E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi dy vëllezër, kërkohet burg përjetë

VLORE – Prokuroria e Vlorës kërkon burgim të përjetshëm për personin që një vit më parë qëlloi mbi dy vëllezër duke vrarë njërin dhe plagosur tjetrin. 

Në seancën e djeshme, prokurori i çështjes dha pretencën për Koço Seferajn, i cili po gjykohet në mungesë. Prokurori Dritan Marku i kërkoi trupit gjykues burgim të përjetshëm për 34-vjeçarin Seferaj, me akuzën e “vrasjes me dashje” kundër dy ose më shumë personash si dhe “armëmbajtje pa leje”. Ngjarja për të cilën po gjykohet Seferaj ka ndodhur në një nga rrugët e Vlorës më 5 janar të vitit 2007. Ai po nxirrte automjetin e tij nga një vendparkim përpara dyqanit të vëllezërve Viktor dhe Sokol Harizi, 38 dhe 25 vjeç, kur është konfliktuar me ta. Më pas më një pistoletë që e mbante pa leje ai ka qëlluar në drejtim të tyre duke vrarë 38 vjeçarin dhe plagosur vëllanë e tij. Ai është larguar nga vendngjarja dhe policia ende nuk ka arritur ta arrestojë atë.          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›