventurën në të dyja
rastet.
Kjo gjë e bën një tip të vështirë
në lidhje apo jo?
Nuk mendoj kështu, se një
djalë po të jetë tip liberal, mund
t‘ia kalojë shumë mirë me të.
Mesida rri apo del këtë javë?
Kam frikë se del. Natyrisht,
uroj dhe dëshiroj që të mos dalë.
Mendon se raporti i saj me
Bjordin dhe Arjonin ka ndikuar
për nominimin e saj dhe mund
të ndikojë për ta nxjerrë jashtë?
Mendoj se këto dy probleme
mund të kenë qenë edhe
shkaktarët e nominimit të Mesidës.
Do të thuash se u paragjykua?
Po pra, pikërisht. Dhe duke
ditur opinionin që akoma mbizotëron
në jetën shqiptare, kam
frikë se do të ndikojë në votën e
teleshikuesve.

Bjordi bën kamomil për "pleqtë" e "Big Brother"

Teksa rrinte mbi sobën ku
vlonte uji i ngrohtë, pak
minuta pas mesnatës,
Bjordi filloi të ankohej për
bluzën e tij të preferuar që ia
kishin larë keq. Djaloshi, që ka
deklaruar se nuk i pëlqejnë fare
punët e shtëpisë, madje për këtë
arsye këtë javë ka ndezur një
debat të fortë mes banorëve, atë
natë kishte bërë një përjashtim.
Ndërkohë, vetëm Mesida po
e ngushëllonte për bluzën e
larë keq. Ajo e pyeti se çfarë po
bënte me ujin e ngrohtë. Bjordi i
shpjegoi mikeshës së tij se ishte
duke zierë çajin e kamomilit
për dy pleqtë e "Big Brother"-it,
Adin dhe Qetsorin. Ndërkohë
që Bjordi po u shërbente dy
banorëve më të mëdhenj në
moshë se ai, Adi dhe Qetsori
ishin shtrirë të lodhur në
dhomën e gjumit, të dërrmuar
nga provat ushtarake të asaj dite.

Moza: Nuk jam e fortë, por jam inatçie

Në provat e vështira
ushtarake, me të cilat
banorët e "Big Brother 2"
janë përballur gjatë gjithë kësaj
jave, sigurisht që konkurrentët
meshkuj e kanë pasur më të
lehtë për t‘i përballuar fizikisht.
Por edhe vajzat nuk kanë
mbetur pas, sidomos dy prej
tyre, Mesida
dhe Moza.
Duke folur
në dhomën
e g j u m i t
me vajzat
e tjera, pak
pasi kishte
kaluar
mesnata,
Moza
t regoi se
nuk dallon
për forcë
fizike, por në prova doli mirë,
sepse e mori punën me inat.
Bukuroshja kosovare, që duket
si më e fjetura nga konkurrentet
femra të këtij edicioni, ka rrëfyer
se kur i duhet të arrijë një
objektiv, e merr me inat dhe
kërkon të fitojë patjetër. Moza
ka theksuar se ajo nuk është e
fortë, por thjesht inatçie.

