E Shtunë, 31 Tetor 2026

QKR tani edhe në Dhomën e Tregtisë

Dhomat e Tregtisë në të gjithë qarqet e vendit do të kenë së shpejti sportelet e tyre, nga ku biznesi mund të regjistrohet pa pasur nevojë t’i drejtohet Qendrës Kombëtare të Biznesit. 

Në këtë mënyrë bëhet më e lehtë për çdo biznes që do të nisë një aktivitet, duke iu drejtuar institucionit që e përfaqëson në marrëdhëniet me shtetin. Me ndryshimet e reja ligjore në ligjin për “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, që tashmë janë miratuar në Kuvend, është parashikuar hapja e sporteleve në të gjithë Dhomat Tregtare, ashtu siç funksionon në disa bashki të vendit dhe që do të aplikohet dhe për bashkitë e tjera të vendit. Kjo është parë si një mundësi e mirë për të lehtësuar sa më shumë regjistrimin e biznesit në një ditë të vetme, ku alternativa më e mirë do të jenë pikërisht Dhomat e Tregtisë ato që do të mbledhin dokumentacionin për ngritjen e një biznesi. Në këtë mënyrë pretendohet që t’i lihet më shumë në dorë vetë biznesit në deklarimin e të dhënave, dhe në fund do të jetë QKR ajo që do të regjistrojë biznesin në regjistrin tregtar. Në ndryshimet e reja ligjore hapja e sporteleve në dhoma do të funksionojë ashtu si nëpër bashki. Tashmë është bërë një trajnim i veçantë për ata punonjës që do të jenë në sportele nga QKR, duke krijuar një lehtësim nga kjo pikëpamje. Sporteli i shërbimit për regjistrim në një dhomë tregtie do të funksionojë me të njëjtën kompetencë dhe procedurë si edhe një sportel në një bashki.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›