E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avioni i Toni Bler “sulmohet” në ajër

Një udhëtim i zakonshëm pune i ndërmjetësit të katërshes së Lindjes së Mesme, ish-kryeministrit britanik Toni Bler, mund të kthehej në një tragjedi. 

Dy pilotë izraelitë kanë kërcënuar të godasin këtë avion privat, me të cilin Bler po udhëtonte për në Sharm el Sheikh për të marrë pjesë në një konferencë, e cila zhvillohej për investimet private në këtë territor. Sipas përshkrimit të gazetës britanike “The Times”, piloti i avionit privat me të cilin udhëtonte Bler, nuk kishte kontaktuar me kullën e kontrollit të trafikut ajror në Izrael. Kjo ka shtyrë flotën ajrore izraelite të mendojë për ndonjë ndërhyrje ajrore armiqësore, duke pasur parasysh situatën e ndërlikuar në të cilën ndodhet ky vend prej dekadash me fqinjët e tij. Ndërhyrja e dy pilotëve të flotës ajrore ka qenë e menjëhershme. Ata kanë hapur predhë-mbajtëset në zonën ajrore Shafrir e Python dhe janë pozicionuar në të dy krahët e avionit me të cilin udhëtonte ndërmjetësi i katërshes. Vetëm në këtë moment komandanti i ekuipazhit ka thirrur kullën izraelite të kontrollit, duke i informuar për udhëtimit e tij dhe duke kërkuar ndihmë dhe shpjegim për atë që po ndodhte në ajër në atë moment. As Bler dhe as pasagjerët e tjerë u informuan mbi atë që po ndodhte, por e kanë mësuar vetëm nga gazetat, sipas njoftimit të zëdhënësit të ish-kryeministrit, Ruti Uinterstein. Forcat ajrore të ushtrisë izraelite nuk kanë komentuar mbi këtë ngjarje, ndërsa burime të medias nga sigurimi izraelit kanë theksuar se kjo ka qenë një procedurë normale për shkak të mos identifikimit të mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›