Bika: Jeta ime, mbushur me fatkeqësi

Arjoni - Lekët xhaxhai t‘i justifikon?
Bika- Po.
Arjoni - Do ia kthesh një ditë?
Bika- Çfarëdo të bëj unë, sado
lekë të kem në jetë unë atij nuk ia
shpërblej dot asnjëherë
Arjoni- Nuk do i kthesh lekët, do
t‘ia shpërblesh.
Bika- Ai deri këtu ku jam unë e di
që është shumë krenar për mua, kjo
është një lloj shpërblimi. Kur them
shpërblim është kjo që kur rrit një
fëmijë dhe të ta dijë fëmija është gjë
shumë e mirë.
Arjoni - Po vëllai?
Bika - Është djali i xhaxhait, por
ngaqë jemi rritur bashkë. Prandaj
më pëlqen kur të dëgjoj kur flet ti për
Frensin për motrën, ndihem njësoj
në ndenja. Që i vogël ka pasur një
logjikë të shkëlqyer. Ai pa mua nuk
ikte në mëngjes, dhe e motra që në
mëngjes, është në klasë të tetë vinin,
te krevati im dhe më pyesnin më rri
mirë kjo? Nëse i thosha unë ik, ato me
vrap iknin dhe ndërroheshin. Ai ka
krijuar vend në shoqërinë time. Kur
nuk është më pyesin ku e ke vëllain.
Tre herë që kam ardhur në Tiranë me
atë kam ardhur.
Arjoni - Herën e parë e ke që vjen
në Tiranë?
Bika- Kam qenë dhe vjet 10 ditë,
kam njerëz në Tiranë kam dajën e
babit. Kur kam qenë e vogël e kam
bredhur Tiranën se kam pas xhaxhain
që më ka vdekur ushtar këtu dhe më
merrnin gjyshërit nga mbrapa dhe
udhëtonim me tren.
Arjoni- Tani hera e parë që
udhëton vetëm?
Bika- Jo, dy herë radhazi kam ardhur
vetëm, pa frikë. Herën e fundit
që erdha kur zbrita ndjeva se ishin
afër një grup çunash dhe ndihet ajo
që nuk je në qytetin tënd e ke një lloj
frike. Kur kam qenë vjet dhe parvjet
në Tiranë kam një kushërirë 22 vjeçe
dhe dilnim nëpër Tiranë, kur na u qep
njëherë një xhajë nga mbrapa ka qenë
e fortë fare, mund të ishte nja 60 vjeç.
Unë hera e parë në Tiranë në moshë
të madhe, më bënin përshtypje që
këtu të ngacmonin burra dhe jo çuna.
Frikë që kam ndier atë ditë. Normal se
nuk jam në qytetin tim, atje i njeh të
gjithë je më e mbrojtur. Faktikisht nuk
më pëlqen Tirana që të jetoj. Është
shumë kaos, shumë zhurmë.
Arjoni- Po shumë kaos është.
Bika- Kur hipje në autobus të
ikte mendja. Më pëlqen një gjë nga
Tirana. Vjet isha unë në verë dhe kam
parë një thjeshtësi të paparë në veshje.
Dhe nuk të ngacmonte tjetri kot
së koti si kudo dhe kur të ngacmonin
ishte tamam ngacmim dhe jo gjëra
vulgare. Më pëlqen dhe e folura. Më
pëlqen edhe e folura shkodrançe, se
vlonjatët flasin si ne.
Arjoni - Janë më të ëmbël, se ne e
kemi të folurën më të egër.
Bika - Unë kam njerëz në Durrës,
kam në Sarandë.
Arjoni - Po njerëzit nga ana e mamasë
i njeh?
Bika - Po, por nuk bëhem fare.
Arjoni - Pse t‘i kanë mbyllur ato
raportet apo i ke mbyllur ti?
Bika - Kur nuk bënë ato kur isha
e vogël, çfarë më kishin, unë u rrita i
kuptova gjërat. Janë përpjekur të më
flisnin kur më gjenin në rrugë, por
unë fare, nuk ma ndiente, indiferente.
Nuk më ka interesuar dhe nuk më
intereson.
Arjoni - Ti ke jetuar me xhaxhain?
Bika - Po dhe me gjyshërit.
Arjoni - Po babi jetonte vetëm?
Bika -Po është martuar me tjetër
dhe ka familjen e vet. Në momentin
që janë ndarë, mua më rritën
gjyshërit.
Arjoni- Kanë qenë të rinj kur ka
ndodhur kjo gjë?
Bika- Po, kur kam qenë 1 vjeçe
unë, më 1984.
Arjoni - Po ata sa ishin?
Bika- Kishin dy vjet martuar.
Arjoni- Bravo i qoftë dhe gjyshit.
Bika- Një njeri shumë i veçantë
dhe mua që më kanë bërë kaq të
fortë kanë qenë dhe fatkeqësitë në
familje. Mua në fillim më ka vdekur
xhaxhai 27 vjeç.
Arjoni - Nga aksident?
Bika- Jo vrasje. Më pas më ka
vdekur halla nga kanceri 37 vjeçe.
Tani vonë më vdiq gjyshi e vrau
rrufeja. Kjo ndodhi 4 ditë pasi kishte
vdekur gjyshi dhe më pas vdiq goca
e hallës, aksident në Greqi.
Arjoni - Po gjyshja?
Bika - Gjyshen e kam gjallë, është
80 vjeçe, por është shumë e mbajtur
dhe punëtore. Është shumë kinge.
Por ka pasur brenda 7 vjetësh 4 fatkeqësi.
Gjyshja i ka sytë blu dhe i them
që nga sytë të të kisha ngjarë. Ajo të
kupton sikur të jetë e moshës time.
Fakti që më ka rritur vetë që ka atë
merakun. Mami i them. Është mërzitur
jashtë mase tani që erdha unë
këtu ka atë merakun.
Arjoni - E shikojnë me moshë
tjetër, por sido të ka mbështetur përderisa
je këtu?
Bika-Në fillim nuk donte dhe të
gjithë e morën me shaka, mbase nuk
të del më thoshte. Unë mërzitesha
dhe në momentin që unë mërzitesha
më thoshte se nuk i dihej, por nuk e
thoshte me gjithë shpirt. Këtu ku jam,
është gjëja më e bukur dhe e vetme
që më ka ndodhur në jetë se nuk më
ka ecur as për punë. Dhe si rrjedhojë
e këtyre që po të them, unë kam
qenë dhe tip shumë i mbyllur, shumë
indiferente. Jam shumë e prerë. Ajo
që jam këtu, jam edhe jashtë Arjon.
Jap mendimin tim të pëlqen nuk të
pëlqen, daç më prano si shoqe daç
mos më prano. Për këtë më vlerësojnë
në shoqëri që jam shumë e sinqertë.
Opinionin që ka Bika jashtë e ka
shumë të respektuar. Dua që familja
dhe vendi të jenë krenar për mua siç
kanë qenë para se unë të futesha këtu.
Arjoni- Nuk ka pse mos të jetë, ti
përveçse ia ke ngritur vlerat vetes nuk
ia ke ulur asnjëherë. Ti nuk ke bërë
asgjë ose nuk ke thënë asgjë që të uli
ty si person?
Bika- Ne e shohim shumë ndryshe,
por njerëzit që janë jashtë
të dëgjojnë, se unë vetë kam qenë
spektatore vjet.
Arjoni- Nuk ka njeri në botë që të
hapë gojë mbi ty, shumë nga ne kanë
bërë gabime se kanë folur tepër?
Bika- Atë nuk e di. Dhe unë kam
bërë gabime, ka pasur raste që ia kam
futur kot. Siç mua më kanë mërzitur
x veta dhe unë i kam mërzitur më
shumë, pasi me shakanë time unë
ironizoj, duke ironizuar unë dhe
lëndoj dhe kjo unë që e kam e kuptoj,
por varet se sa e kupton ti.

