E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gazi i autobotit hedh ne ere restorantin, dy te plagosur

Korce- Rrjedhja e gazit te nje autoboti nga i cili po behej mbushja e depozites se nje restoranti, ka shkaktuar plagosjen e dy personave dhe deme te medha materiale, ne qytetin e Korces. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 10:00 te mengjesit ne restorantin "Dea", ne pronesi te Vladimir Dinos, qe ndodhet ne lagjen nr. 15. Sipas burimeve policore, rrjedhja e gazit dhe me pas kontakti me nje shkendije elektrike ne kuzhine, ka krijuar nje shperthim te fuqishem, si pasoje e te cilit kane mbetur te plagosur kuzhinierja dhe punonjesi qe po kryente mbushjen e depozites.

Shperthimi

Policia qe mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes, evakuoi banoret e dy shtepive qe ndodheshin prane lokalit dhe largoi autobotin qe po kryente furnizimin me gaz, per te shmangur shperthimin e tij dhe nje tragjedi te mundshme. Nga ky shperthim i fuqishem qe ka terrorizuar kalimtaret dhe banoret, jane demtuar rende ambientet e brendshme te restorantit, xhamat, dyert dhe dritaret. Ndersa dy personat e plagosur, Albanesha Nuredini, 50 vjece dhe 27-vjecari Ervin Mance, jane derguar ne spitalin e qytetit te Korces, ku i jane nenshtruar terapise mjekesore. Sipas mjekeve te spitalit, gruaja ka pesuar disa shembje ne shpatull dhe ne kembe, si rezultat i presionit te gazit, qe e ka hedhur disa metra larg, ndersa Mance ka pesuar djegie ne te gjithe fytyren dhe demtime ne duar, por jashte rrezikut per jeten.

Rrefimi

Nga shtrati i spitalit, kuzhinierja e restorantit, Albanesha Nuredini, ka rrefyer momentin kur ndodhi shperthimi. "Ishte ora rreth 10:00 e mengjesit dhe gjendesha duke punuar ne kuzhine si zakonisht. Punonjesi i nje kompanie gazi, ishte duke mbushur depoziten e restorantit nga nje autobot, qe ndodhej jashte", tregon e plagosura. Papritur punonjesit 27-vjecar, i ka rene nga dora tubi i gazit me te cilin po kryhej mbushja e depozites. "Ne pak caste u degjua nje shperthim i forte. Duke e kuptuar situaten, nje punonjese tjeter nxitoi dhe mbylli rubinetin e gazit te depozites, duke shmangur nje tragjedi te mundshme, pasi ne lokal ishim 5 persona, 3 punonjes dhe dy pjesetare te familjes Dino", vijon rrefimin 50-vjecarja. Nga presioni ajo ka perfunduar ne fund te lokalit, duke pesuar shembje ne shpatull dhe gjymtyre.

Policia: Ngjarja, pas gabimit te punonjesit

Grupi hetimor qe eshte duke hetuar ngjarjen, ka arritur ne konkluzionin se shperthimi ka ndodhur si rezultat i pakujdesise se punonjesit, qe po kryente mbushjen e depozites se restorantit. Burimet te policise se Korces kane bere te ditur se punonjesi i firmes TOP GAZ, Ervin Mance, rreth ores 10:00 te mengjesit ishte duke kryer mbushjen e depozites se restorantit "Dea" dhe atij i ka rene nga dora tubi, me te cilin behej mbushja nga autoboti. Si rezultat i hapjes se valvules, nga tubi ka dale nje sasi e madhe gazi, qe ka rene ne kontakt me flaket e nje sobe me gaz, qe ndodhej ne kuzhine. Per pasoje, gazi ka krijuar presion mjaft te madh, duke lenduar dy persona.

Demet

Pronaret e restorantit i thane policise se demet materiale jane te konsiderueshme dhe shkojne deri ne 1 milione leke. Jane demtuar pajisje te kuzhines ne restorant, ambienti ku qendrojne klientet (per fat te mire aty nuk ka pasur te tille) dhe xhamat e dyert e objektit.

Daniela Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›