"Banorët po e lëndojnë Adin"

Si po ecën Adi sipas mendimit tënd?
Adi po ecën shumë mirë, por fryma
negative që duan të transmetojnë disa
prej banorëve i imponojnë atij disa kufij
që nuk e lejojnë të shprehë qind për qind
natyrën e tij jokonfliktuale, tolerante dhe të
pakomplekesuar!
Javën e kaluar ai është bërë objekt i
bisedimeve në shtëpi për "incidentin" me
Mozën. Çfarë mendon për këtë situatë të
krijuar?
Unë e kam parë Adin për herë të parë
gjatë qëndrimit në shtëpinë e BB të zhgënjyer
dhe të lënduar nga ky keqinterpretim
që iu bë një gjesti të pastër afeksioni ndaj
Mimozës, të cilën kam bindjen që e ka pasur
dhe vazhdon ta ketë për zemër, pavarësisht
të gjithave!
Ne debatin kundër Adit, disa nga banorët
kanë përdorur lidhjen tuaj për ta
akuzuar. Domethënë që ai është lidhur me
një 25-vjeçare. Të duket një paragjykim
apo manipulim? Ndihesh pjesë e debatit
dhe a të vjen keq për këtë?
Unë do kisha thënë me plot zë që është
paragjykim! Por të njëjtët banorë që kanë
përmendur lidhjen tonë, shpeshherë nëpër
biseda të ndryshme, kanë deklaruar se ata
nuk janë aspak paragjykues dhe se zgjedhjet
e çdo personi duhen respektuar! Nuk di kë
të marr për të vërtetë, e vetmja gjë e sigurt
është që këtu ka hipokrizi dhe manipulim
për efekt loje! Të them të drejtën pak keq më
vjen! Nuk e kisha menduar që do e kishin
shfrytëzuar këtë fakt kundër Adit!
Pse ke preferuar të qëndrosh anonime?
- Për këtë gjë mund të them vetëm që
do doja shumë të qëndroja në studio për të
mbështetur Adin në çdo debat apo kritikë, të
kisha mbase mundësinë edhe për të komunikuar
me të apo t‘i dërgoja ndonjë mesazh,
por për arsye të forta personale nuk kam
mundësi ta bëj këtë gjë!
Për fat të keq jo gjithmonë zgjedhjet çojnë
në zgjidhje... ndodh edhe e kundërta!
Të shtunën e kaluar në fakt Adi pati dhe
një lajm të mirë. Fitoi imunitet nga Aida
dhe kjo shkaktoi debate mes saj dhe Arjonit.
Pse Aida i dha imunitet Adit dhe cili është
opinioni yt në lidhje me debatet në shtëpi
për këtë gjë?
Nuk mendoj se Aida ia dha me dëshirë
imunitetin Adit dhe Arjoni e kapi shumë
mirë situatën. M‘u duk hipokrizi nga ana e
saj deklarata: "Adi nuk ka nevojë për imunitet"
nga momenti që vetë ajo kishte shumë
gjasa ta nominonte! Megjithatë, mendoj që
ajo ia dha imunitetin, sepse pati frikë se mos
gjykohej si nga banorët dhe nga publiku po
të bënte të kundërtën! Me pak fjalë vendimin
e Aidës për t‘i dhënë imunitetin Adit e pashë
më shumë si mbrojtje e vetes së saj sesa si
mbrojtje e Adit nga nominimi!
Cilët janë rivalët më të fortë të Adit si nga
meshkujt edhe nga femrat?
Nuk besoj se ka rivalë të drejtpërdrejtë.
Të gjithë banorët përfaqësojnë karaktere të
veçanta dhe si të tillë secili prej tyre ka armët
e veta ndryshe nga tjetri. Unë mendoj që
edhe Adi vetë për momentin nuk po konsideron
asnjërin nga banorët si "rival loje".
Përse ka hyrë Adi në "Big Brother"?
Adi, kohë më parë, në pikun e rinisë së tij
për faj mbase të besimit të tepërt në ideale
dhe në ëndrrat që kurrë nuk i realizoi, iu fut
një labirinti nga i cili iu deshën 15 vjet për
të dalë! Kalimi i portës së hekurit të shtëpisë
së BB për Adin do të thotë rifillimi i një jete
të re, pse jo edhe të bukur. Adi me të vërtetë
meriton të provojë pakëz lumturi!

Artistja e madhe, Tinka Kurti, rrëfen:

"Emancipimi është i domosdoshëm. Puthjet janë gjëja më e bukur"

Aju ka bërë edhe ju
k u re s h t a r e n j ë
spektakël që i mbyll
njerëzit në shtëpi dhe
i përgjon me kamera 24 orë
non stop?
Unë personalisht shikoj
shumë pak televizion, pasi nuk
i kushtoj shumë vëmendje.
Pasionet e mia janë librat dhe
muzika. Këtë lloj spektakli e
kam parë edhe në televizione
të huaja dhe "Big Brother" më
duket një show me nivel njëlloj
si ata.
A ju duken banorët të çlirët
dhe të vërtetë ?
Cilido që del para kamerave,
e humb pak nga vërtetësia e
tij. Edhe sinqeriteti nuk është i
njëllojtë. Ka pak lustrime.
Në një lojë të tillë duhet
të aktrosh, a ju duken
konkurrentët tanë aktorë të
zotë?
Sigurisht që jo të gjithë janë
të aftë për të aktruar.
Ju si artiste si e shikoni
shoqërinë shqiptare, a ju duket
vërtetë e emancipuar?
Ka raste që ky emancipim e
tejkalon masën. Emancipimi
është i domosdoshëm, por çdo
gjë duhet të respektojë kufijtë.
Tejkalimet janë të tepruara
kudo.
Ju a do të mendonit se në
rininë tuaj do ta kishit pranuar
ofertën për të hyrë në "Big
Brother"?
Unë kam 60 vjet karrierë dhe
kur kam nisur këtë punë kam
qenë shumë e re. S‘e besoj se do
të pranoja të merrja pjesë në një
"reality show". Profesionin tim
e adhuroj dhe nuk e ndërroj me
asgjë në botë.
A do të kishit drojë për të
dhënë para kamerave puthjen
e parë?
Unë e kam dhënë një puthje
para kamerave në vitin 1957. As
atëherë e as sot nuk trembem
për një puthje.
Ju jeni artistja e parë që
keni puthur para kamerave
të një filmi legjendarin Naim
Frashëri, a mendoni se gjërat
kanë ndryshuar. Guximi juaj a
mund të krahasohet me vajzat
e sotme, duke pasur parasysh
kohën që ju e keni bërë atë
veprim ?
Koha ka ecur, por unë që
atëherë e kam jetuar me shumë
normalitet puthjen në filmin
"Tana". Ishte kërkesë e regjisorit
dhe unë veprova sipas skenarit.
Ka ardhur gjithçka natyrshëm
dhe nuk kam marrë asnjë lloj
komenti negativ. Pavarësisht se
skena e puthjes u hoq më vonë
nga filmi. Atëherë kur e kam
bërë nuk më është dukur ndonjë
çudi apo guxim i madh.
Adelajde ka shkaktuar
polemika në publik për puthjen
që i dha një tjetër konkurrenti,
Bjordit, si ju duket veprimi i
këtyre dy të rinjve që u puthën?
Nëse duhen, pse jo? Le të puthen.
Puthja është gjëja më e bukur

Zhuljeta kundër të gjithëve

AIDA
On- Është shumë praktike dhe i pëlqen organizmi
në grup.
Off- Eshtë tip që hedh gurin dhe fsheh dorën.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "S‘të eci deri
në fund, versioni Puçi, puçi".
MOZA
On- Ishte njeriu im i preferuar, pasi ishte e
bukur jo vetëm fizikisht, por edhe në shpirt.
Off- I thyente të gjitha pasqyrat.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Pozicionohu
në rol".
ADELAJDE
On- Momenti kur ajo flet.
Off- Të bërit e provinciales interesante.
Ta kisha përballë do t‘i thoja; "Mbaro shkollën
një herë edhe më pas eja të flasim bashkë".
BIKA
On- Nikoqire.
Off- Mungesë sinqeriteti.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Shkrepe
pistoletën".
MESIDA
On- Ishte një linguiste e mirë.
Off- Oportuniste.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "‘Big Brother‘
nuk është terapi".
ERJOLA
On- Ballokume e mirë.
Off- Fliste shumë
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Më pëlqeu
iniciativa jote".
LIRITA
On- E dashur dhe e çiltër
Off- E papërdorshme
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Kujdesu për
ata që kanë nevojë për ty".
ADI
On- Humorist.
Off- Lëshon ujë nën rrogoz.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Eksperienca
e jetës po të ndihmon për t‘u përshtatur".
QETSORI
On -I kompletuar.
Off- Ironik.
Ta kisha përballë do t‘i thosha ; "Uroj që të
shkosh deri në finale".
ARJONI
On- I pëlqyeshëm.
Off- Fodull.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Kjo ishte
loja".
BJORDI
On -I dashur, sensual, inteligjent.
Off- I përkëdhelur.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Nuk të kam
parë kurrë si bebe".
DRITANI
On- Autoritar.
Off- Thashethemexhi
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Më ke
zhgënjyer".
AGONI
On- "Show Man"
Off - Strateg i dobët.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; " Tentoje të
luaje fort, por me mua e more reston".
PAVLINI
On- Njeri i mirë.
Off- Asgjë për të komentuar.
Ta kisha përballë do t‘i thosha; "Mirë u takofshim
në Theth".

Zhuljeta, cili ishte reagimi i Romeos, për qëndrimin tënd brenda "Big Brother 2", ai i kishe pëlqyer dhe pse ai nuk ishte në studio?
Më përgëzoi për pjesëmarrjen. Atij nuk i pëlqen që të shfaqet në publik.
Ditët e para në qëndrimit ti derdhe lot në dhomën e rrëfimit, cila ishte e vërteta ?
Ishin emocionet e një eksperience të re si ajo e "Big Borther".
Pse ato fjalë Aidës kur po dilje, atë e shikoje si rivalen tënde kryesore?
Po.
Pamë puthjen e Adelës me Bjordin, mos vallë duhej të ishe puthur ti me Arjonin më parë ? Pse nuk ndodhi kjo?
Nuk mund të vizatoj paralele mes këtyre dy rasteve.
Mediat kanë shkruar se ishe ti e para që po i ofroheshe Arjonit, a ke frikë se do paragjykohesh për këtë veprim?
Ishte një aleancë miqësore për lojë.
A keni bërë me Arjonin ndonjë plan për jashtë "Big Brother"-it ?
Jo.
Kush mendon se do ta fitojë këtë edicion të "Big Brother" dhe pse?
Lojtari më i mirë.
A do të pranoje një debat me të gjithë banorët e tjerë, Zhuljeta kundër të gjithëve?
Me kënaqësi.
Çfarë oferte do të doje të vinte tani që sapo dole nga shtëpia e "Big Brother 2"?
Një ofertë që të aktroja në film.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›